• Pse Mesdhetarin?
  • Misioni dhe filozofia jonë
  • Fjala e presidentit
  • Historiku
  • Akte ligjore
  • Raporte vleresimi
  • Qendra mesdheu
  • Senati akademik
  • Stafi drejtues dhe akademik

Pse Mesdhetarin?

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. I themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë që në themelimin e tij ka vendosur si qëllimin kryesor të tij edukimin e studentëve më një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë.

Universiteti Mesdhetar  ka 3 fakultete  në përbërje të tij dhe  një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar,  janë të specializuar në Universitetet më  të njohura Evropiane dhe Amerikane. Ata  janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një proces mësimor të një niveli të lartë.

Misioni dhe filozofia jonë

Misioni i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,  është ndërtimi i një komuniteti,  mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.

Fjala e presidentit

Të dashur studentë!

Për të fituar një diplomë të vlefshme, një student nuk ka më nevojë të shkojë jashtë vendit për Arsimin e Lartë dhe nuk ka nevojë të jetë larg familjes dhe të afërmve, Universiteti Mesdhetar  është një mundësi e shkëlqyer. Do të doja t’u jepja një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë atyre që janë të interesuar për Universitetin tonë.

Vizioni ynë për të themeluar një institucion elitar të arsimit të lartë, në shërbim të brezave të rinj është bërë realitet.  Gjatë këtyre  viteve  jemi përpjekur t’u ofrojmë studentëve tanë të gjithë eksperiencën dhe përvojën, me qëllim që të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët. Përkushtimi dhe rezultatet e tyre na kanë bindur se ia kemi dalë mbanë. Por, sigurisht që rruga jonë sapo ka filluar dhe rruga drejt dijes është e gjatë dhe e vështirë. Dhe vetëm ata që janë të etur për dije arrijnë deri në fund.

Universiteti Mesdhetar,  nuk kujdeset vetëm për qëndrueshmërinë e njohurive të transmetuara, por edhe në lidhje me formimin e anëtarëve të ardhshëm kryesorë të shoqërisë shqiptare. Ai i bën thirrje progresivitetit dhe forcës inteligjente, të cilët janë në kërkim të një mënyre më të mirë për tu përgatitur për tregun konkurues global, t’i bashkohen kësaj rruge.

Qëllimi ynë për të pasur në përbërjen tonë personalitete të fushave përkatëse është tashmë i realizuar me sukses. Kujdesi për ndërthurjen e vlerave të njohura me prurjet e reja premtuese është një objektiv tjetër i përmbushur nga ne. Këto veprime shprehin angazhimin tonë për t’ju sjellë jo vetëm më të mirat në cilësinë e arsimit, por edhe duke siguruar ju me programe të nivelit të lartë dhe shërbime cilësisht të dallueshme në mbështetje të studentëve. Universiteti Mesdhetar,  nuk i është kushtuar vetëm fakultetit dhe personelit, pasuria kryesore e Universitetit Mesdhetar janë studentët tanë të talentuar dhe kërkues ndaj vetes. Universiteti Mesdhetar kërkon t’i vijë në ndihmë sektorëve privatë dhe publikë të Shqipërisë nëpërmjet përsosmërisë dhe kërkimit shkencor.

Çdo ditë Universiteti Mesdhetar  është duke punuar shumë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Ne përkrahim vlerat e pavarsisë akademike, ndershmërisë intelektuale dhe të menduarit kritik. Ne besojmë se suksesi mund të arrihet me punë të vështirë dhe talent. Unë jam i bindur se, në fund të studimeve tuaja, ju do të jeni krenarë që jeni diplomuar në Universitetin Mesdhetar  të Shqipërisë !



Akademik i Asociuar Prof. Dr. Anastas ANGJELI

President i Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë

Historiku

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është themeluar në vitin 2007 nga një grup intelektualësh, profesorësh dhe ekpertësh me eksperiencë të gjatë në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe në rajon. Universiteti Mesdhetari i Shqipërisë është licensuar nga Qeveria si institucion i arsimit dhe i kërkimit shkencor në vitin 2009 dhe po në këtë vit filloi aktivitetin e vet në përputhje me Procesin e Bolonjës. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. E themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse, Universiteti Mesdhetar , që në themelimin e vet ka vendosur si qëllimin kryesor edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka në përbërje të saj një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, janë të specializuar në Universitetet më në zë evropiane dhe amerikane, dhe janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një process mësimor të një niveli të lartë.Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  përbëhet nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike ,Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fakulteti i Shkencave Psikologjike Sociale dhe Politike,  të cilat organizojnë: Studime të Ciklit të Parë “Bachelor” dhe të Ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”. 

