Njoftime

Renditja e Regjistrimeve Raundi i II-të

Renditja e Regjistrimeve Raundi i II-të

I/E Nderuar Kandidat student/e,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se jeni shpalluar fitues në programin e studimit ku keni aplikuar në raundin e dytë të aplikimeve në SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë”.

Duke j’u uruar mirëseardhjen në auditoret e Universitetit tonë, j’u sigurojmë në angazhimin tonë për të ndërtuar rrugën tuaj së ardhmes së sukseshme të ndërtimit të profilit tuaj të ekonomistit, menaxherit, financierit, bankierit e kontabilistit, informaticienit, këshilluesit psikosocial, juristit, politologut, administratorit dhe funksionarit publik, specialistit të marrëdhënieve ndërkombëtare, të aftë për tu përballur me sfidat e nevojat e tregut të punës dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik e social të vendit dhe të profesionalizmit tuaj.

Të gjitha programet e studimit që organizohen në institucionin tonë, janë të akredituara, të miratuara dhe licensuara, nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, APAAL, etj. dhe realizohen në përputhje me Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Duke j’u uruar edhe një herë mirëseardhjen, ju përgëzojmë për zgjedhjen e Universitetin tonë dhe cilësisë si urë ndërlidhëse ndërmjet profesionalizmit dhe tregut të punës!

Duke filluar nga data 6 tetor 2016, ju mirëpresim ju, prindërit dhe të afërmit tuaj te Mesdhetari për të vijuar procedurat e regjistrimit në vitin e parë të studimeve, që shënon një vit të rëndësishëm për të ardhmen tuaj si dhe për t’u informuar në mënyrë më të hollësishme me programet e studimit!

Faleminderit!