• Pse Mesdhetarin?
  • Misioni dhe filozofia jonë
  • Fjala e presidentit
  • Historiku
  • Akte ligjore
  • Raporte vleresimi
  • Qendra mesdheu
  • Senati akademik
  • Stafi drejtues dhe akademik

Pse Mesdhetarin?

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. I themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë që në themelimin e tij ka vendosur si qëllimin kryesor të tij edukimin e studentëve më një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë.

Universiteti Mesdhetar  ka 3 fakultete  në përbërje të tij dhe  një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar,  janë të specializuar në Universitetet më  të njohura Evropiane dhe Amerikane. Ata  janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një proces mësimor të një niveli të lartë.

Misioni dhe filozofia jonë

Misioni i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë është përgatitja e specialistëve dhe liderëve të spikatur për sektorin publik, privat dhe jofitimprurës dhe gjenerimi i ideve që u japin përgjigje dhe zgjidhje sfidave aktuale dhe perspektive të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

Filozofia e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,  është ndërtimi i një komuniteti,  mësimi dhe krijimi në të cilin respektohet, vlerësohet dhe besohet çdo pjestar dhe zhvillohen pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët, nëpërmjet inspirimit, arritjeve dhe ekselencës.

Fjala e presidentit

Të dashur studentë!

Për të fituar një diplomë të vlefshme, një student nuk ka më nevojë të shkojë jashtë vendit për Arsimin e Lartë dhe nuk ka nevojë të jetë larg familjes dhe të afërmve, Universiteti Mesdhetar  është një mundësi e shkëlqyer. Do të doja t’u jepja një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë atyre që janë të interesuar për Universitetin tonë.

Vizioni ynë për të themeluar një institucion elitar të arsimit të lartë, në shërbim të brezave të rinj është bërë realitet.  Gjatë këtyre  viteve  jemi përpjekur t’u ofrojmë studentëve tanë të gjithë eksperiencën dhe përvojën, me qëllim që të arrijmë qëllimin tonë të përbashkët. Përkushtimi dhe rezultatet e tyre na kanë bindur se ia kemi dalë mbanë. Por, sigurisht që rruga jonë sapo ka filluar dhe rruga drejt dijes është e gjatë dhe e vështirë. Dhe vetëm ata që janë të etur për dije arrijnë deri në fund.

Universiteti Mesdhetar,  nuk kujdeset vetëm për qëndrueshmërinë e njohurive të transmetuara, por edhe në lidhje me formimin e anëtarëve të ardhshëm kryesorë të shoqërisë shqiptare. Ai i bën thirrje progresivitetit dhe forcës inteligjente, të cilët janë në kërkim të një mënyre më të mirë për tu përgatitur për tregun konkurues global, t’i bashkohen kësaj rruge.

Qëllimi ynë për të pasur në përbërjen tonë personalitete të fushave përkatëse është tashmë i realizuar me sukses. Kujdesi për ndërthurjen e vlerave të njohura me prurjet e reja premtuese është një objektiv tjetër i përmbushur nga ne. Këto veprime shprehin angazhimin tonë për t’ju sjellë jo vetëm më të mirat në cilësinë e arsimit, por edhe duke siguruar ju me programe të nivelit të lartë dhe shërbime cilësisht të dallueshme në mbështetje të studentëve. Universiteti Mesdhetar,  nuk i është kushtuar vetëm fakultetit dhe personelit, pasuria kryesore e Universitetit Mesdhetar janë studentët tanë të talentuar dhe kërkues ndaj vetes. Universiteti Mesdhetar kërkon t’i vijë në ndihmë sektorëve privatë dhe publikë të Shqipërisë nëpërmjet përsosmërisë dhe kërkimit shkencor.

Çdo ditë Universiteti Mesdhetar  është duke punuar shumë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Ne përkrahim vlerat e pavarsisë akademike, ndershmërisë intelektuale dhe të menduarit kritik. Ne besojmë se suksesi mund të arrihet me punë të vështirë dhe talent. Unë jam i bindur se, në fund të studimeve tuaja, ju do të jeni krenarë që jeni diplomuar në Universitetin Mesdhetar  të Shqipërisë !



