• Pse Mesdhetarin?
  • Misioni dhe filozofia jonë
  • Fjala e presidentit
  • Historiku
  • Akte ligjore
  • Raporte vleresimi
  • Qendra mesdheu
  • Senati akademik
  • Stafi drejtues dhe akademik

Pse Mesdhetarin?

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. I themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë që në themelimin e tij ka vendosur si qëllimin kryesor të tij edukimin e studentëve më një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë.

Universiteti Mesdhetar  ka 3 fakultete  në përbërje të tij dhe  një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar,  janë të specializuar në Universitetet më  të njohura Evropiane dhe Amerikane. Ata  janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një proces mësimor të një niveli të lartë.

Misioni dhe filozofia jonë

Misioni i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,  është ndërtimi i një komuniteti,  mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.

Fjala e presidentit

Të dashur studentë!

Për të fituar një diplomë të vlefshme, një student nuk ka më nevojë të shkojë jashtë vendit për Arsimin e Lartë dhe nuk ka nevojë të jetë larg familjes dhe të afërmve, Universiteti Mesdhetar  është një mundësi e shkëlqyer. Do të doja t’u jepja një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë atyre që janë të interesuar për Universitetin tonë.

Vizioni ynë për të themeluar një institucion elitar të arsimit të lartë, në shërbim të brezave të rinj është bërë realitet.  Gjatë këtyre  viteve  jemi përpjekur t’u ofrojmë studentëve tanë të gjithë eksperiencën dhe përvojën, me qëllim që të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët. Përkushtimi dhe rezultatet e tyre na kanë bindur se ia kemi dalë mbanë. Por, sigurisht që rruga jonë sapo ka filluar dhe rruga drejt dijes është e gjatë dhe e vështirë. Dhe vetëm ata që janë të etur për dije arrijnë deri në fund.

Universiteti Mesdhetar,  nuk kujdeset vetëm për qëndrueshmërinë e njohurive të transmetuara, por edhe në lidhje me formimin e anëtarëve të ardhshëm kryesorë të shoqërisë shqiptare. Ai i bën thirrje progresivitetit dhe forcës inteligjente, të cilët janë në kërkim të një mënyre më të mirë për tu përgatitur për tregun konkurues global, t’i bashkohen kësaj rruge.

Qëllimi ynë për të pasur në përbërjen tonë personalitete të fushave përkatëse është tashmë i realizuar me sukses. Kujdesi për ndërthurjen e vlerave të njohura me prurjet e reja premtuese është një objektiv tjetër i përmbushur nga ne. Këto veprime shprehin angazhimin tonë për t’ju sjellë jo vetëm më të mirat në cilësinë e arsimit, por edhe duke siguruar ju me programe të nivelit të lartë dhe shërbime cilësisht të dallueshme në mbështetje të studentëve. Universiteti Mesdhetar,  nuk i është kushtuar vetëm fakultetit dhe personelit, pasuria kryesore e Universitetit Mesdhetar janë studentët tanë të talentuar dhe kërkues ndaj vetes. Universiteti Mesdhetar kërkon t’i vijë në ndihmë sektorëve privatë dhe publikë të Shqipërisë nëpërmjet përsosmërisë dhe kërkimit shkencor.

Çdo ditë Universiteti Mesdhetar  është duke punuar shumë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Ne përkrahim vlerat e pavarsisë akademike, ndershmërisë intelektuale dhe të menduarit kritik. Ne besojmë se suksesi mund të arrihet me punë të vështirë dhe talent. Unë jam i bindur se, në fund të studimeve tuaja, ju do të jeni krenarë që jeni diplomuar në Universitetin Mesdhetar  të Shqipërisë !



