• Pse Mesdhetarin?
  • Misioni dhe filozofia jonë
  • Fjala e presidentit
  • Historiku
  • Akte ligjore
  • Raporte vleresimi
  • Qendra mesdheu
  • Senati akademik
  • Stafi drejtues dhe akademik

Pse Mesdhetarin?

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. I themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë që në themelimin e tij ka vendosur si qëllimin kryesor të tij edukimin e studentëve më një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë.

Universiteti Mesdhetar  ka 3 fakultete  në përbërje të tij dhe  një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar,  janë të specializuar në Universitetet më  të njohura Evropiane dhe Amerikane. Ata  janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një proces mësimor të një niveli të lartë.

Misioni dhe filozofia jonë

Misioni i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,  është ndërtimi i një komuniteti,  mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.

Fjala e presidentit

Të dashur studentë!

Për të fituar një diplomë të vlefshme, një student nuk ka më nevojë të shkojë jashtë vendit për Arsimin e Lartë dhe nuk ka nevojë të jetë larg familjes dhe të afërmve, Universiteti Mesdhetar  është një mundësi e shkëlqyer. Do të doja t’u jepja një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë atyre që janë të interesuar për Universitetin tonë.

Vizioni ynë për të themeluar një institucion elitar të arsimit të lartë, në shërbim të brezave të rinj është bërë realitet.  Gjatë këtyre  viteve  jemi përpjekur t’u ofrojmë studentëve tanë të gjithë eksperiencën dhe përvojën, me qëllim që të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët. Përkushtimi dhe rezultatet e tyre na kanë bindur se ia kemi dalë mbanë. Por, sigurisht që rruga jonë sapo ka filluar dhe rruga drejt dijes është e gjatë dhe e vështirë. Dhe vetëm ata që janë të etur për dije arrijnë deri në fund.

Universiteti Mesdhetar,  nuk kujdeset vetëm për qëndrueshmërinë e njohurive të transmetuara, por edhe në lidhje me formimin e anëtarëve të ardhshëm kryesorë të shoqërisë shqiptare. Ai i bën thirrje progresivitetit dhe forcës inteligjente, të cilët janë në kërkim të një mënyre më të mirë për tu përgatitur për tregun konkurues global, t’i bashkohen kësaj rruge.

Qëllimi ynë për të pasur në përbërjen tonë personalitete të fushave përkatëse është tashmë i realizuar me sukses. Kujdesi për ndërthurjen e vlerave të njohura me prurjet e reja premtuese është një objektiv tjetër i përmbushur nga ne. Këto veprime shprehin angazhimin tonë për t’ju sjellë jo vetëm më të mirat në cilësinë e arsimit, por edhe duke siguruar ju me programe të nivelit të lartë dhe shërbime cilësisht të dallueshme në mbështetje të studentëve. Universiteti Mesdhetar,  nuk i është kushtuar vetëm fakultetit dhe personelit, pasuria kryesore e Universitetit Mesdhetar janë studentët tanë të talentuar dhe kërkues ndaj vetes. Universiteti Mesdhetar kërkon t’i vijë në ndihmë sektorëve privatë dhe publikë të Shqipërisë nëpërmjet përsosmërisë dhe kërkimit shkencor.

Çdo ditë Universiteti Mesdhetar  është duke punuar shumë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Ne përkrahim vlerat e pavarsisë akademike, ndershmërisë intelektuale dhe të menduarit kritik. Ne besojmë se suksesi mund të arrihet me punë të vështirë dhe talent. Unë jam i bindur se, në fund të studimeve tuaja, ju do të jeni krenarë që jeni diplomuar në Universitetin Mesdhetar  të Shqipërisë !



Akademik i Asociuar Prof. Dr. Anastas ANGJELI

President i Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë

Historiku

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është themeluar në vitin 2007 nga një grup intelektualësh, profesorësh dhe ekpertësh me eksperiencë të gjatë në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe në rajon. Universiteti Mesdhetari i Shqipërisë është licensuar nga Qeveria si institucion i arsimit dhe i kërkimit shkencor në vitin 2009 dhe po në këtë vit filloi aktivitetin e vet në përputhje me Procesin e Bolonjës. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. E themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse, Universiteti Mesdhetar , që në themelimin e vet ka vendosur si qëllimin kryesor edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka në përbërje të saj një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, janë të specializuar në Universitetet më në zë evropiane dhe amerikane, dhe janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një process mësimor të një niveli të lartë.Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  përbëhet nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike ,Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fakulteti i Shkencave Psikologjike Sociale dhe Politike,  të cilat organizojnë: Studime të Ciklit të Parë “Bachelor” dhe të Ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”. 

