Konferencë Shkencore Ndërkombëtare


“Zhvillimi i qëndrueshëm dhe politikat e punësimit në Shqipëri”
(Nga asistenca sociale tek punësimi)

THIRJE PËR PUNIME

Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, ka kënaqesinë t’ju njoftojë organizimin e konferencës shkencore ndërkombëtare me objekt “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe politikat e punësimit në Shqipëri”. Ky event përbën një përpjekje të veçantë për të analizuar punësimin në një spektër të gjerë, duke përfshirë aspektin ekonomik, social, psikologjik të punës dhe ndryshimin e ristrukturimin e gjithe elementeve të tregut të punës.
Ai synon të ofrojë një platformë debati shkencor për pjesëmarrjen e specialistëve nga të gjitha fushat e kërkimit që lidhen me punësimin dhe qëkrijonë premisat që të indentifikohen probleme, të rivlerësohen mekanizma, të ndërtohen politika në favor të rritjes së punëzënies, në favor të rivlerësimit social të punës dhe të barazisë sociale dhe gjinore në vendin e punës, në favor të zhvillimit dhe rritjes së tregut të punës.
Ftohen të gjithë studiuesit të paraqesin punimet e tyre në të gjitha fushat që lidhen me punësimin për ta gjykuar atë si një fenomen ekonomik, social, psikologjik dhe njerëzor. 
Konferenca do të zhvillojë punimet në dy sesione:
I – Sesion plenar 
1. Politikat shtetërore të nxitjes së drejtpërdrejtë të punësimit.
2. Ndërtimi i politikave për zhvillimin e subjekteve të tregut të punës. 
3. Edukimi profesional dhe nxitja e punësimit të të rinjve.
4. Barazia sociale dhe gjinore në tregun e punës ne Shqiperi. 

II - Sesione tematike që do të fokusohen në këto nënfusha:
Paneli 1. 
Prioritetet e zhvillimit ekonomik te vendit dhe politikat e punësimit.
1. Politikat e drejtpërdrejta të punësimit dhe reformat strukturore në ekonominë shqiptare.
2. Ndryshimet strukturore ne ekonomine shqiptare dhe ndikimi i tyre ne tregun e punës.
3. Roli i investimeve publike dhe private në rritjen e punëzënies dhe tendecat e reja në zhvillimin rajonal. 
4. Ndikimi i investimeve te huaja ne tregun shqiptar te punës.
5. Politikat e financimit të tregut të punës dhe tendencat e reja të tyre.
6. Politikat e reja te ristrukturimit te fondeve per stimulimin e punësimit.
7. Riaftesimi dhe zhvillimi i degeve te industrise nxjerrese dhe perpunuese minerare dhe efekti i kesaj politike ne punësim.
8. Ndikimi i reformave ne administraten publike ne elemente te vecante te procesit te punësimit.
9. Pershtatja e metodologjisë bashkëkohore të matjes së efektshërisë te politikave të punësimit.
10. Modele të suksesshme të zhvillimit ekonomik, sektorial apo shtetëror, në këndvështrimin e rritjes se punësimit.


Paneli 2. 
Ndertimi i politikave dhe institucioneve të tregut të punës. Elementet e tregut te punës dhe zhvillimet te tyre .
1. Tendencat e reja dhe ndryshimet e tregut të punës. Roli i ri i subjekteve që veprojnë në tregun e punës në Shqiperi.
2. Reformimi i institucioneve dhe strukturave që ndikojnë dhe kushtëzojne tregun e punës.
3. Roli i zyrave te punës ne rritjen e punezenies dhe ndryshimet e mundshme strukturore per rritjen e efektivitetit te perdorimit te tyre.
4. Ndryshime legjislative qe prekin tregun e punës dhe roli i tyre ne zhvillimin e tij.
5. Partneriteti publik privat në zhvillimin e tregut të punës.
6. Raporti i politikave te reja qe kushtezojne produktin e punës dhe kohen e punës ne tregun e punës ne Shqiperi.
7. Vlera e punës si element i rendesishem i zhvillimit te strukturave te reja ekonomike ne tregun e investimeve ne Shqiperi.
8. Faktoret qe ndikojne ne uljen e mases se popullsise ekonomikisht jo aktive ne tregun e punës.
9. Politikat publike të punësimit që ndikojnë lëvizjet migratore. Roli i lëvizjeve migratore ne shkëmbimin e teknologjise dhe informacionit ne tregun e punës.
10. Modele të suksesshme të ndërtimit të politikave të tregut të punës, depolitizimi dhe matja e efektshmërisë reale të tyre. 

