• Pse Mesdhetarin?
  • Misioni dhe filozofia jonë
  • Fjala e presidentit
  • Historiku
  • Akte ligjore
  • Raporte vleresimi
  • Qendra mesdheu
  • Senati akademik
  • Stafi drejtues dhe akademik

Pse Mesdhetarin?

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. I themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë që në themelimin e tij ka vendosur si qëllimin kryesor të tij edukimin e studentëve më një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë.

Universiteti Mesdhetar  ka 3 fakultete  në përbërje të tij dhe  një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar,  janë të specializuar në Universitetet më  të njohura Evropiane dhe Amerikane. Ata  janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një proces mësimor të një niveli të lartë.

Misioni dhe filozofia jonë

Misioni i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,  është ndërtimi i një komuniteti,  mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.

Fjala e presidentit

Të dashur studentë!

Për të fituar një diplomë të vlefshme, një student nuk ka më nevojë të shkojë jashtë vendit për Arsimin e Lartë dhe nuk ka nevojë të jetë larg familjes dhe të afërmve, Universiteti Mesdhetar  është një mundësi e shkëlqyer. Do të doja t’u jepja një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë atyre që janë të interesuar për Universitetin tonë.

Vizioni ynë për të themeluar një institucion elitar të arsimit të lartë, në shërbim të brezave të rinj është bërë realitet.  Gjatë këtyre  viteve  jemi përpjekur t’u ofrojmë studentëve tanë të gjithë eksperiencën dhe përvojën, me qëllim që të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët. Përkushtimi dhe rezultatet e tyre na kanë bindur se ia kemi dalë mbanë. Por, sigurisht që rruga jonë sapo ka filluar dhe rruga drejt dijes është e gjatë dhe e vështirë. Dhe vetëm ata që janë të etur për dije arrijnë deri në fund.

Universiteti Mesdhetar,  nuk kujdeset vetëm për qëndrueshmërinë e njohurive të transmetuara, por edhe në lidhje me formimin e anëtarëve të ardhshëm kryesorë të shoqërisë shqiptare. Ai i bën thirrje progresivitetit dhe forcës inteligjente, të cilët janë në kërkim të një mënyre më të mirë për tu përgatitur për tregun konkurues global, t’i bashkohen kësaj rruge.

Qëllimi ynë për të pasur në përbërjen tonë personalitete të fushave përkatëse është tashmë i realizuar me sukses. Kujdesi për ndërthurjen e vlerave të njohura me prurjet e reja premtuese është një objektiv tjetër i përmbushur nga ne. Këto veprime shprehin angazhimin tonë për t’ju sjellë jo vetëm më të mirat në cilësinë e arsimit, por edhe duke siguruar ju me programe të nivelit të lartë dhe shërbime cilësisht të dallueshme në mbështetje të studentëve. Universiteti Mesdhetar,  nuk i është kushtuar vetëm fakultetit dhe personelit, pasuria kryesore e Universitetit Mesdhetar janë studentët tanë të talentuar dhe kërkues ndaj vetes. Universiteti Mesdhetar kërkon t’i vijë në ndihmë sektorëve privatë dhe publikë të Shqipërisë nëpërmjet përsosmërisë dhe kërkimit shkencor.

Çdo ditë Universiteti Mesdhetar  është duke punuar shumë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Ne përkrahim vlerat e pavarsisë akademike, ndershmërisë intelektuale dhe të menduarit kritik. Ne besojmë se suksesi mund të arrihet me punë të vështirë dhe talent. Unë jam i bindur se, në fund të studimeve tuaja, ju do të jeni krenarë që jeni diplomuar në Universitetin Mesdhetar  të Shqipërisë !



Akademik i Asociuar Prof. Dr. Anastas ANGJELI

President i Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë

Historiku

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është themeluar në vitin 2007 nga një grup intelektualësh, profesorësh dhe ekpertësh me eksperiencë të gjatë në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe në rajon. Universiteti Mesdhetari i Shqipërisë është licensuar nga Qeveria si institucion i arsimit dhe i kërkimit shkencor në vitin 2009 dhe po në këtë vit filloi aktivitetin e vet në përputhje me Procesin e Bolonjës. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. E themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse, Universiteti Mesdhetar , që në themelimin e vet ka vendosur si qëllimin kryesor edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka në përbërje të saj një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, janë të specializuar në Universitetet më në zë evropiane dhe amerikane, dhe janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një process mësimor të një niveli të lartë.Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  përbëhet nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike ,Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fakulteti i Shkencave Psikologjike Sociale dhe Politike,  të cilat organizojnë: Studime të Ciklit të Parë “Bachelor” dhe të Ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”. 