Akademik i Asociuar Prof. Dr. Anastas ANGJELI

President i Universitetit Mesdhetar  të Shqipërisë

Historiku

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është themeluar në vitin 2007 nga një grup intelektualësh, profesorësh dhe ekpertësh me eksperiencë të gjatë në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor në Shqipëri dhe në rajon. Universiteti Mesdhetari i Shqipërisë është licensuar nga Qeveria si institucion i arsimit dhe i kërkimit shkencor në vitin 2009 dhe po në këtë vit filloi aktivitetin e vet në përputhje me Procesin e Bolonjës. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje unikale në fushën e arsimit në Shqipëri. E themeluar si një Organizatë Jo Fitimprurëse, Universiteti Mesdhetar , që në themelimin e vet ka vendosur si qëllimin kryesor edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe njëkohësisht edhe të shoqërisë. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka në përbërje të saj një staf akademik ndër më elitarët në vend, ku bashkërendohet eksperienca e një brezi me vitalitetin e një tjetri. Të gjithë pedagogët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, janë të specializuar në Universitetet më në zë evropiane dhe amerikane, dhe janë të dedikuar ndaj studentëve për të ofruar të gjithë përvojën e tyre. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, gjendet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës dhe vendos në dispozicion të studentëve një godinë të re, moderne me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar një process mësimor të një niveli të lartë.Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  përbëhet nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike ,Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fakulteti i Shkencave Psikologjike Sociale dhe Politike,  të cilat organizojnë: Studime të Ciklit të Parë “Bachelor” dhe të Ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe “Master Profesional”. 

Programet e studimit, janë hartuar në mënyrë të tillë që jo vetëm t’u përgjigjen, por edhe t’u paraprijnë nevojave që paraqet tregu i punës në Shqipëri, por edhe në rajon dhe më gjerë. Fakulteti i Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, synon t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre si financierë, bankierë, kontabilistë, menaxherë, punonjës të prokurimeve, informaticienë dhe menaxhues sistemesh, etj., si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e ekonomisë. Pas përfundimit të këtyre programeve të studimit, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për mundësine e punësimit në biznesin privat dhe publik, në pozicione te tilla si: menaxher i përgjithshëm dhe i specializuar, specialist finance, specialist kontabiliteti, menaxher finance, menaxher marketingu, menaxher shitjesh, menaxher blerjesh, menaxher të burimeve njerëzore, menaxher prodhimi, specialistë informatike për biznesin, specialistë fillestar në menaxhimin e sistemeve të informacionit etj. Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike ka si qëllim kryesor përgatitjen e juristëve, politologëve, administratorëve dhe funksionarëve publikë, të aftë për të kontribuar në zhvillimin politik të vendit, në emancipimin e klasës e elitës politike si edhe në modernizmin e performancën e adminstratës publike në Shqipëri si dhe përgatitjen e kapaciteteve njerëzore, ekspertëve, analistëve, studiuesve, shkencëtarëve e diplomatëve në shërbim të interesave të vendit, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e të praktikës diplomatike. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është një institucion i arsimit të lartë me mision dhe vizion të qartë në tregun e dijes në Shqipëri dhe me aspirata për të shtrirë aktivitetin e vet edhe më gjerë, por njëkohësisht me rritjen dhe konsolidimin e tij, pas një periudhe disavjeçare të funksionimit të instituteve që ishin baza e krijimit të tij, ka ambicien për zhvillimin e kërkimit shkencor si për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, ashtu edhe për të rritur konkurrencën midis stafit të vet akademik dhe azhornimin e tyre në trendet bashkëkohore të debatit shkencor dhe përfshirjen e studentëve në to. Njëkohësisht duke qenë pjesë e mendimit elitar intelektual në shoqërinë shqiptare si dhe e zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend, ka zhvilluar një strategji të thellimit të kërkimit shkencor në ato fusha që mendohet se është më imediate “ndërlidhja” e shkencës për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  inkurajon kërkimin shkencor si dhe debatin shkencor në disa drejtime, të cilat ka dedektuar si të rëndësishme dhe prioritare për vetë stadin ku ndodhet institucioni, por edhe vendi.

Akte ligjore

Akreditimi

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  është i liçensuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr.177, datë 19.2.2009.

Është i akredituar institucionalisht me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.

Programet Bachelor janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.124, datë 29.03.2012.Programet Master janë akredituar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.291, datë 11.07.2012.



