Njoftime

NJOFTIM PËR FREKUENTIMIN DHE PROCESIN MËSOMOR

NJOFTIM PËR FREKUENTIMIN DHE PROCESIN MËSOMOR

Si edhe jeni njoftuar, procesi mësimor në ciklin e dytë të studimeve në programet e studimit
ku jeni regjistruar ka filluar në datën 07.11.2016.

Bazuar në Ligjin “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë
në Republikën e Shqipërisë”, akteve nënligjore rregulluese të procesit mësimor, Statutin e
SHLP “Mesdhetare të Shqipërisë”, Nenin 38 të Rregullores Organizative të SHLP
“Mesdhetare të Shqipërisë”, Rregulloreve të Programeve të studimit, frekuentimi i orëve të
leksioneve dhe seminareve është i detyrueshëm në masën mbi 75%.

Mospjesëmarrja në masën 75% të leksioneve dhe seminareve ju penalizon me heqjen e
mundësisë së dhënies së provimeve gjatë vitit akademik 2016/2017 dhe rifrekuentimin e
lëndës gjatë vitit të ardhshëm akademik.

Për çdo problem në lidhje me sa më sipër si dhe me problematika të tjera për procesin
mësimor në programet e studimit të ciklit të dytë Master, kontaktoni tutorët dhe Sekretaret
përkatës si më poshtë, ditën e Shtunë, datë 19.11.2016, ora 10:00 – 13:00

Për Fakultetin e Shkencave Ekonomike:
Dolantina HYKA salla 305
Marinela SHEHAJ salla 301
Gilberta META Sekretaria Mësimore

Për Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Politike:
Edon QESARI salla 101
Arben PRIFTI salla 105
Besmira CULLHAJ Sekretaria Mësimore

REKTORATI