Programet e studimit, janë hartuar në mënyrë të tillë që jo vetëm t’u përgjigjen, por edhe t’u paraprijnë nevojave që paraqet tregu i punës në Shqipëri, por edhe në rajon dhe më gjerë. Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre si financierë, bankierë, kontabilistë, menaxherë, punonjës të prokurimeve, informaticienë dhe menaxhues sistemesh, etj., si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e ekonomisë. Pas përfundimit të këtyre programeve të studimit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për mundësine e punësimit në biznesin privat dhe publik, në pozicione te tilla si: menaxher i përgjithshëm dhe i specializuar, specialist finance, specialist kontabiliteti, menaxher finance, menaxher marketingu, menaxher shitjesh, menaxher blerjesh, menaxher të burimeve njerëzore, menaxher prodhimi, specialistë informatike për biznesin, specialistë fillestar në menaxhimin e sistemeve të informacionit etj. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike ka si qëllim kryesor përgatitjen e juristëve, politologëve, administratorëve dhe funksionarëve publikë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin politik të vendit, në emancipimin e klasës e elitës politike si edhe në modernizmin e performancën e adminstratës publike në Shqipëri si dhe përgatitjen e kapaciteteve njerëzore, ekspertëve, analistëve, studiuesve, shkencëtarëve e diplomatëve në shërbim të interesave të vendit, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e të praktikës diplomatike. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është një institucion i arsimit të lartë me mision dhe vizion të qartë në tregun e dijes në Shqipëri dhe me aspirata për të shtrirë aktivitetin e vet edhe më gjerë, por njëkohësisht me rritjen dhe konsolidimin e tij, pas një periudhe disavjeçare të funksionimit të instituteve që ishin baza e krijimit të tij, ka ambicien për zhvillimin e kërkimit shkencor si për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, ashtu edhe për të rritur konkurrencën midis stafit të vet akademik dhe azhornimin e tyre në trendet bashkëkohore të debatit shkencor dhe përfshirjen e studentëve në to. Njëkohësisht duke qenë pjesë e mendimit elitar intelektual në shoqërinë shqiptare si dhe e zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, ka zhvilluar një strategji të thellimit të kërkimit shkencor në ato fusha që mendohet se është më imediate “ndërlidhja” e shkencës për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  inkurajon kërkimin shkencor si dhe debatin shkencor në disa drejtime, të cilat ka dedektuar si të rëndësishme dhe prioritare për vetë stadin ku ndodhet institucioni, por edhe vendi.

Akte ligjore

Akreditimi

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është i liçensuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.177, datë 19.2.2009.

Është i akredituar institucionalisht me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.

Programet Bachelor janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.Programet Master janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.291, datë 11.07.2012.



Qendra Mesdheu

Bordi i Qendres Mesdheu:

Drejtor Ekzekutiv – Eros Angjeli

Anetar – Mirela Lika

Anetar – Ilir Hebovija

Qendra Mesdheu është një qendër kërkimore shkencore e themeluar në Qershor 2007 nga studiues të shkencave ekonomike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Qendra Mesdheu kishte si synim kryesor të saj themelimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë i cili u themelua 2 vite më vonë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu janë:

  • Të kontribuojë në zhvillimin e kërkimit shkencor mbi tema që lidhen me studimet mesdhetare. Interes i vecante i kushtohet marrëdhënieve politike dhe ekonomike te vendeve të rajonit Euro-Mesdhetar dhe lidhjeve të këtyre vendeve me Shqipërinë.
  • Të kontribuojë në zhvillimin e një dialogu publik konstruktiv në lidhje me cështjet Mesdhetare.
  • Të kontribuojë në informimin e saktë të opinionit publik për cështje që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare të vendeve të Mesdheut.
  • Të kontribuojë në informimin e opinionit publik të huaj (kryesisht të vendeve Mesdhetare) me zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.
  • Të vendosë gjithë kapacitetin dhe eksperiencën e saj shkencore në dispozicjon të ShLP Mesdhetare të Shqipërisë dhe të studentëve të saj dhe më gjerë me qëllim zhvillimin e studimeve mesdhetare të një niveli të lartë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu do të arrihen nëpërmjet :

  • Studimeve dhe kërkimeve shkencore të ndërmara drejtpërdrejt nga Qëndra Mesdheu.
  • Publikimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore (libra, revista, artikuj, tema shkencore).
  • Mbajtes së   konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, seminareve, cikleve të seminareve, simpoziumeve, lektorimeve dhe debateve publike.
  • Bashkëpunimit të ngushtë me Universitete dhe qendra kërkimi shkencor brenda dhe jashtë vendit.
  • Krijimit dhe pasurimit të një biblioteke të specializuar në studimet mesdhetare.