Qendra Mesdheu

Bordi i Qendres Mesdheu:

Drejtor Ekzekutiv – Eros Angjeli

Anetar – Mirela Lika

Anetar – Ilir Hebovija

Qendra Mesdheu është një qendër kërkimore shkencore e themeluar në Qershor 2007 nga studiues të shkencave ekonomike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Qendra Mesdheu kishte si synim kryesor të saj themelimin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë i cili u themelua 2 vite më vonë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu janë:

  • Të kontribuojë në zhvillimin e kërkimit shkencor mbi tema që lidhen me studimet mesdhetare. Interes i vecante i kushtohet marrëdhënieve politike dhe ekonomike te vendeve të rajonit Euro-Mesdhetar dhe lidhjeve të këtyre vendeve me Shqipërinë.
  • Të kontribuojë në zhvillimin e një dialogu publik konstruktiv në lidhje me cështjet Mesdhetare.
  • Të kontribuojë në informimin e saktë të opinionit publik për cështje që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare të vendeve të Mesdheut.
  • Të kontribuojë në informimin e opinionit publik të huaj (kryesisht të vendeve Mesdhetare) me zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë.
  • Të vendosë gjithë kapacitetin dhe eksperiencën e saj shkencore në dispozicjon të ShLP Mesdhetare të Shqipërisë dhe të studentëve të saj dhe më gjerë me qëllim zhvillimin e studimeve mesdhetare të një niveli të lartë.

 

Objektivat kryesore të Qendrës Mesdheu do të arrihen nëpërmjet :

  • Studimeve dhe kërkimeve shkencore të ndërmara drejtpërdrejt nga Qëndra Mesdheu.
  • Publikimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore (libra, revista, artikuj, tema shkencore).
  • Mbajtes së   konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, seminareve, cikleve të seminareve, simpoziumeve, lektorimeve dhe debateve publike.
  • Bashkëpunimit të ngushtë me Universitete dhe qendra kërkimi shkencor brenda dhe jashtë vendit.
  • Krijimit dhe pasurimit të një biblioteke të specializuar në studimet mesdhetare.

 

Studimet e Qendrës Mesdheu fokusohen kryesisht në fushat e mëposhtme :

  • Marrëdhëniet ekonomike dhe politike të rajonit Euro-Mesdhetar.
  • Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet Euro-Mesdhetare.
  • Marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me vendet mesdhetare, të para në prizmin e Unionit për Mesdheun.
  • Analizën e politikës së jashtme të vendeve Euro-Mesdhetare.
  • Globalizimi dhe ndikimet në vendet e rajonit mesdhetar.
  • Historia dhe qytetërimet e rajonit të Mesdheut.

 

Senati akademik

Senati Akademik:

Prof.Dr.Akademik Anastas Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nexhmi Dumani

Prof.Asoc.Dr.Greta Angjeli

Prof.Asoc.Dr.Nevila Rama

Prof.Asoc.Dr.Alqi Naqellari

Prof.Asoc.Dr.Perparim Kabo

Dr.Luljeta Kodra

Anisa Bika

Gildo Xhahysa

Edukimi: Diplome ne Drejtesi, (1969) Universiteti I Tiranes, Fakulteti Juridik, Tirane. Kursi mjevjeçar i Filozofise 1972 1973, Tirane. Kandidat i Shkencave Juridike, (1989) UT, FJ, Tirane. Docent, (1992)UT, FJ, Tirane. Doktor, (1994), Ministria e Arsimit dhe Shkences, UT, FJ. Prof.Asc, (2010)Ministria e Arsimit dhe Shkrnces, UT, FJ, Tirane. Drejtimet e kerkimit: Veprimtaria kerkuese e Kosta Gazelit eshte eshte fokusuar kryesisht ne te Drejten e Procedures Penale dhe Kriminologji, me konkretisht: Theniet e te pandehurit si prove ne procesin penale; Aspekte procedurale te hetimit te te miturve ne konflikt me ligjin; Shkaqet dhe baza e fillimit te procesit penal; Rrethanat qe nuk lejojne fillimin e procedimit penal; Akuzat e reja si nje nga fazat e séances gjyqesore ose te gjykimit, etj. Eksperienca: Hetues; Zevendeskryetar i Deges se Ndjekjes se Krimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise; Zevendeskryetar i Deges se hetimit te veprave penale ushtarake; Zevendeskryetar i hetimit te veprave penale ne ekonomi ne ish Drejtorine e Pergjithshme te Hetuesise; Zevendesdrejtor i Pergjithshem i Hetuesise se Shqiperise; Keshilltar Politik i Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Athine te Greqise; Avokat Shteti ne Avokaturen e Pergjithshme. Pervoje ne mesimdhenie dhe ne fushen e kerkimit shkencor: Pergjgjes i ish Katedres te se Dejtes penale dhe pedagog i se Drejtes se Procedures Penale ne ish Shkollen e Larte te Ministrise se Puneve te Brendshme; Pedagog i se Dreejtes se Procedures Penale ne Fakultetin Juridik te Universitetit te Tiranes dhe ne Universitetin Luarasi; Dekan i Fakultetit te Drejtesise ne ish Universitetin Justicia dhe ne ish Universitetin Justiniani i I-re; Dekan i Fakultetit te Drejtesise ne Universitetin WISDOM UNIVERSITY; Pergjegjes i Departamentit te se Drejtes Publike ne Universitetin Mesdhetar te Shqiperise. Publikime: Autor i disa artikujve dhe prezantimeve shkencore; autor i disa referateve dhe kumtesave shkencore ne konferenca shkencore kombetare dhe nderkombetare; bashkeautor te kstesh dhe leksionesh te shkruara; pjesemarres ne hartimin e Kodit te Procedures penale te vitit 1980; pjesemarres ne Komisionin per hartimin e projekt kushtetutes alternative qe u miratua dhe hyri ne fuqi ne vitin 1998.

