Ceremonia jubilare, Universiteti Mesdhetar mbush 10 vjeç

Presidenti  vlerëson me 3 dekorata  pedagogë të mirënjohur të UMSH

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë mbush 10 vjet nga dita e themelimit të tij. Në një ceremomni jubilare që bëri bashkë qindra të ftuar UMSH tregoi edhe njëherë se është një  nga institucionet më elitare të arsimit të lartë në vend. Gjatë ceremonisë së organizuar enkas për këtë ditë të veçantë u kujtuan  arritjet e një dekade, por nga ana tjetër sfidat që e presin këtë Universitet në dekadat e ardshme si faktor i edukimit të brezit të ri në Shqipëri. Të pranishëm në këtë cermoni jubilare ishin : Përfaqësues të komuniteve fetare, të trupës diplomatike, politikanë, akademikë, drejtues universitetesh publike e private. Ceremoninë e nderoi me pjesëmarrjen e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir   Meta.  Presidenti vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” pedagogë dhe shkencëtarë të spikatur në mësimdhënie dhe kërkime shkencore të Universitetit “Mesdhetar” të Shqipërisë. Presidenti i Republikës çmoi zotin Aristotel Pano për vlerat e spikatura mësimdhënëse dhe shkencore në fushën e financave dhe ekonomisë; zotin Gudar Beqiraj për kontributet shkencore dhe veprimtarinë akademike e pedagogjike, si dhe zotin Ksenofon Kristafi për veprimtarinë diplomatike dhe shkencore në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe roli në çështje me rëndësi të veçantë në politikën tonë të jashtme. “Ky universitet, që përfaqëson një institucion tashmë të afirmuar të arsimit tonë të lartë, do të duhet, dhe do t’ju lutesha, që ta kthenit në një qendër edhe më aktive shkencore e debati të studimeve mesdhetare, duke promovuar të gjitha organizatat mesdhetare ku Shqipëria bën pjesë, por njëkohësisht duke u bërë pjesë edhe e gjithë debateve për temat më të mëdha të këtij makro-rajoni ku ne bëjmë pjesë, pasi është në interesin tonë të afirmojmë edhe më tej dimensionin tonë mesdhetar. Jo vetëm kaq, por edhe të jemi më aktiv në përballimin e problemeve dhe sfidave që ka ky makro-rajon”, u shpreh Presidenti në fjalën e tij. Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Pr. Dr  Anastas Angjeli theksoi në fjalën e tij se UMSH e presin të tjera sfida.  “Ne e kemi hedhur themelin në këta 10 vjet. Do të vazhdojmë udhën e nisur me vizionin dhe objektivin e qarte: “Të përgatisim qytetarin, të kulturuarin, ekspertin dhe teknokratin e shekullit të njezetë e një, kontribues me vlera të spikatura për zhvillimin, shoqërinë dhe për vendin!I sigurt se ne do ti perballojme kto sfida”, u shpreh themeluesi i UMSH. Ceremonia u mbyll nga një minikoncert i organizuar nga student dhe ish studentë të UMSH.


Java e librit në UMSH, promovohet “Për një filozofi ndryshe” nga Servet Pëllumbi


Në kuadër të javës së promovimit të librit, me rastin e 10 vjetorit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, u zhvillua sot diskutimi shkencor për librin “Për një filozofi ndryshe”, të autorit, Prof. Dr. Servet Pëllumbi.  Themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Akademik, Prof .Dr Anastas Angjeli  mirëpriti panelin me  recenzentët duke vlerësuar librin si dhe duke njohur kontributin 50-vjeçar të Pr.Dr Servet Pëllumbit në fushën e filozofisë dhe politikës.  Recenzentët  Skënder Demaliaj,Lekë Sokoli, Ilir Gëdeshi, Aida Goge , Edon Qezari shprehën pikëpamjet e tyre mbi punimin “Për një filozofi ndryshe”. Ata e cilësuan si vepër shteruese, pasi përmbyll të gjitha çështjet për të cilat autori ka referuar në 50 vite punë  akademike dhe shkencore. Vetëë autori u shpreh se qëllimi i këtij libri që në koncept, ka qenë qe gjithcka të lihet e hapur për gjykim nga kritika dhe opinioni i lexuesit. Nga ana tjetër ai theksoi se vepra në thelbin e vet është kritike e me theks metodologjik te spikatur për të ndjerë nervin e kohës. Ajo vjen si një sfidë për të riemëruar shumë nga çështjet  koncepet dhe idetë e rrënjosura në filozofinë klasike. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë  gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillojë diskutime shkencore dhe promovime librash të disa autorëve të njohur kryesisht ekspertë të fushës së eknomisë, filozofisë, politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Të gjitha këto aktivitete dhe shumë lekskione të hapura nga lektorë vendas e të huaj organizohen me rastin e 10 vjetorit të UMSH.  