 

Studimet e Qendrës Mesdheu fokusohen kryesisht në fushat e mëposhtme :

  • Marrëdhëniet ekonomike dhe politike të rajonit Euro-Mesdhetar.
  • Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet Euro-Mesdhetare.
  • Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet mesdhetare, të para në prizmin e Unionit për Mesdheun.
  • Analizën e politikës së jashtme të vendeve Euro-Mesdhetare.
  • Globalizimi dhe ndikimet në vendet e rajonit mesdhetar.
  • Historia dhe qytetërimet e rajonit të Mesdheut.

 

Senati akademik

Senati Akademik:

Prof.Dr.Akademik Anastas Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nexhmi Dumani

Prof.Asoc.Dr.Greta Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nevila Rama

Prof.Asoc.Dr.Alqi Naqellari

Prof.Asoc.Dr.Perparim Kabo

Dr.Luljeta Kodra

Anisa Bika

Gildo Xhahysa

Edukimi: Diplomuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Specializuar në Ekonomi Bujqësore. Tiranë, më 1976. Doktor i Shkencave Ekonomike (Tiranë-9 maj 1992) Titulli i disertacionit ”Efektiviteti ekonomik i shpenzimeve dhe investimeve në kullota dhe probleme të orjentimit blegtoral të Tepelenës". Docent. Titull i miratuar nga Senati i Universiteit Ndërkombëtar të Strugës Maqedoni më 10. 04. 2009. Profesor Inordinar. Gradë e marrë në Republikën e Maqedonisë me Vendimin e d. 05.12.2011. Profesor i Asociuar. Titull i dhënë nga Universiteti Tiranës me Vendimin Nr. 262 datë 28.01.2016. Interesat kërkimore: Aktiviteti hulumtues i Alqi NAQELLARI fokusohet në: Ekonomi, treguesit makroekonomikë, politikat monetare, politikat fiskale, modelet ekonomike etj. Përvoja: Alqi Naqellari ka mbi 40 vjet punë. Mbi 15 në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor. 1976-1992- Kuadër i lartë në kooperativa dhe ndërmarje bujqësore shtetërore të rrethit të Tepelenës. 1993-1997 - Punonjës në Bankë(Tepelene) nga ekonomist statistike, krediti deri në drejtor.1998-2001- Përgjegjës i Zyrës së Financës në Institutin e Kërkimeve Biologjike në "Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë". 2001-2007- Pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës. 2007.-2009- Analist Ekonomik në Gazetat e mëposhtme: Gazeta 55, Telegraf, Java dhe Lajmi Javës. 2009-2012- Pedagog në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Maqedoni, prej të cilave 3vjet Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, në U. PLANETAR, dhe në Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë. 2013-dhe në vijim në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Nga viti 2014 dekani i Fakultetit të Shkencave Ekonomike po aty. Publikime: -Autor dhe bashkëautor në 28 punime shkencore, botuar jashtë dhe brenda Shqipërisë. Nga këto 12 me Faktori Impakti. -Autor dhe bashkëautor i prezantimeve shkencore në forume kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithsej 38 punime shkencore. 3 janë botuar me Faktor Impakti. -Autor dhe bashkëautor i Teksteve Mësimore Universitare: Hyrje në Ekonomi "Makroekonomia". Tiranë 2007, "Marketingu Bankar" , "Makroekonomia II", "Hyrje në Ekonomi", 2010, Maqedoni. "Teoria e çmimeve me aplikimet", Strugë Maqedoni 2012. "Analiza ekonomike e projekteve" Tiranë 2014. "Hyrje në Ekonomi, Mikroekonomi" Tiranë 2015. "Mikroekonomia e Avancuar" Tiranë 2016. "Hyrje në Ekonomi, Makroekonomia" Tiranë 2017 . -Autor dhe bashkëautor i monografive: ”Politika monetare dhe ambienti politik shqiptar 1999 - 2000”. Tiranë 2003. "Unë, Shqipëria dhe Greqia". Tiranë 2004. "Ambienti ekonomik dhe politik shqiptar 2007-2008", Strugë, Maqedoni 2010. "Enveri Lepenicës". 2010 Tiranë. "Recesioni global dhe ndikimi i tij në ekonominë shqiptare". Maqedoni 2012. "Kurthi Likujditetit. Rasti Shqipërisë ". Gjermani dhe Shqipëri 2017. Për më shumë informacion rreth botimeve të tij, vizitoni: https://ẇẇẇ.researchgate. net/profile/ alqinaqellari. dhe academia.edu.

