(Under Construction – Faqja po Rinovohet… Së shpejti gati!)

Mirësevini te Mesdhetari

  • Ndërtesa prej xhami e UMSH

    Misioni dhe Filozofia Jonë

    Misioni i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

    Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është ndërtimi i një komuniteti mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.

    Vizitoni UMSH
  • Programe Studimi

    Fakultetet dhe Departamentet

    Fakulteti i Ekonomisë – ka si mision edukimin dhe përgatitjen e ekonomistëve të rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë dhe financave, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit e kontabilistit, të aftë për tu përballur me sfidat e nevojat të ekonomisë së tregut e për të kontribuar në zhvillimin ekonomik e social të vendit.

    Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike – ka si mision përgatijen e juristëve, politologëve, administratorëve dhe funksionarëve publikë, analistëve, studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomatëve.

    Apliko pranë UMSH
  • Aplikime dhe Transferime

    Bursa, Aplikime dhe Transferime

    Për kategori të caktuara studentësh si studentët e shkëlqyer, studentë në nevojë etj, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë jep bursa studimi. Me plotësimin e kritereve për dhënien e bursave përpilohet lista e kandidatëve e cila bëheet publike. Për informacion më të detajuar, ju mirëpresim në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, pranë Zyrës së Këshillimit të Studentëve.

    UMSH ofron mundësi për transferime të studentëve në vite të ndërmjetme midis programeve të të njëjtit cikël, brenda vetë institucionit apo institucioneve të tjera të arsimit të lartë. Universiteti Mesdhetar pranon studentë nga universitete të tjera në të njëjtën program studimi.

    Kontaktoni
  • Pse UMSH?

    Mundësi të mëdha karriere

    Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. I themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse UMSH që në themelimin e tij ka vendosur si qëllimin kryesor edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe shoqërisë. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka në përbërje të tij një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri.

    Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë janë të specializuar në Universitetet më në zë Evropiane dhe Amerikane dhe janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një process mësimor të një niveli të lartë.

    Historiku

Lajme dhe Njoftime

Të rejat më të fundit nga UMSH dhe njoftime të ndryshme.

Numrat i thonë të gjitha

Na Vizitoni

Universiteti ynë ka shumë çfarë të ofrojë për studentët tanë. Ndihuni të lirë të na kontaktoni dhe të prenotoni një vizitë për ta parë nga afër.

Misioni Ynë

Misioni i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.