Edukimi: Kriton Kuci është Kandidat për Doktor Shkencash (PhD Candidate) në Studime Ballkanike pranë Departamentit të Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Lindore të Fakultetit të Studimeve Ekonomike dhe Periferike të Universitetit të Maqedonisë, Selanik, Greqi. Studimet Pasuniversitare i ka kryer pranë Departamentit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Fakultetit të Studimeve Ekonomike, të Biznesit dhe Studimeve Ndërkombëtare në Universitetin e Pireut, Greqi, ku ka marrë diplomën Master i Shkencave në Studime Ndërkombëtare dhe Evropiane. Studimet Universitare i ka kryer në Departamentin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike të Fakultetit të Shkencave Juridike, Ekonomike dhe Politike në Universitetin e Athinës, Greqi, ku është diplomuar për Shkenca Politike dhe Administratë Publike. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Kriton Kucit është fokusuar në: studimet e nacionalizmit dhe më konkretisht në përqasjet moderniste dhe post-moderntiste të nacionalizmit, analiza e diskursit, sistemet politike, teoritë politike, teoritë e marrëdhënieve ndërkombetare, etj. Eksperienca: Eshtë Lektor i Shkencave Politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë që prej vitit 2009. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore në Greqi, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë Herzegovinë, FYROM etj,. Publikimet: Autor i disa artikujve dhe prezantimeve në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Edukimi: Është diplomuar për drejtësi ne Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1995. Në funksion të karrierës së saj ka ndjekur kualifikimet pasuniversitare, si dhe ka bërë botime shkencore për të drejtën ndërkombëtare. Ka mbrojtur Masterin në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në vitin 2005 me temë: “Zhvillime aktuale në të drejtën ndërkombëtare” dhe ka marrë në Universitetin e Tiranës, gradën shkencore “Doktor”, në vitin 2012, me temë “Mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare aktuale”. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Luljeta Kodrës është fokusuar në: fushën e të drejtë publike, të drejtës ndërkombëtare publike, të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtave të njeriut. Eksperienca: Përvojë pune prej 21 vitesh. Nga viti 1996 ‐ 2001 ka punuar si këshilltare ligjore pranë Akademisë së Mbrojtjes të Tiranës duke dhënë njëkohësisht dhe leksionet e të drejtës ndërkombëtare pranë kësaj Akademie. Nga viti 2001 deri në vitin 2012 ka punuar si pedagoge e të drejtës ndërkombëtare në institucionet arsimore ushtarake dhe më pas pedagoge në universitete të ndryshme private. Prej vitit 2014 deri në vitin 2017 ka qenë Pedagoge dhe Përgjegjëse e Departamentit Juridik të Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Aktualisht është Përgjegjëse për kërkimin shkencor dhe klinikën ligjore në Fakultetin e Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Pedagoge e lëndëve E drejtë publike, E drejtë ndërkombëtare publike dhe E drejtë ndërkombëtare humanitare, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Publikimet: Autore e disa artikujve dhe pjesëmarrëse në veprimtari shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Autore e monografisë më titull “E drejta ndërkombëtare humanitare”.