Programet e studimit, janë hartuar në mënyrë të tillë që jo vetëm t’u përgjigjen, por edhe t’u paraprijnë nevojave që paraqet tregu i punës në Shqipëri, por edhe në rajon dhe më gjerë. Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre si financierë, bankierë, kontabilistë, menaxherë, punonjës të prokurimeve, informaticienë dhe menaxhues sistemesh, etj., si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e ekonomisë. Pas përfundimit të këtyre programeve të studimit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për mundësine e punësimit në biznesin privat dhe publik, në pozicione te tilla si: menaxher i përgjithshëm dhe i specializuar, specialist finance, specialist kontabiliteti, menaxher finance, menaxher marketingu, menaxher shitjesh, menaxher blerjesh, menaxher të burimeve njerëzore, menaxher prodhimi, specialistë informatike për biznesin, specialistë fillestar në menaxhimin e sistemeve të informacionit etj. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike ka si qëllim kryesor përgatitjen e juristëve, politologëve, administratorëve dhe funksionarëve publikë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin politik të vendit, në emancipimin e klasës e elitës politike si edhe në modernizmin e performancën e adminstratës publike në Shqipëri si dhe përgatitjen e kapaciteteve njerëzore, ekspertëve, analistëve, studiuesve, shkencëtarëve e diplomatëve në shërbim të interesave të vendit, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e të praktikës diplomatike. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është një institucion i arsimit të lartë me mision dhe vizion të qartë në tregun e dijes në Shqipëri dhe me aspirata për të shtrirë aktivitetin e vet edhe më gjerë, por njëkohësisht me rritjen dhe konsolidimin e tij, pas një periudhe disavjeçare të funksionimit të instituteve që ishin baza e krijimit të tij, ka ambicien për zhvillimin e kërkimit shkencor si për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, ashtu edhe për të rritur konkurrencën midis stafit të vet akademik dhe azhornimin e tyre në trendet bashkëkohore të debatit shkencor dhe përfshirjen e studentëve në to. Njëkohësisht duke qenë pjesë e mendimit elitar intelektual në shoqërinë shqiptare si dhe e zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, ka zhvilluar një strategji të thellimit të kërkimit shkencor në ato fusha që mendohet se është më imediate “ndërlidhja” e shkencës për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  inkurajon kërkimin shkencor si dhe debatin shkencor në disa drejtime, të cilat ka dedektuar si të rëndësishme dhe prioritare për vetë stadin ku ndodhet institucioni, por edhe vendi.

Akte ligjore

Akreditimi

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është i liçensuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.177, datë 19.2.2009.

Është i akredituar institucionalisht me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.

Programet Bachelor janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.Programet Master janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.291, datë 11.07.2012.



Qendra Mesdheu

Bordi i Qendres Mesdheu:

Drejtor Ekzekutiv – Eros Angjeli

Anetar – Mirela Lika

Anetar – Ilir Hebovija

Qendra Mesdheu është një qendër kërkimore shkencore e themeluar në Qershor 2007 nga studiues të shkencave ekonomike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Qendra Mesdheu kishte si synim kryesor të saj themelimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë i cili u themelua 2 vite më vonë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu janë:

  • Të kontribuojë në zhvillimin e kërkimit shkencor mbi tema që lidhen me studimet mesdhetare. Interes i vecante i kushtohet marrëdhënieve politike dhe ekonomike te vendeve të rajonit Euro-Mesdhetar dhe lidhjeve të këtyre vendeve me Shqipërinë.
  • Të kontribuojë në zhvillimin e një dialogu publik konstruktiv në lidhje me cështjet Mesdhetare.
  • Të kontribuojë në informimin e saktë të opinionit publik për cështje që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare të vendeve të Mesdheut.
  • Të kontribuojë në informimin e opinionit publik të huaj (kryesisht të vendeve Mesdhetare) me zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.
  • Të vendosë gjithë kapacitetin dhe eksperiencën e saj shkencore në dispozicjon të ShLP Mesdhetare të Shqipërisë dhe të studentëve të saj dhe më gjerë me qëllim zhvillimin e studimeve mesdhetare të një niveli të lartë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu do të arrihen nëpërmjet :

