• Pse Mesdhetarin?
  • Misioni dhe filozofia jonë
  • Fjala e presidentit
  • Historiku
  • Akte ligjore
  • Raporte vleresimi
  • Qendra mesdheu
  • Senati akademik
  • Stafi drejtues dhe akademik

Pse Mesdhetarin?

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. I themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë që në themelimin e tij ka vendosur si qëllimin kryesor të tij edukimin e studentëve më një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë.

Universiteti Mesdhetar  ka 3 fakultete  në përbërje të tij dhe  një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar,  janë të specializuar në Universitetet më  të njohura Evropiane dhe Amerikane. Ata  janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një proces mësimor të një niveli të lartë.

Misioni dhe filozofia jonë

Misioni i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,  është ndërtimi i një komuniteti,  mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.

Fjala e presidentit

Të dashur studentë!

Për të fituar një diplomë të vlefshme, një student nuk ka më nevojë të shkojë jashtë vendit për Arsimin e Lartë dhe nuk ka nevojë të jetë larg familjes dhe të afërmve, Universiteti Mesdhetar  është një mundësi e shkëlqyer. Do të doja t’u jepja një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë atyre që janë të interesuar për Universitetin tonë.

Vizioni ynë për të themeluar një institucion elitar të arsimit të lartë, në shërbim të brezave të rinj është bërë realitet.  Gjatë këtyre  viteve  jemi përpjekur t’u ofrojmë studentëve tanë të gjithë eksperiencën dhe përvojën, me qëllim që të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët. Përkushtimi dhe rezultatet e tyre na kanë bindur se ia kemi dalë mbanë. Por, sigurisht që rruga jonë sapo ka filluar dhe rruga drejt dijes është e gjatë dhe e vështirë. Dhe vetëm ata që janë të etur për dije arrijnë deri në fund.

Universiteti Mesdhetar,  nuk kujdeset vetëm për qëndrueshmërinë e njohurive të transmetuara, por edhe në lidhje me formimin e anëtarëve të ardhshëm kryesorë të shoqërisë shqiptare. Ai i bën thirrje progresivitetit dhe forcës inteligjente, të cilët janë në kërkim të një mënyre më të mirë për tu përgatitur për tregun konkurues global, t’i bashkohen kësaj rruge.

Qëllimi ynë për të pasur në përbërjen tonë personalitete të fushave përkatëse është tashmë i realizuar me sukses. Kujdesi për ndërthurjen e vlerave të njohura me prurjet e reja premtuese është një objektiv tjetër i përmbushur nga ne. Këto veprime shprehin angazhimin tonë për t’ju sjellë jo vetëm më të mirat në cilësinë e arsimit, por edhe duke siguruar ju me programe të nivelit të lartë dhe shërbime cilësisht të dallueshme në mbështetje të studentëve. Universiteti Mesdhetar,  nuk i është kushtuar vetëm fakultetit dhe personelit, pasuria kryesore e Universitetit Mesdhetar janë studentët tanë të talentuar dhe kërkues ndaj vetes. Universiteti Mesdhetar kërkon t’i vijë në ndihmë sektorëve privatë dhe publikë të Shqipërisë nëpërmjet përsosmërisë dhe kërkimit shkencor.

Çdo ditë Universiteti Mesdhetar  është duke punuar shumë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Ne përkrahim vlerat e pavarsisë akademike, ndershmërisë intelektuale dhe të menduarit kritik. Ne besojmë se suksesi mund të arrihet me punë të vështirë dhe talent. Unë jam i bindur se, në fund të studimeve tuaja, ju do të jeni krenarë që jeni diplomuar në Universitetin Mesdhetar  të Shqipërisë !



