Njoftime

Nisin zgjedhjet për Këshillin Studentor – Motoja ZGJIDHU TI

Nisin zgjedhjet për Këshillin Studentor – Motoja ZGJIDHU TI

Nisin zgjedhjet për Këshillin Studentor  në UMSH , Motoja ZGJIDHU TI 
Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, bazuar në nenin 99 , të Ligjit nr 80/2015, datë  22.7.2015 nisur nga Parimet bazë të tij, për përfshirjen e studentëve në proceset vendimarrëse. si dhe për ta formalizuar dhe për ta bërë sa më të prekshme, reale dhe konkrete përfshirjen Tuaj,është menduar organizimi i një strukture siç është Keshilli Studentor i thënë ndryshe, Qeveria Studentore e UMSH.
Në demokratizimin e Arsimit te Larte, ne UMSH  nis procesi i zgjedhjeve të reja për këtë strukturë, e cila ka një afat çdo dy vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Universiteti Mesdhetar I Shqipërisë i fton të gjithë studentët të bëhen pjesë e këtij procesi, në mënyrë që zëri i tyre të përfaqësohet sa më mirë në vendimarrjet e universitetit tone Regjistrimet e kandidatëve bëhen nga data 12 deri në datën 19 dhjetor 2016, ndërsa zgjedhjet do të mbahen në datën 20 dhjetor 2016. Ndërsa , përfaqësuesit e Këshillit  Studentore do të zgjedhin kryetarin e Keshillit Studentor . Për më shumë informacion drejtohuni te zyra e Këshillit  Studentor dhe Dekanin e Studentit.
Më poshtë njihuni me qëllimet bazë dhe objektivat e Keshillit Sudentor te UMSHsë
                                                           QËLLIMET
Përfshirja e studentëve dhe përfaqësuesve të tyre në aktivitetet e krijimit dhe përmirësimit të planeve dhe programeve mësimore.
• Përfshirja e studentëve dhe përfaqësuesve të tyre në aktivitetet e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies..
• Përfshirja e studentëve dhe përfaqësuesve të tyre në aktivitetet qeverisëse të UMSH-së.

                                                            OBJEKTIVAT
Objektivat kryesore të përfshirjes së studentëve në veprimtaritë kryesore të UMSH janë:

• Përfshirja e tyre në procesin e hartimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të planeve dhe programeve Mësimore.
• Përfshirja e tyre në procesin e diskutimit dhe miratimit të planeve dhe programeve mësimore në të gjitha etapat.
• Përfshirja e tyre në grupe speciale (ad-hoc) për hartimin e planeve dhe programeve të reja, në të gjitha ciklet e studimit, për dege të reja apo nivele të reja studimi.
• Përfshirja e tyre në diskutime për hartimin e planeve dhe programeve mësimore si në nivel fakultetesh ashtu edhe në nivel këshillash studentore.
• Organizimi i tryezave të rrumbullakëta për të vjele mendimin e studentëve në lidhje me planet mësimore, tekstet mësimore,
librat baze në lëndët kryesore, si dhe përmbajtjen e programeve mësimore dhe nivelin e cilësisë së tyre.
• Angazhimi i studentëve për të vlerësuar nivelin, përmbajtjen dhe cilësinë e mësimdhënies nëpërmjet anketimeve, për të dhënë mendimin e tyre për përmbajtjen e programeve dhe lëndëve të veçanta, metodave dhe metodologjive të mësimdhënies, nivelit të komunikimit të pedagogëve, efektivitetit, literaturës së pedagogëve, cilësisë në zhvillimin e leksioneve dhe seminareve etj.
• Mbledhja e feedback-ut prej vlerësimeve të studentëve dhe diskutimi i tij në instancat drejtuese të UMSH
• Përfshirja e studentëve në strukturat qeverisëse