Akademik i Asociuar Prof. Dr. Anastas ANGJELI

President i Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë

Historiku

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është themeluar në vitin 2007 nga një grup intelektualësh, profesorësh dhe ekpertësh me eksperiencë të gjatë në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe në rajon. Universiteti Mesdhetari i Shqipërisë është licensuar nga Qeveria si institucion i arsimit dhe i kërkimit shkencor në vitin 2009 dhe po në këtë vit filloi aktivitetin e vet në përputhje me Procesin e Bolonjës. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. E themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse, Universiteti Mesdhetar , që në themelimin e vet ka vendosur si qëllimin kryesor edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka në përbërje të saj një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, janë të specializuar në Universitetet më në zë evropiane dhe amerikane, dhe janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një process mësimor të një niveli të lartë.Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  përbëhet nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike ,Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fakulteti i Shkencave Psikologjike Sociale dhe Politike,  të cilat organizojnë: Studime të Ciklit të Parë “Bachelor” dhe të Ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”. 

Programet e studimit, janë hartuar në mënyrë të tillë që jo vetëm t’u përgjigjen, por edhe t’u paraprijnë nevojave që paraqet tregu i punës në Shqipëri, por edhe në rajon dhe më gjerë. Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre si financierë, bankierë, kontabilistë, menaxherë, punonjës të prokurimeve, informaticienë dhe menaxhues sistemesh, etj., si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e ekonomisë. Pas përfundimit të këtyre programeve të studimit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për mundësine e punësimit në biznesin privat dhe publik, në pozicione te tilla si: menaxher i përgjithshëm dhe i specializuar, specialist finance, specialist kontabiliteti, menaxher finance, menaxher marketingu, menaxher shitjesh, menaxher blerjesh, menaxher të burimeve njerëzore, menaxher prodhimi, specialistë informatike për biznesin, specialistë fillestar në menaxhimin e sistemeve të informacionit etj. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike ka si qëllim kryesor përgatitjen e juristëve, politologëve, administratorëve dhe funksionarëve publikë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin politik të vendit, në emancipimin e klasës e elitës politike si edhe në modernizmin e performancën e adminstratës publike në Shqipëri si dhe përgatitjen e kapaciteteve njerëzore, ekspertëve, analistëve, studiuesve, shkencëtarëve e diplomatëve në shërbim të interesave të vendit, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e të praktikës diplomatike. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është një institucion i arsimit të lartë me mision dhe vizion të qartë në tregun e dijes në Shqipëri dhe me aspirata për të shtrirë aktivitetin e vet edhe më gjerë, por njëkohësisht me rritjen dhe konsolidimin e tij, pas një periudhe disavjeçare të funksionimit të instituteve që ishin baza e krijimit të tij, ka ambicien për zhvillimin e kërkimit shkencor si për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, ashtu edhe për të rritur konkurrencën midis stafit të vet akademik dhe azhornimin e tyre në trendet bashkëkohore të debatit shkencor dhe përfshirjen e studentëve në to. Njëkohësisht duke qenë pjesë e mendimit elitar intelektual në shoqërinë shqiptare si dhe e zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, ka zhvilluar një strategji të thellimit të kërkimit shkencor në ato fusha që mendohet se është më imediate “ndërlidhja” e shkencës për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  inkurajon kërkimin shkencor si dhe debatin shkencor në disa drejtime, të cilat ka dedektuar si të rëndësishme dhe prioritare për vetë stadin ku ndodhet institucioni, por edhe vendi.

Akte ligjore

Akreditimi

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është i liçensuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.177, datë 19.2.2009.

Është i akredituar institucionalisht me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.

Programet Bachelor janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.Programet Master janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.291, datë 11.07.2012.