Programet e studimit, janë hartuar në mënyrë të tillë që jo vetëm t’u përgjigjen, por edhe t’u paraprijnë nevojave që paraqet tregu i punës në Shqipëri, por edhe në rajon dhe më gjerë. Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre si financierë, bankierë, kontabilistë, menaxherë, punonjës të prokurimeve, informaticienë dhe menaxhues sistemesh, etj., si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e ekonomisë. Pas përfundimit të këtyre programeve të studimit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për mundësine e punësimit në biznesin privat dhe publik, në pozicione te tilla si: menaxher i përgjithshëm dhe i specializuar, specialist finance, specialist kontabiliteti, menaxher finance, menaxher marketingu, menaxher shitjesh, menaxher blerjesh, menaxher të burimeve njerëzore, menaxher prodhimi, specialistë informatike për biznesin, specialistë fillestar në menaxhimin e sistemeve të informacionit etj. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike ka si qëllim kryesor përgatitjen e juristëve, politologëve, administratorëve dhe funksionarëve publikë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin politik të vendit, në emancipimin e klasës e elitës politike si edhe në modernizmin e performancën e adminstratës publike në Shqipëri si dhe përgatitjen e kapaciteteve njerëzore, ekspertëve, analistëve, studiuesve, shkencëtarëve e diplomatëve në shërbim të interesave të vendit, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e të praktikës diplomatike. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është një institucion i arsimit të lartë me mision dhe vizion të qartë në tregun e dijes në Shqipëri dhe me aspirata për të shtrirë aktivitetin e vet edhe më gjerë, por njëkohësisht me rritjen dhe konsolidimin e tij, pas një periudhe disavjeçare të funksionimit të instituteve që ishin baza e krijimit të tij, ka ambicien për zhvillimin e kërkimit shkencor si për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, ashtu edhe për të rritur konkurrencën midis stafit të vet akademik dhe azhornimin e tyre në trendet bashkëkohore të debatit shkencor dhe përfshirjen e studentëve në to. Njëkohësisht duke qenë pjesë e mendimit elitar intelektual në shoqërinë shqiptare si dhe e zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, ka zhvilluar një strategji të thellimit të kërkimit shkencor në ato fusha që mendohet se është më imediate “ndërlidhja” e shkencës për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  inkurajon kërkimin shkencor si dhe debatin shkencor në disa drejtime, të cilat ka dedektuar si të rëndësishme dhe prioritare për vetë stadin ku ndodhet institucioni, por edhe vendi.

Akte ligjore

Akreditimi

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është i liçensuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.177, datë 19.2.2009.

Është i akredituar institucionalisht me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.

Programet Bachelor janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.Programet Master janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.291, datë 11.07.2012.



Qendra Mesdheu

Bordi i Qendres Mesdheu:

Drejtor Ekzekutiv – Eros Angjeli

Anetar – Mirela Lika

Anetar – Ilir Hebovija

Qendra Mesdheu është një qendër kërkimore shkencore e themeluar në Qershor 2007 nga studiues të shkencave ekonomike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Qendra Mesdheu kishte si synim kryesor të saj themelimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë i cili u themelua 2 vite më vonë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu janë:

  • Të kontribuojë në zhvillimin e kërkimit shkencor mbi tema që lidhen me studimet mesdhetare. Interes i vecante i kushtohet marrëdhënieve politike dhe ekonomike te vendeve të rajonit Euro-Mesdhetar dhe lidhjeve të këtyre vendeve me Shqipërinë.
  • Të kontribuojë në zhvillimin e një dialogu publik konstruktiv në lidhje me cështjet Mesdhetare.
  • Të kontribuojë në informimin e saktë të opinionit publik për cështje që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare të vendeve të Mesdheut.
  • Të kontribuojë në informimin e opinionit publik të huaj (kryesisht të vendeve Mesdhetare) me zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.
  • Të vendosë gjithë kapacitetin dhe eksperiencën e saj shkencore në dispozicjon të ShLP Mesdhetare të Shqipërisë dhe të studentëve të saj dhe më gjerë me qëllim zhvillimin e studimeve mesdhetare të një niveli të lartë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu do të arrihen nëpërmjet :

