Njoftime

Interdisciplinary Security Seminar. 24 korrik – 1 gusht 2016, Chania, Kretë, Greqi

Interdisciplinary Security Seminar. 24 korrik – 1 gusht 2016, Chania, Kretë, Greqi

logo_new_umsh
Interdisciplinary Security Seminar – Chania, Kretë, Greqi (24 korrik – 1 gusht 2016)

The International Center for Leading Studies është një fondacion me një eksperiencë rreth 25 vjeçare në promovimin e edukimit të vazhdueshëm nëpërmjet programeve të studimit që si qëllim kryesor kanë nxitjen e dialogut konstruktiv, hapjen e horizonteve personale, përhapjen e dijes dhe inkurajimin e dialogut ndër-kulturor. Ky fondacion jo fitim prurës është në thelb një rrjet akademikësh nga vende të ndryshme dhe nga fusha të ndryshme shkencore të cilët ndajnë eksperiencën e tyre nëpërmjet programeve të ndryshme të studimit të cilat janë konceptuar si plotësuese të studimeve universitare.

Programi që ofrohet për studentët universitarë është  Interdisciplinary Security Seminar. Ky program zhvillohet në zemër të Mesdheut, në Chania, në ishullin e mrekullueshëm të Kretës nga datat 24 korrik – 1 gusht 2016. Studentët me përfundimin me sukses të kursit pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje dhe përftojnë 6 ECTS.

Për këtë vit Mesdhetari ofron tre bursa të cilat do të mbulojnë taksën e regjistrimit, materialet e kursit, akomodimin, ushqimin, field trips, eventet speciale, pjesëmarrjen në Chania Med Forum, facilitetet sportive etj.

Shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga vetë studenti.

Ftojmë të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë on line në adresën info@umsh.edu.al, duke dërguar një CV ne formatin Europass.

Aplikantët mund të jenë studentë të të gjitha fakulteteve të Mesdhetarit. Përparësi do t’u jepet studentëve me mesatare mbi 8 (tetë) dhe me njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze (Niveli C2).

Intervistat do të zhvillohen ditën e 27/06 duke filluar nga ora 10:00am në sallën 402, sipas grafikut te bere me dije ne avance për studentet e përzgjedhur nga komisioni i vlerësimit te aplikimeve.