Akademik i Asociuar Prof. Dr. Anastas ANGJELI

President i Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë

Historiku

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është themeluar në vitin 2007 nga një grup intelektualësh, profesorësh dhe ekpertësh me eksperiencë të gjatë në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe në rajon. Universiteti Mesdhetari i Shqipërisë është licensuar nga Qeveria si institucion i arsimit dhe i kërkimit shkencor në vitin 2009 dhe po në këtë vit filloi aktivitetin e vet në përputhje me Procesin e Bolonjës. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. E themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse, Universiteti Mesdhetar , që në themelimin e vet ka vendosur si qëllimin kryesor edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka në përbërje të saj një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, janë të specializuar në Universitetet më në zë evropiane dhe amerikane, dhe janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një process mësimor të një niveli të lartë.Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  përbëhet nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike ,Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fakulteti i Shkencave Psikologjike Sociale dhe Politike,  të cilat organizojnë: Studime të Ciklit të Parë “Bachelor” dhe të Ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”. 

Programet e studimit, janë hartuar në mënyrë të tillë që jo vetëm t’u përgjigjen, por edhe t’u paraprijnë nevojave që paraqet tregu i punës në Shqipëri, por edhe në rajon dhe më gjerë. Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre si financierë, bankierë, kontabilistë, menaxherë, punonjës të prokurimeve, informaticienë dhe menaxhues sistemesh, etj., si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e ekonomisë. Pas përfundimit të këtyre programeve të studimit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për mundësine e punësimit në biznesin privat dhe publik, në pozicione te tilla si: menaxher i përgjithshëm dhe i specializuar, specialist finance, specialist kontabiliteti, menaxher finance, menaxher marketingu, menaxher shitjesh, menaxher blerjesh, menaxher të burimeve njerëzore, menaxher prodhimi, specialistë informatike për biznesin, specialistë fillestar në menaxhimin e sistemeve të informacionit etj. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike ka si qëllim kryesor përgatitjen e juristëve, politologëve, administratorëve dhe funksionarëve publikë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin politik të vendit, në emancipimin e klasës e elitës politike si edhe në modernizmin e performancën e adminstratës publike në Shqipëri si dhe përgatitjen e kapaciteteve njerëzore, ekspertëve, analistëve, studiuesve, shkencëtarëve e diplomatëve në shërbim të interesave të vendit, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e të praktikës diplomatike. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është një institucion i arsimit të lartë me mision dhe vizion të qartë në tregun e dijes në Shqipëri dhe me aspirata për të shtrirë aktivitetin e vet edhe më gjerë, por njëkohësisht me rritjen dhe konsolidimin e tij, pas një periudhe disavjeçare të funksionimit të instituteve që ishin baza e krijimit të tij, ka ambicien për zhvillimin e kërkimit shkencor si për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, ashtu edhe për të rritur konkurrencën midis stafit të vet akademik dhe azhornimin e tyre në trendet bashkëkohore të debatit shkencor dhe përfshirjen e studentëve në to. Njëkohësisht duke qenë pjesë e mendimit elitar intelektual në shoqërinë shqiptare si dhe e zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, ka zhvilluar një strategji të thellimit të kërkimit shkencor në ato fusha që mendohet se është më imediate “ndërlidhja” e shkencës për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  inkurajon kërkimin shkencor si dhe debatin shkencor në disa drejtime, të cilat ka dedektuar si të rëndësishme dhe prioritare për vetë stadin ku ndodhet institucioni, por edhe vendi.

Akte ligjore

Akreditimi

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është i liçensuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.177, datë 19.2.2009.

Është i akredituar institucionalisht me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.

Programet Bachelor janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.Programet Master janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.291, datë 11.07.2012.



Qendra Mesdheu

Bordi i Qendres Mesdheu:

Drejtor Ekzekutiv – Eros Angjeli

Anetar – Mirela Lika

Anetar – Ilir Hebovija

Qendra Mesdheu është një qendër kërkimore shkencore e themeluar në Qershor 2007 nga studiues të shkencave ekonomike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Qendra Mesdheu kishte si synim kryesor të saj themelimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë i cili u themelua 2 vite më vonë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu janë:

  • Të kontribuojë në zhvillimin e kërkimit shkencor mbi tema që lidhen me studimet mesdhetare. Interes i vecante i kushtohet marrëdhënieve politike dhe ekonomike te vendeve të rajonit Euro-Mesdhetar dhe lidhjeve të këtyre vendeve me Shqipërinë.
  • Të kontribuojë në zhvillimin e një dialogu publik konstruktiv në lidhje me cështjet Mesdhetare.
  • Të kontribuojë në informimin e saktë të opinionit publik për cështje që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare të vendeve të Mesdheut.
  • Të kontribuojë në informimin e opinionit publik të huaj (kryesisht të vendeve Mesdhetare) me zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.
  • Të vendosë gjithë kapacitetin dhe eksperiencën e saj shkencore në dispozicjon të ShLP Mesdhetare të Shqipërisë dhe të studentëve të saj dhe më gjerë me qëllim zhvillimin e studimeve mesdhetare të një niveli të lartë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu do të arrihen nëpërmjet :

  • Studimeve dhe kërkimeve shkencore të ndërmara drejtpërdrejt nga Qëndra Mesdheu.
  • Publikimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore (libra, revista, artikuj, tema shkencore).
  • Mbajtes së   konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, seminareve, cikleve të seminareve, simpoziumeve, lektorimeve dhe debateve publike.
  • Bashkëpunimit të ngushtë me Universitete dhe qendra kërkimi shkencor brenda dhe jashtë vendit.
  • Krijimit dhe pasurimit të një biblioteke të specializuar në studimet mesdhetare.

 

Studimet e Qendrës Mesdheu fokusohen kryesisht në fushat e mëposhtme :

  • Marrëdhëniet ekonomike dhe politike të rajonit Euro-Mesdhetar.
  • Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet Euro-Mesdhetare.
  • Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet mesdhetare, të para në prizmin e Unionit për Mesdheun.
  • Analizën e politikës së jashtme të vendeve Euro-Mesdhetare.
  • Globalizimi dhe ndikimet në vendet e rajonit mesdhetar.
  • Historia dhe qytetërimet e rajonit të Mesdheut.

 

Senati akademik

Senati Akademik:

Prof.Dr.Akademik Anastas Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nexhmi Dumani

Prof.Asoc.Dr.Greta Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nevila Rama

