• Pse Mesdhetarin?
  • Misioni dhe filozofia jonë
  • Fjala e presidentit
  • Historiku
  • Akte ligjore
  • Raporte vleresimi
  • Qendra mesdheu
  • Senati akademik
  • Stafi drejtues dhe akademik

Pse Mesdhetarin?

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. I themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë që në themelimin e tij ka vendosur si qëllimin kryesor të tij edukimin e studentëve më një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë.

Universiteti Mesdhetar  ka 3 fakultete  në përbërje të tij dhe  një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar,  janë të specializuar në Universitetet më  të njohura Evropiane dhe Amerikane. Ata  janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një proces mësimor të një niveli të lartë.

Misioni dhe filozofia jonë

Misioni i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,  është ndërtimi i një komuniteti,  mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.

Fjala e presidentit

Të dashur studentë!

Për të fituar një diplomë të vlefshme, një student nuk ka më nevojë të shkojë jashtë vendit për Arsimin e Lartë dhe nuk ka nevojë të jetë larg familjes dhe të afërmve, Universiteti Mesdhetar  është një mundësi e shkëlqyer. Do të doja t’u jepja një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë atyre që janë të interesuar për Universitetin tonë.

Vizioni ynë për të themeluar një institucion elitar të arsimit të lartë, në shërbim të brezave të rinj është bërë realitet.  Gjatë këtyre  viteve  jemi përpjekur t’u ofrojmë studentëve tanë të gjithë eksperiencën dhe përvojën, me qëllim që të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët. Përkushtimi dhe rezultatet e tyre na kanë bindur se ia kemi dalë mbanë. Por, sigurisht që rruga jonë sapo ka filluar dhe rruga drejt dijes është e gjatë dhe e vështirë. Dhe vetëm ata që janë të etur për dije arrijnë deri në fund.

Universiteti Mesdhetar,  nuk kujdeset vetëm për qëndrueshmërinë e njohurive të transmetuara, por edhe në lidhje me formimin e anëtarëve të ardhshëm kryesorë të shoqërisë shqiptare. Ai i bën thirrje progresivitetit dhe forcës inteligjente, të cilët janë në kërkim të një mënyre më të mirë për tu përgatitur për tregun konkurues global, t’i bashkohen kësaj rruge.

Qëllimi ynë për të pasur në përbërjen tonë personalitete të fushave përkatëse është tashmë i realizuar me sukses. Kujdesi për ndërthurjen e vlerave të njohura me prurjet e reja premtuese është një objektiv tjetër i përmbushur nga ne. Këto veprime shprehin angazhimin tonë për t’ju sjellë jo vetëm më të mirat në cilësinë e arsimit, por edhe duke siguruar ju me programe të nivelit të lartë dhe shërbime cilësisht të dallueshme në mbështetje të studentëve. Universiteti Mesdhetar,  nuk i është kushtuar vetëm fakultetit dhe personelit, pasuria kryesore e Universitetit Mesdhetar janë studentët tanë të talentuar dhe kërkues ndaj vetes. Universiteti Mesdhetar kërkon t’i vijë në ndihmë sektorëve privatë dhe publikë të Shqipërisë nëpërmjet përsosmërisë dhe kërkimit shkencor.

Çdo ditë Universiteti Mesdhetar  është duke punuar shumë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Ne përkrahim vlerat e pavarsisë akademike, ndershmërisë intelektuale dhe të menduarit kritik. Ne besojmë se suksesi mund të arrihet me punë të vështirë dhe talent. Unë jam i bindur se, në fund të studimeve tuaja, ju do të jeni krenarë që jeni diplomuar në Universitetin Mesdhetar  të Shqipërisë !



