• Pse Mesdhetarin?
  • Misioni dhe filozofia jonë
  • Fjala e presidentit
  • Historiku
  • Akte ligjore
  • Raporte vleresimi
  • Qendra mesdheu
  • Senati akademik
  • Stafi drejtues dhe akademik

Pse Mesdhetarin?

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. I themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë që në themelimin e tij ka vendosur si qëllimin kryesor të tij edukimin e studentëve më një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë.

Universiteti Mesdhetar  ka 3 fakultete  në përbërje të tij dhe  një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar,  janë të specializuar në Universitetet më  të njohura Evropiane dhe Amerikane. Ata  janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një proces mësimor të një niveli të lartë.

Misioni dhe filozofia jonë

Misioni i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,  është ndërtimi i një komuniteti,  mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.

Fjala e presidentit

Të dashur studentë!

Për të fituar një diplomë të vlefshme, një student nuk ka më nevojë të shkojë jashtë vendit për Arsimin e Lartë dhe nuk ka nevojë të jetë larg familjes dhe të afërmve, Universiteti Mesdhetar  është një mundësi e shkëlqyer. Do të doja t’u jepja një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë atyre që janë të interesuar për Universitetin tonë.

Vizioni ynë për të themeluar një institucion elitar të arsimit të lartë, në shërbim të brezave të rinj është bërë realitet.  Gjatë këtyre  viteve  jemi përpjekur t’u ofrojmë studentëve tanë të gjithë eksperiencën dhe përvojën, me qëllim që të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët. Përkushtimi dhe rezultatet e tyre na kanë bindur se ia kemi dalë mbanë. Por, sigurisht që rruga jonë sapo ka filluar dhe rruga drejt dijes është e gjatë dhe e vështirë. Dhe vetëm ata që janë të etur për dije arrijnë deri në fund.

Universiteti Mesdhetar,  nuk kujdeset vetëm për qëndrueshmërinë e njohurive të transmetuara, por edhe në lidhje me formimin e anëtarëve të ardhshëm kryesorë të shoqërisë shqiptare. Ai i bën thirrje progresivitetit dhe forcës inteligjente, të cilët janë në kërkim të një mënyre më të mirë për tu përgatitur për tregun konkurues global, t’i bashkohen kësaj rruge.

Qëllimi ynë për të pasur në përbërjen tonë personalitete të fushave përkatëse është tashmë i realizuar me sukses. Kujdesi për ndërthurjen e vlerave të njohura me prurjet e reja premtuese është një objektiv tjetër i përmbushur nga ne. Këto veprime shprehin angazhimin tonë për t’ju sjellë jo vetëm më të mirat në cilësinë e arsimit, por edhe duke siguruar ju me programe të nivelit të lartë dhe shërbime cilësisht të dallueshme në mbështetje të studentëve. Universiteti Mesdhetar,  nuk i është kushtuar vetëm fakultetit dhe personelit, pasuria kryesore e Universitetit Mesdhetar janë studentët tanë të talentuar dhe kërkues ndaj vetes. Universiteti Mesdhetar kërkon t’i vijë në ndihmë sektorëve privatë dhe publikë të Shqipërisë nëpërmjet përsosmërisë dhe kërkimit shkencor.

Çdo ditë Universiteti Mesdhetar  është duke punuar shumë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Ne përkrahim vlerat e pavarsisë akademike, ndershmërisë intelektuale dhe të menduarit kritik. Ne besojmë se suksesi mund të arrihet me punë të vështirë dhe talent. Unë jam i bindur se, në fund të studimeve tuaja, ju do të jeni krenarë që jeni diplomuar në Universitetin Mesdhetar  të Shqipërisë !



Akademik i Asociuar Prof. Dr. Anastas ANGJELI

President i Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë

Historiku

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është themeluar në vitin 2007 nga një grup intelektualësh, profesorësh dhe ekpertësh me eksperiencë të gjatë në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe në rajon. Universiteti Mesdhetari i Shqipërisë është licensuar nga Qeveria si institucion i arsimit dhe i kërkimit shkencor në vitin 2009 dhe po në këtë vit filloi aktivitetin e vet në përputhje me Procesin e Bolonjës. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. E themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse, Universiteti Mesdhetar , që në themelimin e vet ka vendosur si qëllimin kryesor edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka në përbërje të saj një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, janë të specializuar në Universitetet më në zë evropiane dhe amerikane, dhe janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një process mësimor të një niveli të lartë.Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  përbëhet nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike ,Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fakulteti i Shkencave Psikologjike Sociale dhe Politike,  të cilat organizojnë: Studime të Ciklit të Parë “Bachelor” dhe të Ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”. 