Paneli 3. 
Barazia sociale dhe gjinore ne tregun e punës ne Shqiperi. 
1. Psikologjia e punës dhe roli i saj në ndryshimin e vendit të punës dhe zhvillimin social.
2. Ndryshimet sociale në politikat e zhvillimit ndërdegësor të punësimit. 
3. Paga si element barazie gjinore dhe sociale te tregun e punës.
4. Kostoja sociale e punës dhe ndikimi i saj në ndryshimet shoqerore të ekonomise shqiptare.
5. Politikat që ndikojne në barazine gjinore dhe sociale në tregun shqiptar të punës.
6. Përafrimi i legjislacionit shqiptar të punës me atë europian dhe masat qe do të meren në këtë drejtim. 
7. Adoptimi i politikave sociale si nderlidhes i tregut të punës dhe grupeve të margjinalizuara.
8. Sfidat e shoqërisë shqiptare për uljen/zhdukjen e diskriminimit në vendin e punës.
9. Modele të suksesshme të zbatimit të politikave sociale dhe gjinore në vendet në zhvillim.
Paneli 4. 
Edukimi, arsimi dhe trajnimi professional si faktore aktivë në punësim. Politikat per rritjen e punezenies se te rinjve.
1. Edukimi profesional, element i rëndësishëm i tregut të punës.
2. Stimulimi i punësimit të të rinjve, roli i shkollës dhe i biznesit. 
3. Format e financimit te institutive profesionale menyrat e ndertimit te kurseve profesionale per rifutjen ne tregun e punës.
4. Punësimi dhe dixhitalizimi i ekonomisë dhe i vendit.
5. Roli i edukimit sipermarres ne tregun universitar shqiptar. 
6. E ardhmja e profesioneve dhe ndryshimi i kërkesave për specialitete dhe kualifikime. 
7. Bizneset sociale dhe roli i tyre në ekonominë shqiptare. Edukimi si instrument i politikave të uljes së varfërisë.
8. Sasia përballë cilësisë në edukim. Sfidat për tregun e punës nga rritja e sasisë.
9. Formalizimi i tregut të edukimit profesional dhe ekuivalentimi i tij në tregun ndërkombëtar të punës.
10. Modele të suksesshme të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të prioriteteve ndërmjet aktorëve të trinomit: Akademia-Biznes-Tregu i Punës.

Konferenca do te zhvillohet ne gjuhen shqipe dhe gjuhen angleze.

Abstrakti & Punimi
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë abstraktet e punimeve në shqip dhe anglisht (200-250 fjalë, Times Neë Roman, 12, single spaced) deri në datën 14 maj 2018. Materialet duhet te dërgohen në adresën: fshe-bsc@umsh.edu.al.
Teksti i plotë i artikullit duhet të përmbajë 5000 – 7000 fjalë, i shkruar në Times Neë Roman, size 12, singled spaced dhe të përmbajë Abstraktin, Fjalët kyce, Hyrjen, Pjesën kryesore, Përfundimet dhe Bibliografinë. Afati përfundimtar i dërgimit të tekstit të plotë të artikullit është data 20 maj 2018. Artikujt mund të jenë në gjuhën shqipe dhe/ ose angleze.

Abstraktet e artikujve do të botohen në Proceedings të Konferencës dhe artikujt e plotë në një numër special të Revistës Shkencore të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, EUROMEDITERRANEAN. 
Për informacione dhe sqarime të mëtejshme lutemi të kontaktoni Koordinatoren e Konferencës znj. Ira Gjika me adrese : ira.gjika@umsh.edu.al. 
Tel: +355 4 24 21 774 cel:00355 69 20 94 623.

*Shënim: Kërkohet nga të gjithë kontribuesit e Konferencës me punime, që të gjitha rastet studimore, të dhënat sasiore dhe cilësore, të jenë të 10 viteve të fundit, pasi përfundimet dhe rezultatet e Konferencës do t’i vihen në dispozicion institucioneve politkëbërëse dhe vendimmarrëse të vendit!

Tarifa e pjesëmarrjes: 50 Euro për 1 autor, 70 Euro për 2 bashkëautorë, 90 Euro për 3 bashkëautorë, përfshin, pjesëmarrjen në Konferencë, materialet e Konferencës, librin e abstrakteve.
Pjesëmarrja për studentët e ciklit të parë dhe të dytë është falas.


Data të rëndësishme:
Deri në 14 maj 2018: Pranimi i abstrakteve.
Deri në 10 maj 2018: Njoftimi i pranimit të abstrakteve.
Deri në 20 maj 2018: Dorëzimi i punimeve të plota 
Deri në 24 maj 2018: Njoftimi i pranimit të punimeve të plota. 
Deri në 24 maj 2018: Njoftimi i programit të Konferees
1 qershor 2018: Zhvillimi i Konferencës

Praktika për studentët dhe ekspertizë në teknologji informacioni, UMSH marrëveshje me “ Infosoft Group”