 


 


 

Java e librit në UMSH starton me diskutimin shkencor për librin “Paraja, Bankat dhe Shoqëria”

Java e librit  e cila organizohet me rastin e 10 vjetorit  të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, startoi  dje. Një diskutim shkencor për librin e dy profesorëve të nderuar, Prof.Dr  Aristotel Pano dhe Akademik Prof.Dr Anastas Angjeli, “Paraja, Bankat dhe Shoqëria”, bashkoi  pedagogë të fushës së ekonomisë, studentë e të ftuar të tjerë. Përmes këtij diksutimi, u  analizuan  vlerat e punimit jo vetëm për  profesionistët e fushës, por edhe për studentët e qytetarët. Diksutimi  përcolli një frymë sa profesionale aq edhe  miqësore i konceptuar ndryshe, në një mjedis  të  dashur për librin si “Unur art lounge”, ku eskpertët e fushës u ndjenë të lirë të diskutojnë qetësisht dhe me argumenta të zgjeruar.  Gjuha e  thjeshtë  dhe  e kuptueshme e përdorur në libër,   mundëson  një informacion të munguar më parë për këdo. “Debatet për paranë, politikën monentare, sistemin  bankar  dhe monedhën janë debate të vazhdueshme që i kanë shpërbyer zhvilimit të mëtejshëm   të shoqërisë dhe vetë institucioneve”, u shpreh një nga autorët e libritn Akademik, Prof- Doktor Anastas Angjeli. I ftuar në këtë diskutim shkencor, libri u vlerësua nga  një prej ekspertëve me të njohur të ekonomisë, Ardian Civici i cili u shpreh se   “udhëtimi” në faqet  e këtij libri  është  realist i pasur dhe i argumentuar, historik dhe shkencor, informues dhe i dobishëm, me bazë të fortë për fushën, temën dhe çështjet që trajton. “Ky libër vjen për lexuesit  si një domosdoshmëri e kërkuar nga zhvillimet dhe ngjarjet ekonomike që e kanë dominuar ekonominë botërore këto 10 vitet e fundit, mbas krizës  financiare globale”, u shpreh Civici. Në diskutimin e tij, pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Tonin Kola nënvizoi vlerën që ka shpjegimi kronologjik për historinë e sistemeve monetare. “Ky libër përvecse  një analizë e rrallë, një literaturë e munguar në Shqipëri, është një libër nga i cili gjithkush mëson qartë se zhvillimi i një shoqërie kërkon zhvillimin e sistemeve monetare dhe anasjelltas. Është një libër të cilin pasi e lexon me kuriozitet dëshiron t’i rikthehesh. Jam i bindur që do të jetë një ndihmë e rrallë për studiuesit, studentët  dhe  të gjithë ata që  do ta kenë në duar”, u shpreh për librin Tonin Kola. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në UMSH, Alqi Naqellari bëri një analizë edhe më të detajuar të librit duke theksuar se libri është ndërtuar mbi një strukturë të saktë e të ligjikshme duke shtjelluar edhe më në brendi vlerat e tij.



Mbi 100 studiues në konferencën “Studime akademike mbi Sjelljen Njerëzore, Edukimin dhe Shkencat Sociale”

Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare  “Studime akademike mbi Sjelljen Njerëzore, Edukimin dhe Shkencat Sociale”. Kjo konferencë organizohet nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universitetin “La Sapienza”në Romë”.

Kjo konferencë zhvilloi punimet nën mbikqyrjen shkencore të MSer – organizatë  që zgjodhi  përsëri Shqipërinë pas 7 vitesh nga dita e koferences së parë të këtij lloji organizuar në vendin tonë. Kjo organizatë, përzgjodhi Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë si organizator kryesor të eventit me rastin e 10 vjetorit të themelimit të tij.   

Konferenca  solli  mbi 100 punime në fusha të ndryshme të shkencave shoqërore nga studijues të këtyre fushave  prejt  të cilëve 45 të huaj.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Akademik, Prof. Dr, Anastas Angjeli  mbajti fjalën e hapjes së kësaj Konference. “Zhvillimet ekonomike të viteve të fundit, do të duhet t’i përgjigjen dhe të sigurojnë më mirë kohezionit social dhe territorial të një vendi, në mënyre të tillë që benefitet e rritjes ekonomike si dhe hapjes së vendeve të reja të punës t’i sigurojnë popullsisë qe të jetojnë me dinjitet, duke u bërë pjesë aktive e shoqërisë”, tha Akademik, Pr.Dr Anastas Angjeli.

 

Ai u shpreh se kësisoj, të dhënat ekonomike do të bëhen më të kuptueshme dhe më të plota për publikun dhe më të përshtatshme për politikëbërësit kur flasin për zhvillimin ekonomik duke pasur parasysh edhe faktorë të tillë si: degradimi ambiental dhe cilësia e jetës ,shkenca,arsimi, shëndëtsia , punësimi,  mirëqenie apo varfëria.

 

 I pranishëm në panel , Erion VELIAJ,  kryetar i Bashkisë se Tiranës përshëndeti konferencën e organizuar, duke theksuar se  vlera e vërtetë e eventeve të tilla shkencore  qëndron ne zbatimin praktik në vijim të  konkluzioneve apo studimeve  me vlerë për qytetarët.  Të tjerë të ftuar në panel ishin :Nada Kakabadase, përfaqësuese e Akademisë Europiane të Shkencave, Nicholas Theodorakoulos, Shef i Departamentit të Psikologjisë organizative dhe Shkollën e Biznesit Aston (Angli), autor i mbi 50 botimeve shkencore në fushën e Sipërmarrjes, Burimeve njerëzore, Zhvillimit të biznesit të vogël dhe të mesëm etj. 

I pranishëm ishte gjithashtu, Akademiku  Mustafa Aydin , president i EURAS , Prof. Dr. Armend KADRIU nga Universiteti i Strugës në Maqedonine e Veriut  dhe Prof. dr. Ksenofon Krisafi një nga specialistet më të mirë në vendin tonë në fushën e së Drejtës Ndërkombëtare dhe aktor energjik i politikës së jashtme të Shqipërisë.