Qendra Mesdheu

Bordi i Qendres Mesdheu:

Drejtor Ekzekutiv – Eros Angjeli

Anetar – Mirela Lika

Anetar – Ilir Hebovija

Qendra Mesdheu është një qendër kërkimore shkencore e themeluar në Qershor 2007 nga studiues të shkencave ekonomike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Qendra Mesdheu kishte si synim kryesor të saj themelimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë i cili u themelua 2 vite më vonë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu janë:

  • Të kontribuojë në zhvillimin e kërkimit shkencor mbi tema që lidhen me studimet mesdhetare. Interes i vecante i kushtohet marrëdhënieve politike dhe ekonomike te vendeve të rajonit Euro-Mesdhetar dhe lidhjeve të këtyre vendeve me Shqipërinë.
  • Të kontribuojë në zhvillimin e një dialogu publik konstruktiv në lidhje me cështjet Mesdhetare.
  • Të kontribuojë në informimin e saktë të opinionit publik për cështje që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare të vendeve të Mesdheut.
  • Të kontribuojë në informimin e opinionit publik të huaj (kryesisht të vendeve Mesdhetare) me zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.
  • Të vendosë gjithë kapacitetin dhe eksperiencën e saj shkencore në dispozicjon të ShLP Mesdhetare të Shqipërisë dhe të studentëve të saj dhe më gjerë me qëllim zhvillimin e studimeve mesdhetare të një niveli të lartë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu do të arrihen nëpërmjet :

  • Studimeve dhe kërkimeve shkencore të ndërmara drejtpërdrejt nga Qëndra Mesdheu.
  • Publikimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore (libra, revista, artikuj, tema shkencore).
  • Mbajtes së   konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, seminareve, cikleve të seminareve, simpoziumeve, lektorimeve dhe debateve publike.
  • Bashkëpunimit të ngushtë me Universitete dhe qendra kërkimi shkencor brenda dhe jashtë vendit.
  • Krijimit dhe pasurimit të një biblioteke të specializuar në studimet mesdhetare.

 

Studimet e Qendrës Mesdheu fokusohen kryesisht në fushat e mëposhtme :

  • Marrëdhëniet ekonomike dhe politike të rajonit Euro-Mesdhetar.
  • Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet Euro-Mesdhetare.
  • Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet mesdhetare, të para në prizmin e Unionit për Mesdheun.
  • Analizën e politikës së jashtme të vendeve Euro-Mesdhetare.
  • Globalizimi dhe ndikimet në vendet e rajonit mesdhetar.
  • Historia dhe qytetërimet e rajonit të Mesdheut.

 

Senati akademik

Senati Akademik:

Prof.Dr.Akademik Anastas Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nexhmi Dumani

Prof.Asoc.Dr.Greta Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nevila Rama

Prof.Asoc.Dr.Alqi Naqellari

Prof.Asoc.Dr.Perparim Kabo

Dr.Luljeta Kodra

Anisa Bika

Gildo Xhahysa

Edukimi: Diplomuar në Universitetin Eqrem Çabej,me titullin Kontabiliste (2002-2006). Master i Shkencave në Kontabilitet (2006-2008). Doktor i Shkencave Ekonomike me temën “Shoqëritë shqiptare përballë realitetit të raportimit të dubluar financiar dhe fiscal” në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (2008-2014). Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkimore e Rudina Qurku (Feruni) është e përqendruar në: Financë, Kontabilitet, Raportim Financiar, të kuptuarit në manaxhimin financiar të biznesit etj Eksperienca: Ka një ekspericë kërkimore prej 11 vjetësh. Aktualisht mban detyrën e Përgjegjëses së Departamentit të Financë, Bankë dhe Kontabilitet pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, është lektore pranë Departamentit të Financë, Bankë dhe Kontabilitetit duke ofruar mësimdhënie në programet e studimit Master Shkencor dhe Bachelor. Eshtë njohëse e gjuhës shqipe, angleze, greke dhe italiane Publikimet: Është bashkëautore e botimit të tekstit “Analiza ekonomike e Projekteve” si dhe autore e një numri të madh të publikimeve shkencore në fushën e kontabilitetit, financave, menaxhimit strategjik, teorive kreative si dhe risive të modelit të biznesit. Ka marrë pjesë në Konferenca Shkencore në Shqipëri dhe jashtë saj duke përqëndruar kërkimet e saj në risi dhe projekte kërkimore që përfshijnë studimin e efekteve të kerkimit dhe zhvillimit, menaxhimin e bashkëpunimit, zhvillimin e teorive ekonomike etj