Akademik i Asociuar Prof. Dr. Anastas ANGJELI

President i Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë

Historiku

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është themeluar në vitin 2007 nga një grup intelektualësh, profesorësh dhe ekpertësh me eksperiencë të gjatë në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe në rajon. Universiteti Mesdhetari i Shqipërisë është licensuar nga Qeveria si institucion i arsimit dhe i kërkimit shkencor në vitin 2009 dhe po në këtë vit filloi aktivitetin e vet në përputhje me Procesin e Bolonjës. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. E themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse, Universiteti Mesdhetar , që në themelimin e vet ka vendosur si qëllimin kryesor edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka në përbërje të saj një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, janë të specializuar në Universitetet më në zë evropiane dhe amerikane, dhe janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një process mësimor të një niveli të lartë.Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  përbëhet nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike ,Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fakulteti i Shkencave Psikologjike Sociale dhe Politike,  të cilat organizojnë: Studime të Ciklit të Parë “Bachelor” dhe të Ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”. 

Programet e studimit, janë hartuar në mënyrë të tillë që jo vetëm t’u përgjigjen, por edhe t’u paraprijnë nevojave që paraqet tregu i punës në Shqipëri, por edhe në rajon dhe më gjerë. Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre si financierë, bankierë, kontabilistë, menaxherë, punonjës të prokurimeve, informaticienë dhe menaxhues sistemesh, etj., si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e ekonomisë. Pas përfundimit të këtyre programeve të studimit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për mundësine e punësimit në biznesin privat dhe publik, në pozicione te tilla si: menaxher i përgjithshëm dhe i specializuar, specialist finance, specialist kontabiliteti, menaxher finance, menaxher marketingu, menaxher shitjesh, menaxher blerjesh, menaxher të burimeve njerëzore, menaxher prodhimi, specialistë informatike për biznesin, specialistë fillestar në menaxhimin e sistemeve të informacionit etj. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike ka si qëllim kryesor përgatitjen e juristëve, politologëve, administratorëve dhe funksionarëve publikë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin politik të vendit, në emancipimin e klasës e elitës politike si edhe në modernizmin e performancën e adminstratës publike në Shqipëri si dhe përgatitjen e kapaciteteve njerëzore, ekspertëve, analistëve, studiuesve, shkencëtarëve e diplomatëve në shërbim të interesave të vendit, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e të praktikës diplomatike. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është një institucion i arsimit të lartë me mision dhe vizion të qartë në tregun e dijes në Shqipëri dhe me aspirata për të shtrirë aktivitetin e vet edhe më gjerë, por njëkohësisht me rritjen dhe konsolidimin e tij, pas një periudhe disavjeçare të funksionimit të instituteve që ishin baza e krijimit të tij, ka ambicien për zhvillimin e kërkimit shkencor si për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, ashtu edhe për të rritur konkurrencën midis stafit të vet akademik dhe azhornimin e tyre në trendet bashkëkohore të debatit shkencor dhe përfshirjen e studentëve në to. Njëkohësisht duke qenë pjesë e mendimit elitar intelektual në shoqërinë shqiptare si dhe e zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, ka zhvilluar një strategji të thellimit të kërkimit shkencor në ato fusha që mendohet se është më imediate “ndërlidhja” e shkencës për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  inkurajon kërkimin shkencor si dhe debatin shkencor në disa drejtime, të cilat ka dedektuar si të rëndësishme dhe prioritare për vetë stadin ku ndodhet institucioni, por edhe vendi.

Akte ligjore

Akreditimi

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është i liçensuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.177, datë 19.2.2009.

Është i akredituar institucionalisht me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.

Programet Bachelor janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.Programet Master janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.291, datë 11.07.2012.



Qendra Mesdheu

Bordi i Qendres Mesdheu:

Drejtor Ekzekutiv – Eros Angjeli

Anetar – Mirela Lika

Anetar – Ilir Hebovija

Qendra Mesdheu është një qendër kërkimore shkencore e themeluar në Qershor 2007 nga studiues të shkencave ekonomike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Qendra Mesdheu kishte si synim kryesor të saj themelimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë i cili u themelua 2 vite më vonë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu janë:

  • Të kontribuojë në zhvillimin e kërkimit shkencor mbi tema që lidhen me studimet mesdhetare. Interes i vecante i kushtohet marrëdhënieve politike dhe ekonomike te vendeve të rajonit Euro-Mesdhetar dhe lidhjeve të këtyre vendeve me Shqipërinë.
  • Të kontribuojë në zhvillimin e një dialogu publik konstruktiv në lidhje me cështjet Mesdhetare.
  • Të kontribuojë në informimin e saktë të opinionit publik për cështje që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare të vendeve të Mesdheut.
  • Të kontribuojë në informimin e opinionit publik të huaj (kryesisht të vendeve Mesdhetare) me zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.
  • Të vendosë gjithë kapacitetin dhe eksperiencën e saj shkencore në dispozicjon të ShLP Mesdhetare të Shqipërisë dhe të studentëve të saj dhe më gjerë me qëllim zhvillimin e studimeve mesdhetare të një niveli të lartë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu do të arrihen nëpërmjet :

  • Studimeve dhe kërkimeve shkencore të ndërmara drejtpërdrejt nga Qëndra Mesdheu.
  • Publikimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore (libra, revista, artikuj, tema shkencore).
  • Mbajtes së   konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, seminareve, cikleve të seminareve, simpoziumeve, lektorimeve dhe debateve publike.
  • Bashkëpunimit të ngushtë me Universitete dhe qendra kërkimi shkencor brenda dhe jashtë vendit.
  • Krijimit dhe pasurimit të një biblioteke të specializuar në studimet mesdhetare.

 

Studimet e Qendrës Mesdheu fokusohen kryesisht në fushat e mëposhtme :

  • Marrëdhëniet ekonomike dhe politike të rajonit Euro-Mesdhetar.
  • Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet Euro-Mesdhetare.
  • Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet mesdhetare, të para në prizmin e Unionit për Mesdheun.
  • Analizën e politikës së jashtme të vendeve Euro-Mesdhetare.
  • Globalizimi dhe ndikimet në vendet e rajonit mesdhetar.
  • Historia dhe qytetërimet e rajonit të Mesdheut.

 

Senati akademik

Senati Akademik:

Prof.Dr.Akademik Anastas Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nexhmi Dumani

Prof.Asoc.Dr.Greta Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nevila Rama

Prof.Asoc.Dr.Alqi Naqellari

Prof.Asoc.Dr.Perparim Kabo

Dr.Luljeta Kodra

Anisa Bika

Gildo Xhahysa

Edukimi: Gjatë periudhës 2013-2015, kam përfunduar Programin e Studimit “Master i Shkencave” me profil “Përkthim Teknik-Letrar dhe Interpretim” në Degën e Gjuhës Angleze të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Për shkak të rezultateve shumë të larta, kam marrë “Medaljen e Artë”. Gjatë periudhës 2010-2013, kam përfunduar Programin e Studimit “Bachelor” me profil “Përkthim dhe Interpretim” në Degën e Gjuhës Angleze të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Gjatë periudhës 2006-2010, kam përfunduar Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”. Gjatë periudhës 2006-2010, kam përfunduar Shkollën Tetëvjeçare “Fan Stilian Noli”. Drejtimet e kërkimit: 1) Përkthimi si Proces Krijues 2) Përkthimi Letrar 3) Të nxënurit të gjuhës angleze përmes përkthimit 4) Globalizimi Eksperienca: Që në muajin Tetor të vitit 2015, punoj si pedagoge e Gjuhës Angleze me kohë të plotë në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Që në muajin Tetor të vitit 2015, punoj si pedagoge e Gjuhës Angleze me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës. Jam bashkautorë i përkthimit nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe i librit “Bëmat e Lizës në botën e çudirave” (“Alice’s Adventures in Wonderland”) të autorit Luis Keroll (Lewis Carroll), botim i Shtëpisë Botuese “Albas”, Tiranë, 2015. Kam përfunduar trajnimin “Event Wise” për zhvillim personal, drejtuar nga Fondacioni Olde Vechte në Holandë, 17-23 nëntor 2014, ku u vlerësova me çertifikat pjesëmarrjeje Publikimet: Kam marrë pjesë në disa Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Edukimi: Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë në Drejtësi, (2010) Universiteti i Tiranës, Master i Shkencës. Master i Shkencës në “Legjislacion dhe Institucionet e Bashkimit Europian (2014)Universiteti i Tiranës, Instituti i Studimeve Europiane Tiranë. Anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë nga viti 2012 (Avokate). Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Erina Caka është fokusuar në të drejtë civile, e drejtë e punës, e drejtë familjare, e drejta tregtare, dhe e drejtë biznesi. Eksperienca: Ka një eksperiencë mbi 8(tetë) vjeçare në fushën e avokatisë. Ushtron profesionin e avokates pranë studios ligjore “DeaL Koka” nga viti 2010 e në vazhdim. Asistent-Pedagoge (prej vitit akademik 2014 e në vazhdim) dhe përfaqësuese e Zyrës Juridike të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Lëndët: Histori e Shtetit, E drejtë Biznesi, E drejtë Kushtetuese, E Drejtë Administrative. Publikimet: Ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar si autore dhe bashkëautore në revista shkencore, artikujt: The present situation of the judicial system in south east europe. The challenges; Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Soth East Europe as a Common Market” UMSH . Kontrata e punës në legjislacionin shqiptar dhe problematika të zbatimit të saj në praktikë ; Konferencen Nderkombetare Shkencore ICIS I, organizuar nga International Institute for Private, Commercial and Competition Law Shtrirja e parimeve të drejtësisë penale për të miturit, dhe organet e posaçme për mbrojtjen dhe garantimin e tyre, Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Drejtësia për të miturit, realitete dhe sfida“