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me “Investment Joti- Infosoft Group”, grupi që prej 27 vitesh udhëheq  distribucionin e produkteve të konsumit dhe teknologjisë së Informacionit  në Shqipëri. Ky grup është sot një nga sipërmarrjet më të mëdha që angazhon profesionistë të klasit të lartë me ekspertizë të gjerë në fushën e tyre respektive, dhe përbëhet  nga njëmbëdhjetë kompani. Studentët e UMSH-së tashmë do të kenë mundësinë të kryejnë praktikat mësimore,  pranë kësaj shoqërie e cila zotëron tregun prej disa dekadash. Kjo marrëveshje, vjen në  vazhdën e marrëveshjeve që Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, duke pasur  synim  të rrisë dhe përmirësojë cilësinë e mësimdhënies, familjarizimin e studentëve me  tregun e punës, ka përfunduar nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet publike dhe private. Presidenti i “Investment Joti- Infosoft Group”,z. Grigor Joti,  u prit nga themeluesi i Universitetit Mesdhetar Akademik, Prof. Dr, Anastas Angjeli dhe studentë e pedagogë të UMSH-së. Sipas marrëveshjes, Shoqeria “Investment Joti- Infosoft Group” do të angazhojë, sipas një plani të caktuar, studentë dhe të diplomuar të UMSH në punë provuese (stazhe). Kjo  shoqëri  në kuadër të veprimtarisë së vet, do t’ju mundësojë studentëve të UMSH-së, kryerjen e praktikës profesionale të parashikuar në planin mësimor. Ekspertë të shoqërisë “Investment Joti- Infosoft Group” veçanërisht në fushën e IT, do të kenë mundësinë të mbajnë në UMSH leksione për studentët  si dhe  të dyja palët do të realizojnë veprimtari të përbashkëta kërkimore, promovuese dhe marketingu, me qëllim rritjen e cilësisë, imazhit të institucioneve respektive si dhe sensibilizimin e qytetarëve  me projektet e përbashkëta të dy institucioneve. Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Anastas Angjeli e vlerësoi këtë marrëveshje si mjaft të rëndësishme, duke theksuar se modelet e shoqërive të tilla të suksesshme i shërbejnë studentëve si mundësi jo vetëm për praktikat, por edhe si një dritare më shumë për tu punësuar nëse vërtet kanë potencialin që i përshtatet shoqërisë. Presidenti i “Investment Joti- Infosoft Group”,z. Grigor Joti,pasi bëri një prezantim të grupit që drejton, nënvizoi se rekrutimi i të rinjve të aftë  ka qenë prej vitesh një  prioritet i pandryshueshëm.


Zv. Kryeministrja , Senida Mesi me studentët e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë: Si po reformohet administrata publike


Zv. Kryeministrja Senida Mesi, ishte sot e ftuar në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, për të mbajtur një leksion të hapur për studentët me temë “Reforma në administratën publike, prioritet kyç për integrimin europian”.Në ligjëratën e saj Zv. Kryeministrja, u ndal në hapat që po ndërmerren për  riorganizimin e  administratës publike,për të arritur ato standarde që na afrojnë me BE-në. Qëllimi kryesor i  reformës, është rritja e cilësisë së shërbimeve që ofron administrata publike, duke u larguar sa më shumë nga burokracitë dhe duke i shërbyer qytetarëve me profesionalizëm. “Reforma ka filluar  me riorganizimin institucional, rishikimin e funksioneve të të gjitha institucioneve dhe agjencive të varësisë, me qëllim ristrukturimin e tyre, për të rritur efiçencën, duke  rindërtuar  nga themelet marrëdhënien e qytetarit”,  u shpreh zv. Kryeministrja.  Në ligjëratën e saj,  ajo renditi si shumë të rëndësishme shtimin e  numrit të shërbimeve publike online që do të kontribuojnë në modernizimin dhe uljen e korrupsionit,  apo edhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike. Duke iu përgjigjur interesit të studentëve, zv. Kryeministrja theksoi se në institucionet shtetërore praktikat profesionale të studentëve  të cilat kryhen në një periudhë kohore prej 6 muajsh, kanë sjellë një frymë të re në administratën publike, pasi të rinjtë vijnë me dëshirë për të punuar. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë ka marrëveshje bashkëpunimi me pjesën më të madhe të institucioneve publike dhe private. Në sajë të këtyre marrëveshjeve, studentët kryejnë intershipe, trajnime dhe  praktikat mësimore  duke pasuruar cv-të e tyre  ende pa përfunduar shkollën e lartë. Themeluesi i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë Akademik, Pr. Dr. Anastas Angjeli, duke falenderuar Zv. Kryeministren për ligjëratën e saj, u shpreh se me një administratë publike profesionistë, Shqipëra do të integrohet më shpejt në Bashkimin Europian. “Kualifikimi i të rinjve, ndryshimi i mentalitetit dhe kulturës së punës, paralel me politikat që duhen ndërrmarrë do ta bëjnë këtë proces më të lehtë “, u shpreh z. Angjeli. Reformimi i administratës publike është një nga 5 prioritetet kyçe të cilat Shqipëria duhet të përmbushë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe po  do të mbikqyret nga një grup i përbashkët i qeverisë shqiptare dhe përfaqësues të të gjithë vendeve të Bashkimit Europian.