  • Studimeve dhe kërkimeve shkencore të ndërmara drejtpërdrejt nga Qëndra Mesdheu.
  • Publikimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore (libra, revista, artikuj, tema shkencore).
  • Mbajtes së   konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, seminareve, cikleve të seminareve, simpoziumeve, lektorimeve dhe debateve publike.
  • Bashkëpunimit të ngushtë me Universitete dhe qendra kërkimi shkencor brenda dhe jashtë vendit.
  • Krijimit dhe pasurimit të një biblioteke të specializuar në studimet mesdhetare.

 

Studimet e Qendrës Mesdheu fokusohen kryesisht në fushat e mëposhtme :

  • Marrëdhëniet ekonomike dhe politike të rajonit Euro-Mesdhetar.
  • Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet Euro-Mesdhetare.
  • Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet mesdhetare, të para në prizmin e Unionit për Mesdheun.
  • Analizën e politikës së jashtme të vendeve Euro-Mesdhetare.
  • Globalizimi dhe ndikimet në vendet e rajonit mesdhetar.
  • Historia dhe qytetërimet e rajonit të Mesdheut.

 

Senati akademik

Senati Akademik:

Prof.Dr.Akademik Anastas Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nexhmi Dumani

Prof.Asoc.Dr.Greta Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nevila Rama

Prof.Asoc.Dr.Alqi Naqellari

Prof.Asoc.Dr.Perparim Kabo

Dr.Luljeta Kodra

Anisa Bika

Gildo Xhahysa

Edukimi: Diana Skrapari është diplomuar në drejtësi në Universite Paris 2 Assas-Pantheon ku ka marrë Licence (Bachelor) në drejtësi ne 2005 dhe Master Shkencor në të drejtën e biznesit (Maitrise en Droit des Affaires) në vitin 2007. Më pas, ajo i ka vijuar studimet në Universite Paris 3 Sorbonne Nouvelle ku është diplomuar me Master (M2 recherche) të nivelit të dytë në Studime Ndërkombëtare, Studime anglofone (Etudes internationales, etudes anglophones) të fokusuara në diplomaci, ekonomi dhe shkenca politike të vendeve anglofone në vitin 2011. Ajo gjithashtu është diplomuar në Universite de Nantes ku ka marrë një Master të nivelit të dytë (LLM) në të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut (Droit international et europeen des droits de l’homme) në vitin 2015. Ajo ka kryer më pas studimet për linguistikë franceze pranë Universite Jean Monnet të St-Etienne ku ka marrë një Master të nivelit të dytë në vitin 2015. Në vitin 2017, ajo morri Doktoraturën në Diplomaci dhe Marrëdhënie ndërkombëtare të BE në Universitetin e Tiranës, Instituti i Studimeve Evropiane, me vlerësimin « Shumë mirë » (96 pikë) me temën « Roli i Francës në BE » në shtator 2017. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Diana Skraparit është fokusuar në drejtësi, e drejtë biznesi, të drejtat ndërkombëtare dhe evropiane të njeriut, diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare, linguistikë. Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze, franceze, italiane, spanjolle, turke, portugeze, gjermane dhe Esperanto. Ka njohuri bazë në rusisht, greqisht, hollandisht, Yiddish dhe gjuhën azerbaixhanase. Eksperienca: Diana Skrapari ka punuar si Pedagoge në Universitetin Kristal ku ka dhanë anglisht dhe drejtësi nga viti 2012-2014, nga viti 2014-2017 ka qënë Pedagoge e Albanian University në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Juridike, nga marsi 2017-korrik 2017, Pedagoge e drejtësisë në KU Luarasi, nga tetori 2017 Pedagoge e brendshme e Universitetit Mesdhetar të Shqipërsië dhe Zv. Shefe e Departamentit të Drejtës Publike. Publikimet: Ajo ka botuar 9 libra në Francë në Shtëpinë botuese franceze Edilivre dhe 3 libra në Gjermani në Shtëpinë botuese Lambert Academic Publishing. Ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka shkruar shumë artikuj në shtypin shqiptar dhe atë të huaj. Librat e saj mund t’i gjeni në Bibliotheque Nationale de France, por edhe në libraritë online të njohura në botë si Amazon, Gibert Joseph,Fnac, Barnes and Noble me emrin Diana Elise Skrapari.