  • Studimeve dhe kërkimeve shkencore të ndërmara drejtpërdrejt nga Qëndra Mesdheu.
  • Publikimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore (libra, revista, artikuj, tema shkencore).
  • Mbajtes së   konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, seminareve, cikleve të seminareve, simpoziumeve, lektorimeve dhe debateve publike.
  • Bashkëpunimit të ngushtë me Universitete dhe qendra kërkimi shkencor brenda dhe jashtë vendit.
  • Krijimit dhe pasurimit të një biblioteke të specializuar në studimet mesdhetare.

 

Studimet e Qendrës Mesdheu fokusohen kryesisht në fushat e mëposhtme :

  • Marrëdhëniet ekonomike dhe politike të rajonit Euro-Mesdhetar.
  • Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet Euro-Mesdhetare.
  • Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet mesdhetare, të para në prizmin e Unionit për Mesdheun.
  • Analizën e politikës së jashtme të vendeve Euro-Mesdhetare.
  • Globalizimi dhe ndikimet në vendet e rajonit mesdhetar.
  • Historia dhe qytetërimet e rajonit të Mesdheut.

 

Senati akademik

Senati Akademik:

Prof.Dr.Akademik Anastas Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nexhmi Dumani

Prof.Asoc.Dr.Greta Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nevila Rama