Prof.Dr. Ksenofon Krisafi ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Tiranës. Është lauruar Doctor honoris causa nga Universiteti Sancti Cyrilli i Valetës, Maltë. Ka punuar në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike të Universitetit të Tiranës, drejtor në Ministrinë e Jashtme, ambasador në OKB dhe në OBT, në Gjenevë, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe këshilltar diplomatik i Kryeministrit, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, zëvendësrektor dhe dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin Europian të Tiranës. Aktualisht është dekan i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ai është lektor i së drejtës publike, të drejtës ndërkombëtare, organizatave ndërkombëtare etj. Ka mbajtur leksione në një numër universitetesh të huaja dhe ka marrë pjesë në dhjetra konferenca shkencore, brenda dhe jashtë vendit. Ka botuar disa monografi, libra, tekste universitare, si dhe artikuj shkencorë e publicistikë. Ndër librat duhen përmendur sidomos Lufta e Kosovës në labirintet diplomatike (Gjenevë, 1998-2002), Organizimi politik ne trojet shqiptare, Për tokën dhe detin e Shqipërisë, Diplomaci pas lufte, Në kërkim të arit, E drejta e organizatave ndërkombëtare, Paradigma e tranzicionit demokratik: - “Fundi” i tranzicionit apo një tranzicion “pa fund” (bashkautor), Epiri i Jugut, Çamëria, (bashkautor), Historiku i Bankave në Shqipëri, (bashkautor), Çështje të historisë së shtetit dhe të drejtës, (bashkautor), Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri (bashkautor), Kushtetuta e re shqiptare sfida e së ardhmes euroatlantike të Shqipërisë, (bashkautor) etj.

Edukimi: Arsimin e lartë e kreu në vitet 2007-2011 në Universitetin “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”, në fakultetin e Ekonomisë, dega “Financë”, ku u diplomua si Drejtues Finance me Medalje Ari. Studimet Master i kreu gjatë viteve 2011-2013 në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, dega financë-bankë në Universiteti “Mesdhetar i Shqiperise”. Fusha e Kërkimit: Puna kërkimore shkencore fokusohet kryesisht në, “Financat Publike, sektori publik dhe menaxhimi i borxhit publik në Shqipëri”, “Deficiti buxhetor, buxheti dhe struktura ekonomike e shtetit”, “Shkalla e formimit të specialistëve në sektorin publik dhe nevojat e tyre”, “Informatizimi i Procesit të Auditimit”. Kjo, në përputhje edhe me grupin kërkimor ku bën pjesë dhe planit shkencor të paraqitur në departamentin e Financës. Eksperiencat: Ka rreth gjashtë vite eksperiencë në mësimdhënie në fushën e ekonomisë. Gjatë vitit 2011-2013 ka punuar si pedagoge e brendshme dhe përgjegjëse e zyrës së financës, në Fakultetin Ekonomi-Turizëm në Universitetin “Vitrina”. Nga Tetori i Vitit 2013 e në vazhdim e angazhuar si pedagoge me kohë të plotë pranë Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Departamenti i Financë Bankë & Kontabilitet. Gruplënda ku bën pjesë është financa, bazuar edhe në profiling e studimeve të kryera. Disiplinat e mësimdhënies janë: Financë dhe Financa Publike. Publikimet: Autore e disa punimeve kërkimore shkencore të lidhura me fushën kërkimore që mbulon. Ka marrë pjesë në konferenca kombetare dhe ndërkombëtare. Është bashkëautore e tekstit “Mikroekonomi e Avancuar”, botuar ne vitin 2016. Angazhohet në mënyrë të vazhdueshme në debate dhe emisione televizive mbi aktualitetin në ekonominë shqipëtare dhe atë rajonale.