Edukimi: Arsimin e lartë e kreu në vitet 2007-2011 në Universitetin “Sevasti & Parashqevi Qiriazi”, në Fakultetin e Ekonomisë, Dega “Financë”, ku u diplomua në programin e studimit “Drejtues Finance” me Medalje Ari. Më pas kreu studimet Bachelor në programin e studimit “Jurist me drejtim biznesi”. Studimet Master i kreu gjatë viteve 2012-2014 në Fakultetin e Drejtësisë në programin “E drejtë civile dhe tregtare”. Fusha e Kërkimit: Puna kërkimore shkencore fokusohet kryesisht në “Strategjitë dhe kërkimi marketing”, “Aplikimi i strategjive të zhvillimit në sektorin e turizmit”, “Analiza e efektshmërisë së politikave marketore në kompanitë prodhuese”, “Përzgjedhja e mjeteve të komunikimit masiv në marketing dhe matja e audiencës” etj. Eksperiencat: Ka rreth gjashtë vite eksperiencë në mësimdhënie në fushën e ekonomisë. Gjatë vitit 2012-2014 ka punuar si pedagoge e brendshme dhe përgjegjëse e Zyrës së Financës, në Universitetin “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”. Gjatë viteve 2014-2016 ka punuar si pedagoge e brendshme në Universitetin “Wisdom”, në Departamentin e Ekonomisë. Prej vitit 2016 është pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës. Nga tetori 2017 është pjesë e stafit akademik të Univërsitetit Mesdhetar të Shqipërisë, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike. Lëndët që ka mbuluar janë: Bazat e Marketingut, Drejtimi i Marketingut, Marketing Ndërkombëtar etj. Publikimet: Autore e disa punimeve kërkimore shkencore. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka botuar disa artikuj në revista ndërkombëtare.

Edukimi: Diplomë në Drejtim Agrobiznesi, (2004) Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit. “Master Shkencor”, (2006) IAMM/CIHEAM, Montpellier, Francë, 2011 në vazhdim studime doktorature në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Drejtimet e kërkimit: Majlinda Shehu është aktive në kërkimin shkencor përmes botimeve dhe pjesmarrjes në konferenca ndërkombëtare. Fusha e kërkimit për të janë manaxhimi, analiza e rrjeteve, klasteri, klasteri i turizmit, zhvillimi i qëndrueshëm territorial. Eksperienca: Duke filluar nga viti 2006 në vazhdim punon si Asistent lektor në fushën e manaxhim biznesit, marketingut, sipërmarrjes dhe inovacionit. Publikimet: Autore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore ndërkombëtare. Për më shumë informacion rreth publikimeve të saj, ju lutem shihni: https://www.researchgate.net/profile/ Majlinda Shehu(Gjana)