Programet e studimit, janë hartuar në mënyrë të tillë që jo vetëm t’u përgjigjen, por edhe t’u paraprijnë nevojave që paraqet tregu i punës në Shqipëri, por edhe në rajon dhe më gjerë. Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre si financierë, bankierë, kontabilistë, menaxherë, punonjës të prokurimeve, informaticienë dhe menaxhues sistemesh, etj., si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e ekonomisë. Pas përfundimit të këtyre programeve të studimit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për mundësine e punësimit në biznesin privat dhe publik, në pozicione te tilla si: menaxher i përgjithshëm dhe i specializuar, specialist finance, specialist kontabiliteti, menaxher finance, menaxher marketingu, menaxher shitjesh, menaxher blerjesh, menaxher të burimeve njerëzore, menaxher prodhimi, specialistë informatike për biznesin, specialistë fillestar në menaxhimin e sistemeve të informacionit etj. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike ka si qëllim kryesor përgatitjen e juristëve, politologëve, administratorëve dhe funksionarëve publikë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin politik të vendit, në emancipimin e klasës e elitës politike si edhe në modernizmin e performancën e adminstratës publike në Shqipëri si dhe përgatitjen e kapaciteteve njerëzore, ekspertëve, analistëve, studiuesve, shkencëtarëve e diplomatëve në shërbim të interesave të vendit, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e të praktikës diplomatike. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është një institucion i arsimit të lartë me mision dhe vizion të qartë në tregun e dijes në Shqipëri dhe me aspirata për të shtrirë aktivitetin e vet edhe më gjerë, por njëkohësisht me rritjen dhe konsolidimin e tij, pas një periudhe disavjeçare të funksionimit të instituteve që ishin baza e krijimit të tij, ka ambicien për zhvillimin e kërkimit shkencor si për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, ashtu edhe për të rritur konkurrencën midis stafit të vet akademik dhe azhornimin e tyre në trendet bashkëkohore të debatit shkencor dhe përfshirjen e studentëve në to. Njëkohësisht duke qenë pjesë e mendimit elitar intelektual në shoqërinë shqiptare si dhe e zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, ka zhvilluar një strategji të thellimit të kërkimit shkencor në ato fusha që mendohet se është më imediate “ndërlidhja” e shkencës për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  inkurajon kërkimin shkencor si dhe debatin shkencor në disa drejtime, të cilat ka dedektuar si të rëndësishme dhe prioritare për vetë stadin ku ndodhet institucioni, por edhe vendi.

Akte ligjore

Akreditimi

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është i liçensuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.177, datë 19.2.2009.

Është i akredituar institucionalisht me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.

Programet Bachelor janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.Programet Master janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.291, datë 11.07.2012.



Qendra Mesdheu

Bordi i Qendres Mesdheu:

Drejtor Ekzekutiv – Eros Angjeli

Anetar – Mirela Lika

Anetar – Ilir Hebovija

Qendra Mesdheu është një qendër kërkimore shkencore e themeluar në Qershor 2007 nga studiues të shkencave ekonomike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Qendra Mesdheu kishte si synim kryesor të saj themelimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë i cili u themelua 2 vite më vonë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu janë:

  • Të kontribuojë në zhvillimin e kërkimit shkencor mbi tema që lidhen me studimet mesdhetare. Interes i vecante i kushtohet marrëdhënieve politike dhe ekonomike te vendeve të rajonit Euro-Mesdhetar dhe lidhjeve të këtyre vendeve me Shqipërinë.
  • Të kontribuojë në zhvillimin e një dialogu publik konstruktiv në lidhje me cështjet Mesdhetare.
  • Të kontribuojë në informimin e saktë të opinionit publik për cështje që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare të vendeve të Mesdheut.
  • Të kontribuojë në informimin e opinionit publik të huaj (kryesisht të vendeve Mesdhetare) me zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.
  • Të vendosë gjithë kapacitetin dhe eksperiencën e saj shkencore në dispozicjon të ShLP Mesdhetare të Shqipërisë dhe të studentëve të saj dhe më gjerë me qëllim zhvillimin e studimeve mesdhetare të një niveli të lartë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu do të arrihen nëpërmjet :