Edukimi: Roland Sahatcija u diplomua në vitin 1974, Dega Matematikë, në Universitetin e Tiranës. Më 1986, MSc në programim informatik e analiza matematike pranë INIMA, Tiranë dhe më 1996, doktoratën(PhD) në matematikë të aplikuar, në Nju Meksiko, SHBA. Drejtimet e kërkimit: Fushat kërkimore shkencore përfshijnë edukimin, shkencën dhe ekonominë. Eksperienca: Eksperiencë e suksesshme dhe pozitive në drejtim e menaxhim te institucioneve që ka drejtuar. Në fillesat e para punon si pedagog matematike pranë Universitetit të Tiranës. Në vitin 1984 emërohet në sektor shkencor si matematikan në industrinë Poligrafike. Më 1989, emërohet drejtor e më pas administrator i Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë në Ministrinë e Financave, i angazhuar deri në vitin 2008. Nga 2008-2013 ka drejtuar Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse, Ministria e Shëndetësisë. Njëkohësisht gjatë viteve 2008-2012 ka punuar si pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, 2012-2015 pedagog në Universitetin Luarasi. Që nga 2016 është pedagog pranë departamentit të Informatikës dhe Formimit Shkencor në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Pjesëmarrës në Grupin e Punës për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. I angazhuar aktivisht me Institutin Republikan Ndërkombëtar me qendër në Uashington D.C., për organizimin dhe mbështetjen e zhvillimeve politike e modernizimin e institucioneve parlamentare në Shqipëri. Më 2010, përcaktohet Mik i Senatit të Kanadasë nga Kryesia e Senatit Kanadez. Roland Sahatcija ka shërbyer e shërben në borde e komisione të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Që nga 1989, specialist në Kontrollin e Lartë të Shtetit për industrinë poligrafike dhe letrën e sigurisë së lartë. Koordinator në organizimin e përgatitjen e simpoziumeve dhe referateve të organizatave poligrafike pranë Komisionit Europian me qendër në Bruksel, njëkohësisht përfaqësues eskluziv për Shqipërinë, në fushën e shtypshkrimeve të sigurisë së lartë, jashtë vendit. Publikimet: Autor e bashkëautor i një sërë punimesh shkencore. Konkretisht: a. Artikuj të botuar në revistat shkencore në Shqipëri. 1. Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA; Anxhela Ferhataj,MSc (2017); “Stili i Studimit dhe Rezultatet Akademike”. Revista “Studime Sociale” Vol 11, No 2 (39), pp. 93-106, ISSN 2309-3455(Print) ISSN 2309-3471(Online) 2. Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA; Anxhela Ferhataj,MSc (2017); “Metoda Online dhe Metoda hibride: Krahasimi i perceptimeve të studentëve përdorues dhe jo-përdorues të metodave”. Revista “Studime Sociale” Vol 11, No 3 (40), pp. 75-91, ISSN 2309-3455(Print) ISSN 2309-3471(Online) 3. Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA; Prof.Asoc.Dr. Anni Dasho Sharko Anxhela Ferhataj,MSc (2017); “Studimi i Metodave të Mësimdhënies nga Këndëvështrimi i Studentit”. Revista “Studime Sociale” Vol 11, No 4 (41), pp. 5-27, ISSN 2309-3455(Print) ISSN 2309-3471(Online) 4. Roland Sahatcija,PhD; Prof.Asoc.Dr.Ermira Qosja; Anxhela Ferhataj,MSc (2017); “Impact of managerial skills on the efficiency and effectiveness of organisations (A case for albanian business organisations)”.Journal of Natural and Technical Sciences Vol XXII (44), pp. 39-58, ISSN 2074-0867 b. Artikuj të botuar në revistat shkencore jashtë Shqipërisë. 1. Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA; Anxhela Ferhataj,MSc (2018); “The impact of the internet on academic results and how it is perceived by students”. Revista “European Journal of Economics, Law and Social Sciences” Vol.2, No.1, pp.213-225, ISSN 2520-0429 (Online) ISSN 2519-1284 (Print), Global Impact Factor 0.645* 2. Ariel Ora,MA; Roland Sahatcija,PhD; Anxhela Ferhataj,MSc (2018); “Students’ Perception on the Effectiveness of Teaching Methods”. Revista “European Journal of Economics, Law and Social Sciences” Vol.2, No.1, pp.190-203, ISSN 2520-0429 (Online) ISSN 2519-1284 (Print), Global Impact Factor 0.645* 3. Ariel Ora,MA; Roland Sahatcija,PhD; Anxhela Ferhataj,MSc (2018); “A study on the impact of organizational factors and managerial skills in career development in Albania”. Revista “European Journal of Economics, Law and Social Sciences” Vol.2, No.1, pp.147-160, ISSN 2520-0429 (Online) ISSN 2519-1284 (Print), Global Impact Factor 0.645 4. Anxhela Ferhataj,MSc; Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA (2018); “The study of teaching methods from the student’s point of view”. Revista “European Journal of Economics, Law and Social Sciences” Vol.2, No.1, pp.172-182, ISSN 2520-0429 (Online) ISSN 2519-1284 (Print), Global Impact Factor 0.645* 5. Anxhela Ferhataj,MSc; Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA (2018); “Five most valuable career skills”. Revista “European Journal of Economics, Law and Social Sciences” Vol.2, No.1, pp.109-119, ISSN 2520-0429 (Online) ISSN 2519-1284 (Print), Global Impact Factor 0.645 6. Anxhela Ferhataj,MSc; Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA (2018); “A study on internet dependence and its impact on academic performance”. Revista “European Journal of Economics, Law and Social Sciences” Vol.2, No.1, pp.109-119, ISSN 2520-0429 (Online) ISSN 2519-1284 (Print), Global Impact Factor 0.645* 7. Ariel Ora, MA; Roland Sahatcija, PhD; Anxhela Ferhataj, MSc (2018); “Learning Styles and the Hybrid Learning: An Empirical Study about the Impact of Learning Styles on the Perception of the Hybrid Learning”. Revista “Mediterranean Journal of Social Sciences” Vol.9, No.1, pp.137-148, ISSN 2039-2117 (Online) ISSN 2039-9340 (Print), Global Impact Factor 0.675 8. Roland Sahatcija, PhD; Ariel Ora, MA; Anxhela Ferhataj, MSc (2017); “The Impact of the Thinking Style on Teaching Methods and Academic Achievement”. Revista “European Scientific Journal” Vol.13, No.34, pp.16-29, ISSN: 1857 – 7881 (Print) ISSN 1857- 7431(Online), Google Scholar: h-index 26 h-median 32 9. Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA; Anxhela Ferhataj,MSc (2017); “Ndikimi I Internetit Në Rezultatet Akademike Dhe Si Perceptohet Nga Studentët”. Revista “The Heritage” Vol 18/2017, pp. 94-124, ISSN 1857-7482 10. Anxhela Ferhataj,MSc; Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA (2017); “Studim Mbi Varësinë Nga Interneti Dhe Impakti Në Performancën Akademike”. Revista “The Heritage” Vol 18/2017, pp. 19-39, ISSN 1857-7482 c. Referime në konferenca shkencore kombetare e nderkombetare. 1. Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA; Anxhela Ferhataj,MSc (2018): “E-marketing- Një studim për blerjet online”, 2nd INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE ON INNOVATIVE MARKETING – ISCOIM “Communication and Digital Marketing Management”, Book of Abstracts, Durrës: Department of Marketing – Faculty of Business, University “Aleksander Moisiu” Durrës”, Kolegji AAB, Marketing Department, Faculty of Economic, University of Tirana, Academy Of Leadership Sciences, Switzerland, pp. 95, ISBN 978-9928-208-53-8 2. Ariel Ora,MA; Roland Sahatcija,PhD; Anxhela Ferhataj,MSc (2018): “Impakti i Ngjarjeve Marketing në Kujtesën dhe Perceptimin e konsumatorit”, 2nd INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE ON INNOVATIVE MARKETING – ISCOIM “Communication and Digital Marketing Management”, Book of Abstracts, Durrës: Department of Marketing – Faculty of Business, University “Aleksander Moisiu” Durrës”, Kolegji AAB, Marketing Department, Faculty of Economic, University of Tirana, Academy Of Leadership Sciences, Switzerland, pp. 32, ISBN 978-9928-208-53-8 3. Anxhela Ferhataj,MSc; Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA (2018): “Perceptimi i Studentëve për Marketingun në Rrjetet Sociale”, 2nd INTERNATIONAL SCIENTIFIC CONFERENCE ON INNOVATIVE MARKETING – ISCOIM “Communication and Digital Marketing Management”, Book of Abstracts, Durrës: Department of Marketing – Faculty of Business, University “Aleksander Moisiu” Durrës”, Kolegji AAB, Marketing Department, Faculty of Economic, University of Tirana, Academy Of Leadership Sciences, Switzerland, pp. 102, ISBN 978-9928-208-53-8 4. Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA; Anxhela Ferhataj,MSc (2018): “Inflation forecasting using Artificial Neural Networks (ANN)”, Konferencë shkencore ndërkombëtare në Përvjetorin e dhjetë të Shtetësisë së Kosovës: “KONSOLIDIMI I SHTETIT DHE SFIDAT EUROINTEGRUESE”, Book of Abstracts, Prishtinë: Kolegji AAB, Universiteti “Ismail Qemali”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Kolegji “Pavarësia”, pp.100, ISBN 978-9951-494-72-4 5. Ariel Ora,MA; Roland Sahatcija,PhD; Anxhela Ferhataj,MSc (2018): “Student perception on migration”, Konferencë shkencore ndërkombëtare në Përvjetorin e dhjetë të Shtetësisë së Kosovës: “KONSOLIDIMI I SHTETIT DHE SFIDAT EUROINTEGRUESE”, Book of Abstracts, Prishtinë: Kolegji AAB, Universiteti “Ismail Qemali”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Kolegji “Pavarësia”, pp.34, ISBN 978-9951-494-72-4 6. Anxhela Ferhataj,MSc; Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA (2018): “Usage of Artificial Neural Networks (ANN) for bankruptcy prediction of organizations”, Konferencë shkencore ndërkombëtare në Përvjetorin e dhjetë të Shtetësisë së Kosovës: “KONSOLIDIMI I SHTETIT DHE SFIDAT EUROINTEGRUESE”, Book of Abstracts, Prishtinë: Kolegji AAB, Universiteti “Ismail Qemali”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Kolegji “Pavarësia”, pp.31, ISBN 978-9951-494-72-4 7. Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA; Anxhela Ferhataj,MSc (2017): “The impact of the internet on academic results and how it is perceived by students”, Fourth International Conference on: “Education and Social Sciences- Challenges towards the Future” 2017, Book of Proceedings, Tiranë: International Institute for Private- Commercial- and Competition Law(IIPCCL),University of Białystok (Poland), Institut za naučna istraživanja (Montenegro), Institute of History and Political Science of the University of Białystok (Poland), Tirana Business University (Albania), College Pjeter Budi of Pristina, (Kosovo), pp. 197-207, ISBN 978-9928-214-97-3* 8. Ariel Ora,MA; Roland Sahatcija,PhD; Anxhela Ferhataj,MSc (2017): “Students’ Perception on the Effectiveness of Teaching Methods”, Fourth International Conference on: “Education and Social Sciences- Challenges towards the Future” 2017, Book of Proceedings, Tiranë: International Institute for Private- Commercial- and Competition Law(IIPCCL),University of Białystok (Poland), Institut za naučna istraživanja (Montenegro), Institute of History and Political Science of the University of Białystok (Poland), Tirana Business University (Albania), College Pjeter Budi of Pristina, (Kosovo), pp. 208-225, ISBN 978-9928-214-97-3* 9. Anxhela Ferhataj,MSc; Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA (2017): “The study of teaching methods from the student’s point of view”, Fourth International Conference on: “Education and Social Sciences- Challenges towards the Future” 2017, Book of Proceedings, Tiranë: International Institute for Private- Commercial- and Competition Law(IIPCCL),University of Białystok (Poland), Institut za naučna istraživanja (Montenegro), Institute of History and Political Science of the University of Białystok (Poland), Tirana Business University (Albania), College Pjeter Budi of Pristina, (Kosovo), pp. 226-236, ISBN 978-9928-214-97-3* 10. Anxhela Ferhataj,MSc; Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA (2017): “A study on internet dependence and its impact on academic performance”, Fourth International Conference on: “Education and Social Sciences- Challenges towards the Future” 2017, Book of Proceedings, Tiranë: International Institute for Private- Commercial- and Competition Law(IIPCCL),University of Białystok (Poland), Institut za naučna istraživanja (Montenegro), Institute of History and Political Science of the University of Białystok (Poland), Tirana Business University (Albania), College Pjeter Budi of Pristina, (Kosovo), pp. 237-247, ISBN 978-9928-214-97-3* 11. Ariel Ora,MA; Roland Sahatcija,PhD; Anxhela Ferhataj,MSc (2017): ”Study of the impact of career development in organizations in Albania”, 5th International Scientific Conference “Challenges of Doing Business in the Contemporary World”, Book of Abstracts, Tetovë: Universiteti i Tetovës, pp.26, ISBN 978-608-217-065-7 12. Anxhela Ferhataj,MSc; Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA (2017): “Five most valuable career skills”, 5th International Scientific Conference “Challenges of Doing Business in the Contemporary World”, Book of Abstracts, Tetovë: Universiteti i Tetovës, pp.22, ISBN 978-608-217-065-7 13. Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA; Anxhela Ferhataj,MSc (2017): “Online And Hybrid Learning: Comparing The Perceptions of Teaching Methods between User and Non-User Students”, International Conference “Good Society – A Multidimensional Approach”, Proceedings, Tiranë: Universiteti Marlin Barleti, ALBSA-AIS, Universiteti i Mitrovicës Isa Boletini, Kolegji AAB, Universiteti Aleksandër Moisiu, ISA, pp.36, ISBN 978-9928-248-52-7 14. Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA; Anxhela Ferhataj,MSc (2017): “Learning Styles And Academic Achievement”, International Conference “Good Society – A Multidimensional Approach”, Proceedings, Tiranë: Universiteti Marlin Barleti, ALBSA, Universiteti i Mitrovicës Isa Boletini, Kolegji AAB, Universiteti Aleksandër Moisiu, ISA, pp.125, ISBN 978-9928-248-52-7 15. Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA; Anxhela Ferhataj,MSc (2017): “Thinking styles through the elements of contemporary methods”, UBT 6th Annual International Conference : “International Conference on Education and Development”, Book of Abstract, Durrës:UBT, pp.315, ISBN 978-9951-437-54-7 16. Ariel Ora,MA; Roland Sahatcija,PhD; Anxhela Ferhataj,MSc (2017): “Learning Style and Perception on Hybrid Learning”, UBT 6th Annual International Conference : “International Conference on Education and Development”, Book of Abstract, Durrës:UBT, pp.302, ISBN 978-9951-437-54-7 17. Roland Sahatcija,PhD; Ariel Ora,MA; Anxhela Ferhataj,MSc (2017): “Impact of managerial skills on the efficiency and effectiveness of organisations (A case for albanian business organisations)”, 3rd LSEE Research Network Conference and Social Cohesion in SEE: “ Social Cohesion and Economic Governance”.