Prof.Asoc.Dr.Alqi Naqellari

Prof.Asoc.Dr.Perparim Kabo

Dr.Luljeta Kodra

Anisa Bika

Gildo Xhahysa

Edukimi: Valbona Habili Sauku i përket brezit të parë të Psikologjisë, diplomuar në drejtimin shkollor/organizacional pranë Fakutetit të Shkencave Sociale, në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë në vitin 2000. Studimet pasuniversitare kanë vijuar me programin “Master në Këshillim Psikologjik” në 2004 – 2007. Ka marrë gradën “Doktor në Psikologji” në Korrik të 2016, pranë Fakutetit Të Shkencave Sociale, në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Valbona Habili (Sauku) është fokusuar në: fushën e psikologjisë shkollore, në fushën e edukimit e kryesisht në një ndërthurje të kërkimeve në këto fusha me fushën e psikologjisë organizacionale. Eksperienca: Ka një përvojë 16 vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit në fushën e shkencës së psikologjisë. Aktualisht është pedagoge me kohë të plotë, pranë Fakutetit të Shkencave Sociale, në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë dhe zhvillon mësim në programet Bachelor, kryesisht përgjegjëse për lëndët: Psikologji Edukimi dhe Sjellje Organizative, Master i Shkencave në Psikologji Organizimi, kryesisht përgjegjëse për lëndën: Vlerësim në organizatë dhe Master Profesional me profil Orientim Profesional, kryesisht për lëndën Trajnimi dhe Zhvillimi. Ka përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për diplomën bachelor dhe master. Ka botime të shumta në fushën e psikologjisë. Gjithashtu ka një përvojë 16 vjeçare në fushën e psikologjisë organizative kryesisht me organizata ndërkombëtare si Karitasi Spanjoll, delegacioni në Kosovë, Kryqi i Kuq Spanjoll e Terre des Homme në Shqipëri dhe së fundmi nga 2010 e në vazhdim ofron shërbimin e supervizimit të nënave, si psikologe pranë SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri. Aktualisht është anëtare e Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Psikologut. Publikimet: Autore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si më poshtë vijojnë: I. ARTIKUJ SHKENCOR 1. Sauku, V., (2015). “Passionate teachers and their profession”. EUROPEAN ACADEMIC RESEARCH, Vol. III, Issue 7, p.7770 – 7784. 2. Sauku, V., (2015).“Promoting teachers and strengthening effectiveness”. EUROPEAN ACADEMIC RESEARCH, Vol. III, Issue 8, p.8676-8693. 3. Sauku, V., Kadriu, L., (2015). “Teacher effectiveness and children’s achievement”. EUROPEAN ACADEMIC RESEARCH, Vol. III, Issue 8, 8955-8971. 4. Kadriu, L., Kadriu, V., Sauku, V., (2016). “Interaction and communication in schools”. EUROPEAN ACADEMIC RESEARCH, Vol. IV, Issue 1, 373 – 388. II. PJESMARRJE ME REFERIM NË AKTIVITETE SHKENCORE 1. Sauku, V., (2014).“Profiling Characteristic and motivation of students who choose teaching as possible career in their future”, Konferenca e 2-të Ndërkombëtare në Kërkim dhe Edukim, “Challenges towards the future” organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. 2. Sauku, V., (2014).“Parent’s involvement in teacher recruitment”, Balkan – American Research and Evaluation Conference organizuar nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Clemsonit, Tiranë 3. Sauku, V., Laçi, S (2015). “Interaction teacher student and its impact on student achievement”, Konferenca e 3-të Ndërkombëtare në Kërkim dhe Edukim, “Challenges towards the future” organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. 4. Sauku, V., Kadriu, L., (2015). “Teachers and their passion for the teaching profession, Konferenca e tretë Ndërkombëtare e Fakultetit Filozofik, “Challenges and Perspectives of Contemporary Education ”, Tetovë, Maqedoni. 5. Papa, L., Sauku, V., (2016), “Relationship between perceptions of the social bullying and age in senior students in some high schools in Albania”, Konferencë Ndërkombëtare: “Developmental Challenges in a Changing Society: Insights From Researches with Adolescents and Youths”, organizuar nga Departamenti i Psikologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiti i Tiranës " 6. Sauku, V., (2017), “Recruitment and Selection process of teachers in Albania”, Konferencë Ndërkombëtare: “Psycho – Social Dynamic of development and education challenges”, organizuar nga Departamenti i Psikologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiti i Tiranës "

Prof. Asoc. Dr. Nevila Xhindi ( PhD) Është diplomuar nga Universiteti i Tiranës si Doktore e Shkencave në Gjeografinë Humane dhe Doktore Shkencash për të dytën herë në Zhvillim-Planifikim Rajonal në Universitetin e Potsdamit në Gjermani. Ka qenë bursiste e Fulbright/Humphrey, bursë e administruar nga Departamenti Amerikan I Shtetit, pranë Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë në SHBA, diplomuar për Politika dhe Studime të Krahasuara në Arsim. Gjate periudhës 2007-2009 ka punuar si koordinatore e Qeverisë Shqiptare për Ndihmën e Huaj pranë Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj në Këshillin e Ministrave. Që prej Nëntorit 2013 deri Korrik 2015, ajo ka ushtruar detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës. Për më shumë se 20 vjet ka punuar si lektore në disa universitete. Nw Universitetin Europian të Tiranës ka mbajtur pozicionin e zv/rektores për bashkëpunim dhe zhvillim. Nentor 2015-Shtator 2016 ka mbajtur postin e Rektores në Kolegjin Universitar LUARASI. Ka qene drejtuese e Katedrës për Studime Europiane “Jean Monnet“( Jean Monnet Chair 2012-2015), akredituar nga BE, Departamenti I Kulturës dhe Arsimit; Është anëtare e disa ACTIONs të programit të Bashkëpunimit Europian për Shkencën dhe Teknologjinë (COST) dhe pjesë e grupimit të Expertëve Europianë për procesin e Bolonjës (HERE). Gjatë jetës së saj akademike ka botuar artikuj të rëndësishëm në revista të njohura dhe ka drejtuar e marrë pjesë në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Aktualisht drejton disa nga zyrat e rëndësishme në Universitetin Mesdhetar të Shqipëisë: zyrën e njësisë se sigurimit të cilësisë; kurrikulave; studentëvë dhe zyrën e zhvillimit të projekteve.