Edukimi: Diplomë në Shkenca Historike: Orientimi i Specialitetit- Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare, Universiteti i Tiranës 2000. Diplomë kualifikimi 4-vjecar 1996-2000 ne marrëdhënie ndërkombëtare, Universiteti i Grac-it, Austri. Kualifikimi i konceptuar nëb 2-etapa : -2. Vitet e para, studim i perthelluar i gjuhës gjermane si dhe vitin e 3-të dhe të 4-ërt studim i përthelluar në marrëdhëniet austro-shqiptare. Master Shkencor: Historia e Diplomacisë, Universiteti i Toulouse-s, France (2002). Po përgatit aktualisht Disertacionin doktoral mbi Shqipërinë e pushtuar dhe Austro-Hungarinë në luftën e I-rë botërore, pranë Universitetit të Vjenës, Austri Drejtimet e kërkimit: Fusha e interest shkencore e Dritan Hotit është e fokusuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, Gjeopolitikën e Historinë e diplomacisë shekulli i XX-të dhe i XXI-i. Eksperienca: Ka një ekspericë kërkimore si lektor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe Diplomacisë qe prej vitit 2011 pranë Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë si dhe është një analist i rregullt i Gjeopolitikës e cështjeve diplomatike pranë shtypit të shkruar shqiptar ( Shqipëri, Kosovë e Maqedoni) që prej vitit 2009. Publikimet: Autor i disa artikujve shkencorë si dhe referues ne disa Konferenca e Seminare ndërkombëtare. Gjuhët e huaja: Dritan Hoti është gjithashtu njohës shumë i mire i anglishtes, gjermanishtes, frëngjishtes, italishtes e spanjishtes.

Edukimi: (2001) Diplomë në Drejtësi, (2006) Diplomë në Shkenca Politike, Universiteti i Bolonjës, Fakulteti i Shkencave Politike, Forli. (2007) Master Universiteti i Bolonjës, Instituti Diplomatik i Ministrisë së Jashtme të Italisë, (2015) Doktor Shkencash, Universiteti i Pavias (Milano) Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Entela Nikaj është fokusuar në fushën e tematikave: E drejtë europiane, Përafrimi i legjislacionit, E drejtë Publike, Studime rreth ndryshimeve ligjore, ndryshimeve kushtetuese për shkak të reformës ne drejtësi. Kërkime në fushën e së drejtës duke interpretuar implementimet dhe amendimet e fundit. Eksperienca: Ka një ekspericë kërkimore shkencore prej 10 vjetësh. Pozicioni aktual: Këshilltare për Përafrimin e Legjsilacionit në Kuvendin e Shqipërsië. Lektore/Kërkuese në Departamentin e së Drejtës Publike Shteti i së Drejtës, Universiteti i Tiranës. Lektore në Universitetin Mesdhetar Acquis Communitaire, E drejtë procedurale civile europiane. Lektore në Universitetin e Vlorës, E drejtë Europiane. Lektore në disa universitete për lëndët E drejtë Kushtetuese, Etika dhe konflikti i interesave, Marrëdhënie Ndërkombëtare. Eksperte e Sekretariatit Teknik të Reformës në Drejtësi të Komisionit të Posaçëm në Kuvendin e Shqipërsisë për Grupin për Arsimin e Lartë Juridik. Intership në zyrën e Misionit të Përhershëm Shqiptar pranë Këshillit të Europës në Strasburg, Francë Publikimet: Autore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Edukimi: Diplomë në Shkencat Juridike, (2001) Universiteti Constantin Brancusi”, Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Administrative Rumani, Studime të thelluara në “E drejtë Ndërkombëtare Private” (2005), Rumani; Doktore e Shkencave (2010), Universiteti Perëndimor i Timishoares, Timishoara, Rumani. Teza e doktoratures: Integrimi ekonomik. Efektet e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor. Rasti i Shqipërisë. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Edvana Tiri është fokusuar në: Integrimin Evropian, mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Bashkimin Evropian, zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, Eksperienca: Ka një ekspericë prej 11 vjetësh në mësimdhënie në nivel universitar në dy cikle studime, në Universitete Publike dhe Jopublike. Pozicioni aktual: (2017-vazhdim), Lektore në Departamentin e të Drejtës Publike, Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Lektore e lëndëve: “E drejtë Administrative”, “E drejtë Kushtetuese”. Lektore e lëndës :” E drejtë Pune”, në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, UAMD; Dekane e Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Shoqwrore, KU “Wisdom” (2015-2017). Lektore e lëndëve ‘E drejtë Kushtetuese”, “E drejtë Kushtetuese e Krahasuar” dhe “ E drejtë Evropiane” në disa Kolegje Universitare (2008-2016). Publikimet: Autore e 8 artikujve në revista Shkencore Ndërkombëtare me Faktor Impakti dhe 13 pjesëmarrje dhe prezantime në Konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Anëtare e Bordit shkencor në Revistën Ndërkombëtare “Revue Europeenne du Droit Social”.