Edukimi: Ka një diplomë Bachelor Science në Administrim Biznesi nga Universiteti i New York-ut Tiranë 2003-2007, si dhe një Bachelor Science në Universitetin Shtetëror të New York Empire State College 2008. Master në Biznes dhe Marketing Ndërkombëtar 2009-2010. Ka një Master në Shkenca në Edukim 2012-2014. 2015-2018 është Doktorante në Menaxhimi në Edukim UGSM Monarch business në Zvicer. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Vebina Resulit është në kërkimin shkencor përmes botimeve dhe pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare. Fusha kërkimore është edukimi në manaxhim, funksionet e institucioneve arsimore, fenomonoligjia dhe metodologjitë e metodave të kërkimit, burimet njerëzore në sektorin privat dhe shtetëror. Eksperienca: Duke filluar nga viti 2013 e në vazhdim punon si Asistent Lektor në fushen e manaxhimit, sjelljes organizative, metodat e kërkimit dhe e-business. Publikimet: Autore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore ndërkombëtare. Për më shumë informacion rreth publikimeve të saj, ju lutem shihni: https://www.researchgate.net/profile/ Vebina Resuli https://www.academia.edu/profile/ Vebina Resuli Kontakti: Vebina Resuli Cel: + 355 673230772 Adresa E-mail: vebina.resuli@umsh.edu.al ose vebinaresuli@gmail.com