Edukimi: Diplomë në Drejtësi, (2001) Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë Tiranë, “Master”, (2006) UT, Departamenti i së Drejtës Penale. “Doktor”, (2012) UT, Tiranë. “Profesor i Asociuar”, (2015) Ministria e Arsimit dhe Shkencës, UT. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Alketa Elezi është fokusuar në: fushen e së drejtës penale, e së drejtës proceduriale penale, e së drejtës penale ushtarake, e drejtesise restauruese, penalogji- kriminalogji, organizimin e së drejtës penale dhe sistemeve krahasuese. Eksperienca: Ka një ekspericë kërkimore prej 17 vjetësh. Pozicioni aktual: Zv/Dekane pranë Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare (2017), Shefe Departamenti në “SHLP Mesdhetare” Fakulteti i Shencave Juridike dhe Politike (2016) Lektore/Kërkuese në Departamentin e së Drejtës Civile, Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Universiteti Mesdhetar te Shqipërisë. E mban këtë pozicion që nga 2014 e deri tani. Lektore e E drejta penale, E drejta penale Tregtare, E drejta e Procedures Penale. Lektore e “E drejta penale Ushtarake” dhe “E drejta penale” ne Universitetin “UFO” (2007-2010) dhe ne “E drejta penale”, “E drejta e Procedures Penale”, “Filozofia e se Drejtes”, ne Universitetin Kristal (2006-2014). Sekretare e Përgjithshme e Dhomës Kombetare të Ndërmjetësve (2014) Fiton Titullin “Ndërmjetës i certifikuar” pas perfundimit të kursit të plotë të trajnimi (bazik dhe i avancuar) në "Drejtësisë Restauruese dhe Ndërmjetësim (2010) Nënkryetare në Njesinë Bashkiake Nr. 3 Tiranë, (2004-2006), Institucioni i "Avokati i Popullit” Sektori i Administratës Qëndrore dhe Lokale. (2004) Publikimet: Autore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Autore e disa artikujve shkencore “Aspekte juridiko penale të dhunës në familje” Impact Factor, Itali ,“Krimet kundër njerëzimit parë në kuadrin e Legjislacioni ndërkombëtar penal", www.bibliotheca.ro, Rumani

Edukimi: Diplomë në Drejtësi, titulli Jurist, Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik, Tiranë (1994). Diplomë Master i Nivelit të Dytë, Studime të thelluara pas-universitare në fushën penale, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë(2012). Aktualisht, Doktoraturë në proces në fushën penale, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë Tiranë (2018). Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e z.Arben Prifti është fokusuar kryesisht në fushën penale: Në të drejtën penale ka mbrojtur në MND temën e diplomës “Instituti i krimit vazhdues në të drejtën italiane”. Ndërsa në të drejtën e procedurës penale, kërkimi shkencor është fokusuar në institutin e provës në procesin penal dhe në veçanti provat e kundërta ose provat e të pandehurit në procesin penal, e cila është dhe tema e dizertacionit. Eksperienca: Ka një eksperiencë dhe përvojë pune prej 21 vjetësh. Pozicioni aktual: Lektor i së Drejtës Penale dhe Procedurës Penale, pranë Departamentit Publik, të Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë(2014-2018). Gjithashtu, vazhdon të ushtrojë profesionin e avokatit pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë(2005-2018). Lektor i të Drejtës Procedurale Penale në Shkollën e Avokatisë Tiranë(2013-2017). Pedagog i jashtëm pranë Departamentit Penal në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë (2012-2014). Drejtor i Agjencisë së Prokurimit Publik pranë Kryeministrisë (2000-2002). Specialist në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Autoritetet e Huaja, dhe Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë(1996-2000). Specialist për problemet sociale dhe ligjore të rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve(1994-1996). Publikimet: Autor i disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare ndër të tilla si “Judicial police, functions and its development in Albania”(2016), “Essential Principales of Criminal Trial”(2017), “Extraordinary legal means against final criminal decisions in Albania”(2017).