Edukimi: Diplomë Bachelor në Juridik, (2001) Universiteti Shtetëror i Shën-Petersburgut, Fakulteti Juridik, Shën-Petersburg, Rusi. Diplomë Master në Juridik, (2003) Universiteti Shtetëror i Shën-Petersburgut, Fakulteti Juridik, Shën-Petersburg, Rusi. Titulli “Doktor i Shkencave Juridike, (2016) Universitet Europian i Tiranës, Fakulteti Juridik, Tiranë. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Erjola Aliaj është fokusuar në: përgjegjësitë dhe detyrimet e administratorit në shoqëritë tregtare, falimentimi i shoqërive tregtare, mbrojtja e së drejtës së autorit, patenta e marka tregtare, marrëdhënie juridiko-civile me element të huaj. Eksperienca: Ka një eksperiencë 15 vjecare në ofrimin e konsulencës ligjore dhe përfaqësimit të shoqërive vendase dhe të huaja në procese gjyqësore për mosmarreveshje të natyrës civile dhe tregtare. Pozicioni aktual: Lektore në Departamentin e së Drejtës Private, Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. E mban këtë pozicion nga 2017 e deri tani. Lektore e së drejtës europiane private në Fakultetin Juridik, Universiteti “Marin Barleti” (2016-2017). Publikimet: Autore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Edukimi: Sokol Dedja ka marrë titullin “Doktor” (2012) në Universitetin e Ghent, Belgjikë dhe titullin “Master” në Studime të BE (2003) në Universitetin e Sussex, Britani e Madhe. Diplomën në Histori Evropiane (2000) e ka marrë në Universitetin e Napolit Federico II, Itali. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Dr. Sokol Dedja përdor kuadrin analitik të ‘Evropianizimit’ për të vlerësuar nëse dhe si ‘kushtëzimi’ i Bashkimit Europian ka sjellë ndryshim në politikat e vendeve kandidate, kryesisht lidhur me migrimin. Qasja e tij është ndër-disiplinore, bazuar në konceptet dhe teoritë e së Drejtës së BE, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Politikës së Krahasuar dhe Politikave Publike. Eksperienca: Dr. Sokol Dedja e ka aplikuar përvojën e tij kërkimore në praktikën e politikë-bërjes, si diplomat karriere në Ministrinë për Evropën dhe Punët të Jashtme, ku është drejtor i Drejtorisë së Bashkimit Evropian. Përvoja e tij në mësimdhënie ka përfshirë rolin si lektor i kurseve ‘Struktura dhe Institucionet e BE’, ‘Organizatat Ndërkombëtare’ dhe ‘E Drejta Ndërkombëtare dhe Diplomacia’ në Universitetin e New York Tirana dhe si lektor i ftuar mbi Politikën e Zgjerimit të BE për kursin ‘Master in EU Studies’ në Universitetin e Ghent (Belgjikë), Qendra për Studimet e BE. Është lektor në “Shkollën për Trainimin e Administratës Publike” për trainimin e nëpunësve civilë mbi çështjet e integrimit europian. Publikimet: Ka publikuar disa artikuj në revista shkencore ndërkombëtare, si European Journal of Migration and Law, East European Politics and Societies, Journal of Southeast Europe and Black Sea Studies. Për më shumë informacion rreth publikimeve të tij, ju lutem shihni: https://www.researchgate.net/profile/Sokol_Dedja/contributions