  • Studimeve dhe kërkimeve shkencore të ndërmara drejtpërdrejt nga Qëndra Mesdheu.
  • Publikimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore (libra, revista, artikuj, tema shkencore).
  • Mbajtes së   konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, seminareve, cikleve të seminareve, simpoziumeve, lektorimeve dhe debateve publike.
  • Bashkëpunimit të ngushtë me Universitete dhe qendra kërkimi shkencor brenda dhe jashtë vendit.
  • Krijimit dhe pasurimit të një biblioteke të specializuar në studimet mesdhetare.

 

Studimet e Qendrës Mesdheu fokusohen kryesisht në fushat e mëposhtme :

  • Marrëdhëniet ekonomike dhe politike të rajonit Euro-Mesdhetar.
  • Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet Euro-Mesdhetare.
  • Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet mesdhetare, të para në prizmin e Unionit për Mesdheun.
  • Analizën e politikës së jashtme të vendeve Euro-Mesdhetare.
  • Globalizimi dhe ndikimet në vendet e rajonit mesdhetar.
  • Historia dhe qytetërimet e rajonit të Mesdheut.

 

Senati akademik

Senati Akademik:

Prof.Dr.Akademik Anastas Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nexhmi Dumani

Prof.Asoc.Dr.Greta Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nevila Rama

Prof.Asoc.Dr.Alqi Naqellari

Prof.Asoc.Dr.Perparim Kabo

Dr.Luljeta Kodra

Anisa Bika

Gildo Xhahysa

Edukimi. Ka kryer studimet e larta katër vjeçare pranë Universitetit “La Sapienza” të Romës.Eshtë diplomuar në vitin 2007, me tezë diplome në Financë të titulluar “Vlerësimi i Aseteve Jo Materiale”. Në 2016 ka përfunduar masterin “Kooperativat: Ekonomia, e Drejta dhe Menaxhimi” pranë Universitetit “Roma Tre”. Drejtimet e kërkimit. Fushat e interesit lidhur me kerkimin shkencor janë ato të performancës financiare të shoqërive tregëtare dhe vlerësimit të aseteve jo materiale, monedhes dhe investimeve. Eksperienca. Elia Botka është pedagoge në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në departamentin Financë Bankë Kontabilitet, pranë Universitetit Mesdhetar të Shqiperisë. Në vitet 2012 - 2014 ka qënë asistent lektore në katedrën e Mikroekonomise pranë Fakultetit të Ekomomisë të Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë. Publikime. Referuar fushës kërkimore shkencore ku bën pjesë, angazhohet rregullisht në konferenca dhe punime shkencore.

Edukimi: Bachelor në Matematikë (2008) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Tiranë. Diplome e Nivelit te Dyte me titull “Matematikan” (2010) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Tiranë. “Doktor i shkencave” ne Analizë dhe Algjebër, me drejtim në Algjeber (Kriptografi) (2015) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Tiranë. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Dolantina HYKA është fokusuar në: Analizë, Algjebër, Kriptografi Simetrike e Asimetrike. Eksperienca: Dolantina HYKA ka një eksperiencë kërkimore prej 8 vitesh. Pozicioni aktual: Përgjegjëse e Departamentit të Informatikës dhe Formimit Shkencor në Universitetin Mesadhetar të Shqipërisë. E mban këtë pozicion që nga viti 2014 e deri tani. Ka qenë lektore me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, disiplinat Analize Matematike, Algjeber, Matematike1, ne nivelin Bachelor, Kriptografi, Procese Rasti ne Master Shkencor e Profesional (2010-në vazhdim). Lektore me kohë të pjesshme në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës, ne disiplinat Algjeber dhe Gjeometri, Analize Matematike, Probabilitet e Statistike per nivelin Bachelor (2010-2017). Lektore me kohë të pjesshme në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Aleksandër Mojsiu Durrës, në disiplinat Algjeber, Teori Numrash, Strukturat Algjebrike, Trigonometri, Probabilitet e Statistikë (2010-2016). Lektore me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave Të Natyrës, Universiteti Aleksandër Xhuvani, në disiplinëm Ekuacione Diferenciale (2013-2015). Lektore me kohë të pjesshme në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, në disiplinën e informatikës (2010-2014). Lektore me kohë të plotë në Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës (2011 – 2013). Anëtare e Keshillit Shkencor në botimet IDEA Publikimet: Autore e mbi 15 artikujve dhe konferencave shkencore brenda e jashtë vendit, të fokusuar në fushën e kriptografisë, sigurisë dhe lidhjen e saj me ekonominë. Ndër të cilat: IWBCMS - 2013; ISTI – 2013; ICRAE 2014; IJSINT - 2014 Education, ICT and Knowledge Society; International Western Balkans Conference of Mathematical Sciences; Economic Policy and EU Integration; South East Europe as a Common Market; Mathematics Days in Tirana; Scientific Chalenges For Sustainable Development; Buletini i Shkencave të Natyrës; Europian Jurnal of Sustainable Development; Democracy, Corruption and Ethics; etj… Redaktore e librit Matematika për Ekonominë, botim i UMSH press 2016,