Edukimi: Ka kryer studimet Bachelor në “Mësimdhënie të Gjuhës Angleze” në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme, Ankara, Turqi. Më pas, ka përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës, në programin e studimit “Master i Shkencave” me profil “Përkthim teknik-letrar dhe interpretim në Gjuhën Angleze”. Gjatë periudhës 2013-2016 ka kryer studimet doktorale pranë Universitetit të Tiranës, nga ku ka marrë dhe titullin “Doktor i Shkencave” në gjuhësi, me vlerësimin shumë mirë. Drejtimet e kërkimit: Veprimtaria kërkuese e Morena Çitozi është fokusuar në studimet linguistike, teoritë e përkthimit, sfidat dhe ndryshimet gjuhësore të gjuhës shqipe dhe angleze. Eksperienca: Ka nje eksperiencë kërkimore prej 10 vjetësh. Gjatë këtyre viteve ka punuar si mësuese e gjuhës angleze në gjimnaze e kolegje të ndryshme në qytetin e Durrësit, si në shkollën jopublike “Mihal Ekonomi”, kolegji “Turgut Őzal” dhe më pas me përfundimin e studimeve pasuniversitare ka punuar si lektore pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” (Durrës) dhe Universitetit “Beder” (Tiranë) në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Aktualisht punon në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë si pedagoge e gjuhës angleze si dhe përfaqëson zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë. Publikimet: Ka marrë pjesë në konferenca shkencore në Shqipëri, Mal të Zi, Itali si dhe ka botuar artikuj të ndryshëm shkencorë në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që nga shtator 2010 deri aktualisht punon këshilltare e Kryetarit pranë Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, është pika e kontaktit të Gjykatës me SCN - networkun e gjykatave supreme të Këshillit të Europës në GJEDNJ. Në vitet 2007-2010 ka ushtruar detyrën këshilltares së gjyqtarëve pranë Gjykatës Kushtetuese. Ka ushtruar detyrën e ndihmës/komisioneres pranë institucionit të Avokatit të Popullit, (2000-2006), ka punuar si avokate pranë studios ligjore “Boga & Associates & KPMG”, (2006 -2007) kryesisht me dhënie konsulence ligjore mbi procedurat administrative. Që nga viti 2005 është e përfshirë në fushën e mësimdhënies si konsulente e kurrikulave, koordinatore, hartuese programesh, realizim tekstesh për përdorim të brendshëm dhe kryesisht pedagoge e jashtme e së drejtës administrative në disa fakultete private dhe publike. Eshtë autore dhe bashkëautore e teksteve akademike, “Kontrolli mbi Administratën Publike”, miratuar nga Departamenti i së Drejtës Publike, ISBN 978-9928-04-132-6, Janar 2013, për studentët e nivelit Master në fakultetet e Drejtësisë; “Kontrolli mbi veprimtarinë administrative sipas praktikës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë”, ISBN 9928-04-157-1, shtator 2013; “Manual Shpjegues për të Drejtat e Njeriut për Administratën Publike”, qershor 2016, botim i OSBE për nëpunësit civilë të trajnuar pranë ASPA, financuar nga Ambasada Hollandeze, (shqip-anglisht). Ka punuar si konsulente kombëtare në njës ëeërë projektesh të lidhura me të drejtat e njeriut për një seërë orgnaiztash ndërkombëtare, si OSBE, Këshilli i Europës, SOROS, etj. Ka mbaruar fakultetin Publik të Drejtësisë me titullin juriste, dhe certifikimin si studente e shkëlqyes. Në vitet 2003- 2005 ka mbaruar Master në Studime Europiane, mbrojtur me temën, “E drejta për proces të drejtë gjyqësor sipas nenit 6 të KEDNJ”. Në Korrik 2012, ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor i shkencave”, me temën “Avokati i Popullit- institucion i parashikuar nga Kushtetuta”. Në qershor 2008 ka punuar pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si praktikante. Në Tetor –Nëntor 2009 ka ndjekur kursin mbi të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në Lund – Suedi. Është diplomuar në distancë nga Raowl Wallenberg Institute of Human Rights and Humanitarin Law, kurs on line mbi të drejtat e njeriut, Maj 2009. Për periudhën 2008-2009 ka ndjekur Shkollën e Studimeve Politike të Këshillit të Evropës. Është autore e disa artikujve shkencore dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.Gjithashtu ka fituar certifikimin si trajner ndërkombëtare e HELP- program i Këshillit të Europës, për edukimin e profesionistëve ligjorë me të drejtat e njeriut, vlerësuar me 16 pikë nga 17 të mundshmet.