Edukimi: Prof. Asoc. Dr. Shefqet Muçi është diplomuar jurist në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës, në vitin 1968. Në vitin 1982 fiton gradën “Kandidat i Shkencave”, në vitin 1989 “Doktor i Shkencave” dhe më 2011 titullin shkencor “Profesor i Asociuar”. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Shefqet Muçit është fokusuar në fushën e së drejtës penale dhe të drejtës së punës. Eksperienca: Ka punuar gjyqtar në Kukës, kryetar gjykate në rrethet Tropojë, Shkodër e Tiranë, rreth 12 vjet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Stabilitetit (1991). Më pas avokat, për një kohë dhe kryetar i Dhomës së Avokatëve të Tiranës, dhe avokat shteti në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit. Ka qenë pedagog në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës dhe në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, zëvendësdekan dhe përgjegjës i Departamentit të së Drejtës Penale në Fakultetin e Drejtësisë “Luarasi”, Tiranë. Dekan, zëvendësrektor dhe rektor i Fakultetit të Drejtësisë në ShLUJ “Wisdom University”, Tiranë. Aktualisht është Përgjegjës i Departamentit të së Drejtës Civile në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Publikimet: Autor i një seri botimesh shkencore, ndër të cilat monografitë “Transferimi dhe largimi nga puna”,“Caktimi i dënimit penal”, “E drejta penale (pjesa e pergjithshme)”, etj.

Edukimi: Diplomë në Shkencat Juridike, (2010) Universiteti Luarasi, Fakulteti i Shkencave Juridike, Tiranë. “Avokat” (2011), Dhoma Kombëtare e Avokatisë Tiranë .“Master”, (2013) Universiteti Mesdhetar i Shqiperise, , Departamenti i Marredhenieve Ndërkombetare, Studime Evropiane , “Notere”, (2014) Dhoma Kombëtare e Noterisë, Tiranë. “Profesor”. Trajnimi Fillestar për Ndërmjetës (2015) Dhoma Ndërkombëtare e Ndërmjetësimit, Tiranë. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Irida A. Danaj është fokusuar në: Te drejtën kontraktore , Detyrimet Reciproke në Kontrata, Të drejtat dhe Përgjegjësitë e Subjektetve në Kontrata, Dëshmia e Trashëgimisë Ligjore, Trashëgimia Testamentare, Vullneti i Testatorit. Eksperienca: Ka një ekspericë prej 8 vjetësh. Pozicioni aktual: Notere Publike në Republikën e Shqipërisë, E mban këtë pozicion që prej 2014. Lektore/Kërkuese në Departamentin e të Drejtës Civile Fakulteti i Shkencave Juridike, Universiteti” Kristal “. E mban këtë pozicion që nga 2010 e deri në 2013. Lektore e Edukimit Mbi të Drejtat e Njeriut, E drejta e Biznesit . Lektore/Kërkuese në Departamentin e të Drejtës Civile Fakulteti i Shkencave Juridike, Universiteti ” Mesdhetar i Shqipërisë 2013 e në vazhdim. Publikimet: Autore e disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare që prej 2010 e në vazhdim. Për më shumë informacion rreth publikimeve të saj, ju lutem shihni: http://www.botimetidea.al /Irida A. Danaj .