Prof.Asoc.Dr.Alqi Naqellari

Prof.Asoc.Dr.Perparim Kabo

Dr.Luljeta Kodra

Anisa Bika

Gildo Xhahysa

Edukimi: Studime postdoktorale ne Trashegimine Kulturore prane Consiglio Nazionale delle Ricerche (CNR), nen programin Science for Diplomazia, e financuar nga Ministria e Puneve te Jashtme te Italise (2017). PhD në Filologji, Universiteti “Babeş-Bolyai”, Fakulteti i Studimeve Europiane, Departamenti Etnologji-Antropologji. Cluj-Napoca, Rumani (2015). MA në Etnologji, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Historisë Shqiptare (2008). Drejtimet e kërkimit: Fushat kërkimore të interesit fokusohen tek aspekte të ndryshme sociale në periudhën moderne dhe postmoderne në Shqipëri. Ajo kryesisht ka qenë e orientuar tek ndërveprimet ndëretnike të Vllehëve dhe Shqiptarëve në arealin e Korçës gjatë periudhës së tranzicionit postkomunist, temë me të cilën ka mbrojtur tezën e doktoraturës në Fakultetin e Studimeve Europiane pranë Universitetit “Babeş-Bolyai” në Cluj-Napoca. Shkreli gjithashtu interesohet për çështje të ndryshme sociale: emigrimi, kalimi i kufirit dhe hapësirat fizike të kufirit, identitetet etnike, nacionalizmat dhe politikat nacionaliste, përfshirja dhe përjashtimi social, asimilimi, folklori dhe këngët folklorike. Eksperienca: Inis Shkreli vjen në UMSH pas një dekade punë kërkimore pranë Instituteve Kërkimore në Shqipëri dhe si bashkëpunëtore e jashtme në Akademinë e Shkencave Rumune. Znj. Shkreli është anëtare themeluese e Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë. Ajo është anëtare e disa shoqërive ndërkombëtare të Antropologjisë Social-Kulturore si: International Association for Southeast European Anthropology (InASEA), The European Association of Social Anthropologists (EASA), Associatio for the Study of Ethnicity and Nationalism (ASEN), UNESCO. Puna kërkimore është zhvilluar pranë institucioneve kërkimore; Akademia e Shkencave e RSH-së (2003-2008), Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë (2008-2010), Universiteti “Babeş-Bolyai”, Cluj-Napoca, (2007-2015), Akademia Rumune e Shkencave (bashkëpunëtore e jashtme 2008-2015), Universiteti Europian i Tiranes (2015-2017). Shkreli njëkohësisht është përfshirë dhe në Shoqërine Civile dhe veprimtari të ndryshme për intergrimin e hapësirave dhe shoqërive të periferisë me vendet dhe shoqëritë e BE-së. Konkretisht ajo ka qenë themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e OJF-së Action Center for the Survey of Cultural Dynamics and Cultural Interactions (ACSCDCI). Gjatë periudhës që ajo mbajti pozicionin e drejtueses (2012-2015) ajo ishte themeluese dhe organizatore e International Student Convention in Korça (ISCiK), pjesë e rrjetit SOrCE (Students ORganizing Conventions Everywhere) si dhe e aktiviteteve „Twinning Town Citizenship“ të cilat kishin si qëllim promovimin e hapësirës dhe kulturës shqiptare. Inis Shkreli ka qenë fituese e disa bursave dhe granteve akademike si dhe pjesëmarrëse e projekteve kërkimore ndërkombëtare të cilat kanë fokusuar politikat nacionaliste dhe çështje të identiteteve etnike në Shqipëri Publikimet: Shkreli Inis (2012) “Innovative approaches in Albanian ethnomusicology discipline; the case of cradle songs in the hilly-plain realm of Tirana district”, in “Tradita dhe Bashkëkohësia” Center for Albanian Studies, Tiranë, f. 134-152.; Shkreli Inis, (2005), “Comparisons between the metrical-rhythm of lullabies of Shkodra and the lullabies of Tirana”, in “Shkodra përmes shekujve”, Muzeu Historik, Shkodër, f. 347-360.; Shkreli Inis (2015), “Serbian_Montenegrin Minority of Shkodra: a Contested identiy”, Figura Naprijatelja, preosmisljavanje srpsko-albanskih odnosa, IFDT&Beton, Beograd, Pg.283-297; Sirbu Iosif Corina, Shkreli Inis, (2011) "Folk studies in academic curricula and the instrumentalization of these curricula by political ideology in Communist Albania" in Albanologji 1, Vol. 1, Instituti Albanologjik, Prishtina, Pg. 171-178; Shkreli Inis (2010), “A split identity flanked by Slav and Albanian culture” Essay edited in the publication “TO BE FROM/OUT – Towards the Redefinition of the Cultural Identity of Serbia”, printed by KULTURKLAMMER - Center for Cultural Interactions, Beograd, Serbia. Pg.72-84; Shkreli Inis (2009), “Albanian Iso Polyphony during post-communist period in Albania; the case of Iso- Polyphony in UNESCO”, në “Folkloristika shqiptare: Dëshmi, probleme dhe plane” Albanian Studies Institute, Prishtina, Kosovo. Pg. 339-349; Shkreli Jozita & Shkreli Inis, (2012), “Historia e Arteve Figurative për shkollat e mesme” teksti i mësuesit, Albas House, Tiranë

Education: Graduated from Faculty of Educationl Sciences, Bachelor of Science in Psychological Science and Techniques, in Aldo Moro University of Bari, Italy, on 2008. Master degree in Clinical Psychology in Aldo Moro University of Bari, Italy (2010). PhD candidate in Counselling Psychology at Ankara University, Ankara, Turkey. Research interests: Research activity of Manjola Çollaku is focused on: Clinical psychology; Development psychology; Counselling psychology; Women and children; Individual therapy; Psychological assessment; Career counselling Experience: Manjola Çollaku has 6 years of research experience. Current Position Lecturer and Researcher in the Department of Psycho-Social Studies at Mediterranean University of Albanian (2017). Publications: Author of several, articles and scientific presentations in national and international forums. For more information about her publications, please visit: https://www.researchgate.net/profile/Manjola_Collaku