Edukimi: Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike nga Universiteti Greenwich, Londër, UK, në bashkëpunim me Universitetin e New York-ut në Tiranë (2009-2012). Bachelor për Kontabilitet Financë në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër (2001-2005). Trajnime për gjuhët e programimit: C++, Java, Javascript, Html, CSS, PHP, Sql, C#, Ruby, Objective-C, Swift, dhe së fundmi Python (django, numpy). Drejtimet e kërkimit: Programim, Databazë, Data Mining, Krijim Aplikacionesh Web & Mobile, etj. Eksperienca: Eksperiencë mbi dhjetë vjeçare në mësimdhënie dhe si programues në institucione bankare, biznese të mëdha dhe organizata jo-fitimprurëse. Ka punuar në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokaster për katër vjet si IT dhe asistent pedagog për lëndën “Kompjuterizim i Kontabilitetit”. Ka dhënë trajnime për Programin Bilanc si përfaqësues zyrtar i kompanisë me qendër në Tiranë. Aktualisht është pedagog pranë UMSH, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, dega Informatike Biznesi. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën Botërore të Informatikës në vitin 2001 në Finlandë. Ka fituar vendin e 1-rë në Renditjen Globale të Sololearn.com me mbi 10 Milion programues (që mësojnë vetë) online. Aktualisht eshte Kontribues Zyrtar i Scratch. Publikimet: Autor i disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, fokusuar mbi metodat më efikase mbi asimilimin e programimit, ku per disa prej temave shkencore ka marre edhe vleresimin “Best Paper”. Për më shumë informacion rreth publikimeve të tij, ju lutem shihni: https://al.linkedin.com/in/klodianlula