Edukimi: Diplomë Bachelor dhe Master per Ekonomi dhe Biznes (2008), Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Perugia-s. Master Shkencor me temë “Kontrolli legal i llogarive në shoqëritë aksionere” (2008). Kualifikim pas – universitar pranë Qëndrës së formimimit të sipërmarrësve të Perugia-s në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale, dhe Bashkimin Europian (Fondi Social Europian), ku ka marrë titullin “Eksperte në Revizionin dhe Certifikimin e Bilanceve”. Drejtimet e kërkimit: Puna kërkimore shkencore është e fokusuar në fushën e kontabilitetit dhe financës dhe kryesisht në, “Informatizimin e Procesit të Auditimit” dhe në “Përshtatjen e Standarteve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit”. Kjo, në përputhje edhe me grupin kërkimor ku bën pjesë dhe planit shkencor të paraqitur në departamentin e Financë Bankë Kontabilitetit. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Eksperienca: Aktualisht, prej vitit 2012, është pedagoge pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, në fakultetin e Shkencave Ekonomike, departamenti Financë Bankë Kontabilitet. Pedagoge e jashtme pranë fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Grup-lënda ku bën pjesë është Kontabiliteti, bazuar edhe në profilin e studimeve të kryera. Disiplinat e mësimdhënies janë: Kontabiliteti Financiar. Ka një experiencë në Institucione të ndryshme financiare në Itali, Unicredit Banca (UPA Division – Unicredit Processes & Administration) në sektorin Financiar (2008-2009), Dhoma e Tregëtisë – Perugia, në sektorin e Analizave ekonomike (2010), Summa Consulting srl, Perugia, në sektorin e Auditimit financiar dhe kontrolli kontabël i bilanceve (2010-2011). Publikimet: Autore e disa artikujve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Edukimi: Diplomë “Bachelor” në Administrim Biznes (2012) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë. Diplomë “Master Shkencor” Ekonomiks (2014) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Ardita MALAJ është fokusuar në: Manaxhimin e Karrierës,parë në dimensione të ndryshme,faktorë individuale ose të jashtëm të cilat kanë impakt.Fusha të tjera të interesit janë Inovacioni dhe roli i tij në boten e biznesit dhe akademike,Sipermarrja dhe lidershipi,Komunikimi dhe sfidat e reja të dixhitalizimit në botën e biznesit. Eksperienca: Ka një eksperiencë akademike prej 3 vitesh. Pozicioni aktual: Lektore në lëndën Etike dhe Komunikim Biznesi,në Departamentin e Manaxhimit,Fakulteti i Shkencave Ekonomike,Universiteti Mesdhetar i Shqipërise (2017-në vazhdim), Asistente Lektore në lëndët Bazat e Manaxhimit,Komunikim në Biznes,Etikë Biznesi,Inovacione dhe Sipërmarrje manaxheriale në Departamentin e Manaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. E mban këtë pozicion që nga 2015 e në vazhdim. Paralelisht ka ushtruar profesionin e Ekonomistes në kompani të ndryshme private.Pozicionet e punës kanë qënë në fushën e Financës,në rolin e Financieres dhe ne fushën e Manaxhimit,në rolin e Manaxheres së Burimeve Njerëzore. Publikimet: Autore e disa artikujve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Kontakti: Ardita MALAJ

Edukimi: Bachelor ne Matematike ne vitet 2010-2013, Master i Shkencave ne Matematike ne vitet 2013-2015 Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kerkuese e Znj. Troci eshte e fokusuar ne Analize Matematike, specifikisht ne Ekuacione Diferenciale dhe Analize Numerike. Gjithashtu ajo vazhdon kerkimet ne studimin e hapesirave Hiperbolike, specifikisht ato CAT(0). Eksperienca: Ne vitin shkollor 2015-2016 Znj. Troci ka punuar si mesuese Matematike ne shkollen publike “Isa Domi” Durres. Ne vitet 2015-2017 ka punuar si pedagoge e jashtme ne Universitetin “Aleksander Moisiu” Durres. Nga viti 2016 dhe ne vazhdim eshte pedagoge efektive ne Universitetin Mesdhetar te Shqiperise. Duke filluar nga data 1 Qershor 2018 fillon studimet doktorale ne Jülich Supercomputing Centre, Germani. Publikimet: Autore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne Nentor 2016 merr pjese ne konferencen nderkombetare per teknologjine dhe inovacionin e organizuar nga Universiteti i Tiranes, Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres dhe University of Business and Technology ne Kosove. Ne Shkurt 2017 publikon artikullin me teme “Generalization of Strong Convergence Theorem in CAT(0) spaces”. Ne Shtator 2017 merr pjese ne konferencen nderkombetare te organizuar nga Universiteti Mesdhetar ne bashkepunim me universitete te tjera ne Europe. Për më shumë informacion rreth publikimeve të saj, ju lutem shihni: https://www.researchgate.net/profile/ Alba Troci