Emri: BESMIR Mbiemri: ALUSHI Grada/Titulli: DOKTOR I SHKENCAVE Edukimi: Diplomë bachelor në Drejtesi, (2009), Studime te Thelluara Pasuniversitare ne Studime Europiane dhe Legjislacion Europian (2011) UT,. Fitimi i grades “Doktor”, (2014) UT, Instituti Studimeve Europiane, Tiranë. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Besmir ALUSHI, është fokusuar në: Te drejten civile, konkretisht marredhenia juridike e pronesise, te drejten procedurale civile te brendshme dhe ate europiane, gjithashtu ne fushen e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Eksperienca: Ka një ekspericë disa vjecare ne mesimdhenie: Lektor me kohe te plote prej vitit 2015 e ne vazhdim ne Universitetin Mesdhetar te Shqiperise ne lendet, “E drejte civile”, “Procedure Civile”. 2012-ne vazhdim lektor me kohe te pjeshme ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Shkencave Sociale ne lendet:“E drejte kushtetuese”, “Lirite dhe te drejta themelore te njeriut”. 2015-ne vazhdim lektor me kohe te pjeshme ne Kolegjin Iliria, Republika e Kosoves. 2011-ne vazhdim Avokat i Dhomes se Avokatise Tirane, i fokusuar ne ceshtje civile dhe administrative. 2014-2015, jurist prane Ministrise se Mjedisit, drejtimi prokurime publike, ndjekje procedurash gjyqesore. Publikimet: Autor i disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Edukimi: Mag. iur. Besmir Premalaj ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi në Universitetin Karl-Franzes-Universität në Graz të Austrisë dhe vazhdon studimet e doktoraturës në po këtë Universitet. Ka ndjekur Shkollën e Magjistraturës në Austri ku ndër të tjera ka qënë magjistrat në Gjykatën e Lartë të Landit Graz, Austri, dhe ka përfunduar praktikën e tij gjyqësore me rezultate shumë të mira. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Besmir Premalaj është fokusuar në: E drejte Civile, Procedure Civile, E drejte Nderkombetare Private, E drejte Private Europiane. Eksperienca: Ka një ekspericë kërkimore disavjeçare. Pozicioni aktual: Pedagog në Departamentin e të Drejtës Civile (nga 2016), Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Ka punuar ne Gjykatën e Lartë të Landit Graz, Gjykatën e Apelit të Landit Graz, Gjykatën e Becirkut Graz-Perëndim dhe Gjykatën e Becirkut Weiz. Ai zotëron shumë mirë gjuhët anglisht, gjermanisht, italisht dhe ka njohuri bazë në frengjisht. Publikimet: Është autor i një monografie të botuar në Gjermani (2015) me titull „Kodifikationen des Privatrecht im 17. Und 18 Jahrhundert. Kodifikationsbestrebungen und –pläne Bayern und in Österreich“. Gjithashtu zoti Besmir Premalaj ka kryer punë kërkimore shkencore në Universitetin e Graz-it. Në shkurt të vitit 2018 ai ka qënë anëtar i komisionit teknik të konferencës shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Universiteti i Barit dhe Universiteti Alcide de Gasperi i Josefow, në Poloni me temën “Drejtësia për të miturit, realitete dhe sfida“, si dhe është autor i disa punimeve shkencore. Për më shumë informacion rreth publikimeve të saj, ju lutem shihni: https://www.researchgate.net/profile/ Besmir PREMALAJ