Diplomë Bachelor ne Psikologji dhe Bachelor ne Sociologji, (2007), Deree College of the American College of Greece, Athine, Greqi. Master i Shkencave ne Psikologji/Psikologji Eksperimentale & Master i Shkencave ne Sociologji, (2007), Deree College of the American College of Greece, Athine, Greqi. M.A. ne Ndermjetesimin Familjar, (2012), Centro Nazionale di Alta Formazione, Centro Studi Bruner, Rome, Itali. “Doktor” i Shkencave, Profili “Psikologji”, 2017, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit, Universiteti Europian i Tiranes, Tirane. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Klodiana Rafti është fokusuar në: Ndermjetesim familjar dhe zgjidhjen e konfliktve lidhur me strategjite dhe ceshtjet praktike te ndermjetesimit, modelet, dhe teknikat ne fushen e ndermjetesimit familjar. Studime ne terapine e familjes dhe sistemit familjar. Studime mbi neuroshkencen konjitive dhe aftesive te negocimit. Konjicioni dhe emocionet si elemente te rendesishem te strategjive te negocimit ne shuarjen e konflikteve dhe arritjen e marreveshjeve ne ndermjetesimin familjar. Studime ne psikologji eksperimentale: Efektet e substances se ginseng ne sistemin parasimpatik nervor. Eksperienca: Klodiana Rafti ka një ekspericë kërkimore prej 6 vjetësh ne fushen e Ndermjetesimit Familjar, Terapine e Familjes dhe Psikologjine Konjitive. Pozicioni aktual: Lektore/Kerkuese e Departamentit të Psikologjisë dhe Studimeve Sociale, (2018- ne vazhdim), Fakulteti i Studimeve Psiko-Sociale dhe Politike, UMSH. Pedagoge/Lektore, Albanian University, Departamenti i Psikologjise se Pergjithshme, (2013-2014). Pedagoge/Lektore, Universiteti i Tiranes, Departamenti Psikologji/Pedagogji, Fakulteti i Shkencave Sociale, (2014-2015). Pedagoge/Lektore, Universiteti Europian i Tiranes, Departamenti i Edukimit, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit, (2014-2018). Ndermjetese Familjare, Dhoma Kombetare e Ndermjetesimit, Tirane, (2013- ne vazhdim). Publikimet: Autore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe kryesisht ndërkombëtare. Për më shumë informacion rreth publikimeve të saj, ju lutem shihni: https://www.researchgate.net/profile/ Klodiana Rafti

Edukimi: Diplomë e nivelit të dytë në Gjuhë dhe Letërsi të huaj moderne, (2006), Fakulteti Letërsi Filozofi, Universiteti i Romës “La Sapienza”. “Master Shkencor” në Gazetari dhe multimedia - Gazetari politike, juridike dhe ekonomike (2010), Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti i Romës “La Sapienza”. Titulli “ Ekselenca Shqiptare” (2011), Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Tiranë. “Doktor Shkencash” (PhD), (2013), Departamenti: Historia e Europës dhe marrdhënjet ndërkombëtare, Universiteti i Romës “La Sapienza”. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Ilda Kashamit , fokusohet ne fushat që përfshijnë komunikimin dhe multimediat, teknologjitë e reja dhe stratetegjitë e adoptuar nga istitucionet e ndryshme, qeveritare dhe jo, në komunikiminin e brendshëm dhe në atë te jashtëm. Fushë tjetër me interes është ajo e marrdhënjeve ndërkombëtare, veçanërisht e atyre midis Shqipërisë dhe Italisë në sektorin strategjikë energjisë. Eksperienca: Pozicioni aktual: Lektore pranë Departamentit të Psikologjisë dhe Sociologjise, Fakulteti i Shkencave Psikologjike Sociale dhe Politike, Universiteti Mesdhetar i Shqipërise, (2017 e vazhdim). Lektore pranë Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, (2017). Kërkuese në Departamentin e Historisë së Europës, Fakulteti Letërsi Filosofi, Universiteti i Romës, La Sapienza, (2010-2013). Publikimet: Autore e disa prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Autore e: “Hystorical view between Italy and Albania in the field of energy policies”, paraqitur per publikim ne revisten shkencore: “ INTERNATIONAL JOURNAL OF SCIENTIFIC RESEARCH AND MANAGEMENT – ISSN 2321-3418. “Trans Adriatic Pipeline in Albania. Environmental impacts”, RESEARCH REVIEW INTERNATIONAL JOURNAL OF MULTIDISCIPLINARY ISSN: 2455-3085.