Edukimi: Diplomë Bachelor në Drejtësi, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë (2010-2013). Diplomë Master Shkencor në “E drejtë civile”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë (2013-2015). Gjatë viteve 2015-2016 ka studiuar në Shkollën Kombëtare të Avokatisë dhe në tetor 2016 është licensuar me titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Ejona Xhemalaj është fokusuar në: fushën e së drejtës civile, pronësisë intelektuale dhe të drejtës së biznesit. Eksperienca: Ka zhvilluar trajnime në fushën juridike dhe ka ofruar asistencë në studio ligjore. Pozicioni aktual: Asistent-Pedagoge (prej vitit akademik 2015-2016 e në vazhdim) dhe Koordinatore e Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Lëndët: E Drejtë Civile, Procedurë Civile, Pronësi Intelektuale. Publikimet: Ejona Xhemalaj ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar si autore dhe bashkëautore në revista shkencore, artikujt: "Impakti i reformës në drejtësi mbi parimin e aksesit në gjykatë", Revista e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 8, 2017. "E drejta e pronësisë intelektuale", Revista “Marrëdhënie Ndërkombëtare”, Nr. 14, 2016, botim i qendrës “Hapsirë”. “Legal regulation and actual situation of trade union organizations in Albania”, CRC Journal, 2016.

Edukimi: Diplomë në Juridik ne Universitetin e Pises(Itali) ne 2003. Master si Ekspert i Migracionit ne Universitetin e Pisa ne 2006. Merr titullin doktor shkencash ne vitin 2015 prane Universitit Torvegata ne Rome. Drejtimet e kërkimit: Ka nje eksperience te gjate kerkimore prej me shume se 12 vjet. Ka marre pjese ne disa konferenca shkencore nderkombetare dhe ka shkruar ne revista shkencore ne Shqiperi dhe jashte saj Veprimtaria kërkuese e Entela Cela (Maybrook) është fokusuar në te drejten civile. Tema e doktoratures mban titullin : Abuzimi I Pozites Dominante ne Shqiperi dhe Evrope dhe kazuse ligjore. Kerkimet per mbrojtjen e temes se diplomes i ka kryer ne Washington DC ne bashkepunim me profesore te njohur te se drejtes nderkombetare evropiane ne George Washington University. Fusha e saj kerkimore fokusohet ne te drejten e konkurrences evropiane dhe shqiptare dhe kryesisht abuzimin e pozites dominuese dhe sfidat e sistemit ligjor shqiptar ne praktike ne integrimin e kesaj te drejte me te drejten evropiane si nje nga kushtet per pranimin e Shqiperise ne bashkimin Eropian, roli I Autoritetit Shqiptar te Konkurrences ne procesin e privatizimit etj. Eksperienca: Aktualisht punon si lektore prane Universitetit Mesdhetar te Shqiperise. Eksperienca e saj e gjate si avokate ne Shqiperi ne disa prej studiove ligjore me te njohura, eksperienca nderkombetare per nje kohe te gjate si konsulente juridike ne, Itali, Marok, Indonezi ,Washington DC, dhe njekohesisht pjesemarrja aktive ne trajnime te ndryshme te projekteve nderkombetare te Departamentit te Shtetit Amerikan, reflekton pozitivisht ne formimin e saj akademik dhe profesional. Perveteson dhe flet shume mire pese gjuhe te huaja, anglisht , italisht , frengjisht, gjermanisht dhe bahasa Indonesia. Publikimet: Autore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Autore e artikujve te ndryshme ne te drejten e konkurrences ne Itali dhe revista shkencore ne US.