Edukimi: Ka kryer studimet universitare 2001-2006 në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistriak të Athinës, Greqi në Degën e Shkencave Politike dhe Administrimit Publik me specializim në Studimet Ndërkombëtare dhe Europiane. Më pas gjatë viteve 2008-2010 ka ndjekur studimet pasuniversitare ku ka marrë titullin,Magjister (MA) i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, F.Y.R.O.M. Që prej viti 2013 e në vazhdim është kandidat për Doktor Shkencash (Phd candidate) për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës. Drejtimet e kërkimit: Fushat e interesit të kërkimit shkencor të tij janë, teoritë e demokracisë, komunikimi politik, diplomacia ekonomike në kuadrin e Kombeve të Bashkuara si edhe diplomacia ekonomike e Bashkimit Europian, historia e integrimit europian etj. Eksperienca: Ka një ekspericë kërkimore prej më shumë se 9 vitesh. Pozicioni aktual: pedagog në departamentin e shkencave psikologjike, sociale dhe politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë (UMSH). Lektor i “Teorisë së Demokracisë dhe Qeverisje Europiane” (2010 e në vazhdim) në UMSH. Lektor i Komunikimit Politik ( 2012 e në vazhdim) në UMSH. Gjithashtu ka një eksperiencë më shumë se 10 vjeçare si përgjegjës i njësisë së zhvillimit të dyqaneve (Telekom Albania 2007-2018). Publikimet: Është pjesmarrës dhe botues i një sërë artikujsh shkencorë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë ekonomike, shkencave politike në disa vende si Greqi, Mal i Zi, F.Y.R.O.M, Bosnjë dhe Hercegovinë, Rumani, etj. Ka botuar që prej vitit 2009 e në vazhdim në shtypin e përditshëm artikuj të ndryshëm rreth çështjeve të politikave të Bashkimit Europian, marrëdhënieve ndërkombëtare, marrëdhënieve më rajonin etj.

Edukimi: Graduar në FILOZOFI (viti 1977) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike&Juridike, Tiranë. • Doctor i shkencave ( viti1993) (Fusha: Ideologjia politike e të majtës në Europën Perëndimore) • “Profesor i Asociuar”, (2015) Ministria e Arsimit dhe Shkencës.(Fusha e Antropologjisë) Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Përparim KABO është e fokusuar në: Filozofi, Antropologji, Studime Social-Politike, Globalizëm, Kulturë, Art, Identitet-Historik, Kritik-Arti. Eksperienca: Ka një ekspericë mësimore dhe kërkimore prej 40 vjetësh. Pozicioni aktual: Dekani fakultetit të Shkencave Psikologjike-Sociale&Politike që nga viti 2017. Më parë ka qenë decani I Fakultetit të shkëncave Juridike&Politike gjatë një perjudhe 3 vjeçare 2014-2017. Lektorë në Universitetin e Tiranës, në Universitetin “Luarasi” dhe Universiteti “Mesdhetar” i Shqipërisë. Lektrime në disa akademi brenda vendit dhe universitete jashtë. Kërkues i pavarur dhe në grup në disa fusha. Kontributi më i freskët i tij është hartimi i Stradegjisë Kombëtare të Zhvillimit të Shkencës, 2017-2022. Në vitin 2017 u nderua jashtë vendit më titullin “Aleksandri i Madh” i artë& Çmimin e UNESCO-s. Publikimet: Autore e qindra artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Autori librave:” Antropologji pa Sistem”-Fenomeni shqiptar mes psikologjisë dhe propagandës(viti botimit 2001). “Autoritarizëm në Tranzicion”-Antropologjia Shqiptare përmes Globalizmave.”(viti 2006); “TINGULLI”-Përse Prometheu nuk është ende i qetë.(viti 2008); “EPISTOLATE”-Antropologjia e Frymës (viti 2014); “Antropologjia e Artit”(viti 2018 proces botimi)