Edukimi: Diplomë Bachelor në Psikologji Personaliteti dhe Marrëdhënie Ndërpersonale (2007), Universiteti i Padovës, Fakulteti i Psikologjisë, Itali. Master i Shkencës në Psikologji Sociale, e Punës dhe e Komunikimit (2010), Universiteti i Padovës, Fakulteti i Psikologjisë. Itali. Studente Doktorale pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (2012), Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë. Tema Doktorale: `Mes tradicionales dhe modernes. Dhuna ndaj gruas në Shqipërinë post-socialiste`. Drejtimet e kërkimit: Ela Tollkuҫi është një psikologe sociale e fokusuar në: ҫështjet gjinore, dhunën në familje, të drejtat e njeriut, sjelljen njerëzore në organizata, studimet dhe terapitë psikosociale në grupe, etj.; studimet sociale të lidhura me qeverisjen e mirë dhe demokracinë vendore si edhe me rolin e komunitetit në zhvillimin e territorit; studimet mbi skemat e përfshirjes së fëmijëve vulnerabël në sistemin parashkollor për bashkitë e vendit. Eksperienca: Ela Tollkuҫi ka një ekspericë kërkimore disa vjeҫare. Pozicioni aktual: që nga viti 2014 është lektore me kohë të plotë/kërkuese shkencore pranë Departamentit të Psikologjisë dhe Sociologjisë, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Tiranë. Lektore e Psikologjisë së Përgjithshme, Bazave të Studimeve Psikosociale, Sociologjisë së Ligjit, Shkrimit Akademik dhe Metodave të Kërkimit Shkencor për Shkencat Sociale në Fakultetin e Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike në UMSH (2014- në vazhdim); Psikologji Sociale në Departamentin e Sociologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale (2016-2017); Metodat e Kërkimit Social 1 në Departamentin e Punës Sociale dhe Politikave Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale (2016-2017); Metodat e Avancuara të Kërkimit Shkencor Sasior, Departamenti i Punës Sociale dhe Politikave Sociale (2017-2018). Që nga viti 2010 është këshilluese me kohë të pjesshme për viktimat e dhunës në familje pranë Linjës Kombëtare të Këshillimit për Gra dhe Vajza. Publikimet: Autore dhe bashkautore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare: Etnografia e dhunës dhe modeli ekologjik. Një perspektivë aplikimi në realitetin shqiptar (2013); Shtatzania dhe sjelljet e lidhura me të. Një studim pilot bazuar në moshën dhe nivelin e edukimit të gruas (2015); Neuromarketingu një element i ri në shërbim të buznesit shqiptar (2016); Impakti i faktorëve të lidhur me migrimin e brendshëm në dhunën ndaj grave (2016).

Edukimi: Diplomë të Mediatore Kulturale Instituti i lartë i formazionit Preziozissimo Sangue 2004-2005 Bari Itali. Diplomë në Shkenca Politike Marrëdhënie Ndërkombetare, (11/09/2009) Universiteti ALDO MORO ITALI, Fakulteti i Shkencave Politike, Bari ITALI.“Master”, (11/092009 -28/09/2010) Universiteti Aldo Moro BARI, Departamenti i Marrëdhënieve Internazionale . “Doktor” Shkencash 31/12/2016) Shtetëror ALDO MORO, ITALI. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Arjeta Veshi (Balla) është fokusuar në: Kërkime socioekonomike dhe demografie sociale studime të bëra pranë qëndrës se kërkimit C.I.P.R.A. të Inprenditoreve, Puntorëve, Studentëve, Të Etnive të ndryshme. Eksperienca: Kam një ekspericë kërkimore prej 6 vjetësh. Pozicioni aktual:petagoge prane departamentit të psikologjisë dhe sociologjisë të Universitetit Mesdhetar te Tiranes (nga 2018), Lektore/Kërkuese në Departamentin Forbsikom, të Universitetit ALDO MORO Itali. E kam mbajtur këtë posicion deri në 2016 Mediatore kulturale pranë zyrave të punës në qytetin e Barit nga 2008 -2009. Asistente teknike në departamentin e ekonomisë ndërkombëtare dhe të UE 06/2007-08/2007. Docente në Histori sociale dhe Bashke kohore pranë Universitetit te Tarantos dhe Barit.2015-2016 . Publikimet: Autore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Autore e librit Internalizazione delle Imprese e Investimenti straniero in Albania. (2017). Për më shumë informacion rreth publikimeve të mia, ju lutem mund të me kontaktoni per tju dhënë informazione më të detajuara, ose publikimet e mija mund ti gjeni pranë qëndrës së kërkimit C.I.R.P.A.S. .pranë Universitetit ALDO MORO Itali.