Edukimi: Diplomë Ekonomist për industrinë (1984) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë. “Doktor i Shkencave Ekonomike”, (1994) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë. Kualifikime afatshkurtra dhe afatgjata në universitete të huaja, në Greqi (1992), Angli (1993, 1996), Zvicër (1994), në fushën e organizimit dhe menaxhimit të kompanive dhe sipermarrjes. Kualifikime brenda vendit në fushën e financës dhe vlerësimit të pasurive të paluajtshme, në funksion të avancimit profesional dhe akademik. Drejtimet e kërkimit: menaxhimi i operacioneve dhe standardet e cilësisë, inovacioni dhe sipërmarrja, ndikimi i dixhitalizimit në menaxhim në biznesin shqiptar, menaxhimi iI burimeve njerezore. Eksperienca: në mësimdhënie si lektore në fushën e menaxhimit strategjik, të operacioneve, të projekteve, menaxhimit te burimeve njerezore, qe nga viti 1984, në disa universitete të vendit; në administratën publike, në sektorin e organizimit të zonave të lira;në organizata jofitim prurëse të natyrës sociale, në ndihmë të shtresave në nevojë dhe në aktivitete biznesi. Angazhuar në pozicione specialisti të menaxhimit, të financës, të prokurimeve, të projekteve që nga viti 1996 dhe në poste drejtuese në biznes nga 2002 deri në 2015. Aktualisht lektore pranë UMSH dhe me detyra të tjera drejtimi në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Departamenti i Ekonomisë. Publikimet: pjesëmarrëse në seminare e konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit; autore e disa artikujve shkencorë në revista të fushës ekonomike Brenda dhe jashtë vendit. Bashkeautore në dy tekste universitare të fushës së menaxhimit.

Edukimi: Diplomë Ekonomi Politike (1982) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë. “Kandidat I Shkencave” (1987), “Doktor i Shkencave Ekonomike”, (1994) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Tiranë. Njohje dhe ekuivalentim i grades “Doktor” DI.KA.TSA, Athine, Greqi, (1993). Kualifikime afatshkurtra dhe afatgjata në universitete të huaja, në Greqi (1991, 1998, 2005, 2012, 2013), France (1995), në fushën e marketingut, promocionit te produkteve dhe sherbimeve, menaxhimit të kompanive dhe sipermarrjes. Kualifikime brenda vendit në fushën vlerësimit të pasurive të paluajtshme. Drejtimet e kërkimit: marketing me fokus te shitjet direkte, sipermarrja me fokus te sipermarrja universitare dhe start-ups, dhe statistika me fokus te vleresimi i stokut te kapitalit njerezor ne Shqiperi. Eksperienca: në mësimdhënie si lektor në teorive te mendimit ekonomik, marketingut, promocionit, sipermarrjs dhe biznesit te vogel, qe nga viti 1982, në disa universitete të vendit. Pervoje në administratën publike, në pozicione drejtimi (1996-1999) dhe në aktivitete biznesi, ne sipermarrje, organizim dhe drejtim kompanish te fushave te prodhimit dhe sherbimit qe nga 1990 e ne vazhdim. Angazhuar si konsulent per biznese te reja shqiptare ne fushen e tregtise dhe sherbimeve, sidomos ne fushen e turizmit, marketingut, vleresimit te pasurive te paluajtshme. Aktualisht lektor ne Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Departamenti i Ekonomisë, UMSH dhe njekohesisht Zevendes Rektor dhe pergjegjes per punen shkencore prane UMSH. Publikimet: pjesëmarrës në seminare e konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit; autor I shume artikujve shkencorë në revista të fushës ekonomike brenda dhe jashtë vendit. Bashkeautor tekst universitar “Promocioni” (1998).