Çelen zgjedhjet për Këshillin Studentor, nis gara në fakultete

Çelen zgjedhjet për Këshillin Studentor, nis gara në fakultete

U çel sot zyrtarisht procesi i zgjedhjeve për Këshillin Studentor në Universitetin Mesdhetar.  Kryetarja aktuale e këtij Këshilli, Amela Disha u bëri me dije studentëve datat dhe afatet e këtij procesi të rëndësishëm.  Ajo u bëri thirrje studentëve për pjesëmarrje dhe përfaqësim në këto zgjedhje.  “Të jesh anetare i Keshillit Studentor te ketij universitetit nuk mjafton vetëm dëshira për të qënë lider. Jam e sigurtë që shumë nga ju aspirojnë për të qënë në krye. Por te jesh kryetare i studenteve ne rradhë të parë do te thote përgjegjësi, vullnet dhe punë. Te duash universitetin dhe te perpiqesh per ta bërë atë më të mirë për veten dhe të tjerët për jetën studentore dhe kulturore. Ne jemi hallka e nje zinxhiri te madh. Duaje Universitetin Mesdhetar te Shqiperisë vlerëso dhe puno çdo ditë për emrin e diplomës tënde”, u shpreh Disha. Për të mbështetur studentët në zgjedhjet që do të zhvillohen me rregulloren e re , në emër të pedagogëve, Prof.Ascoc. Dr, Nevila Xhindi theksoi se studentët janë ata që ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të Universitetit Mesdhetar dhe ky investim u shërben së pari atyre. “Do të keni mbështetjen e gjithë stafit akademik, që këto zgjedhje të kenë garë të vërtetë, të jenë zgjedhjet të studentëve, për studentët”, u shpreh Xhindi, duke inkurajuar studentët!

Deputetët e të gjitha forcave politikë bëhen bashkë: Lufta kundër dhunës në familje, mbi kufijtë e axhendave politike


Lufta kundër dhunës në familje qëndron mbi kujfitë e axhendave politike. Pesë  deputete, përfaqësuese  të  PS,PD, LSI  treguan sot vendosmëri dhe angazhimin për bashkëpunim maksimal në mënyrë që AKSIONI kundër dhunës të jetë një aksion sa më gjithpërfshirës. Në bashkëbisedimin me studentët e Universitetit Mesdhetar, në kuadër të ditëve të sensbilizimit kundër dhunën, zonjat Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Evis Kushi, Nora Malaj dhe Elona Gjebra, dhanë  shembullin më të mirë se  ashtu siç në mënyrë unanime Kuvendi miratoi rezolutën e re kundër dhunës, ky fenomen kërkon një goditje frontale nga të gjithë aktorët e shoqërisë. “Është momenti që në të gjithë bashkë të flasim me të njëjtën gjuhë kundër dhunës në familje. Informacioni për dhunën në familje duhet të fillojë që nga klasat më të hershme”, u shpreh Albana Vokshi, deputete e PD. Rezoluta e re kundër dhunës është miratuar në unanimitet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Falë kësaj resolute, pritet që në vijim të merret informacion real për dhunën në familje. Rezoluta parashikon marrjen e masave dhe hapave ligjore për ndryshimin e legjislacionit në mënyrë që mekanizmi për të luftuar dhunën të funksionojë. “Ndëshkim maksimal i kujtdo që dhunon gruan, motrën, nënën. Ka fenomene që na vrasin përditë dhe të mos reagojë rinia është e pafalshme”, tha Klajda Gjosha deputete e LSI. Deputetja e PS, Evis Kushi, u shpreh se duhet parë në sy realiteti. “Problemet e dhunës ndaj gruas, janë problem që nuk duhet të shqetësojnë vetëm gruan, por gjithë shoqërinë”, u shpreh Kushi. Informimi dhe sensibilizimi i shoqërisë është gjithashtu një nga hapat më të rëndësishëm, veçanërisht me të rinjtë dhe në këtë kontekst takimi në Universitetin Mesdhetar, ishte i pari, nisur nga  ndjeshmëria që ky universitet ka ndaj problematikave sociale. “Ne mundemi të bëjmë së bashku atë që quhet shoqëri e integruar me brezat. Nëse e bëjmë më të mirë shoqërinë ne mprehemi mëndërisht por mundemi gjithashtu të kemi një të ardhme më të mirë në familjet tona”, u shpreh Nora Malaj, deputete e LSI-së. Të rinjtë janë sot faktori më i rëndësishëm në familje për të ndryshuar këtë realitet, por edhe fuqizimi i rolit të gruas mbetet parësor. “Fuqizimi i gruas është shumë i rëndësishëm për të luftuar fenomenin e dhunës në familje. Duke hedhur këtë hap, por edhe duke rritur sensibilizimin e  shoqërisë, ne do të mundemi të jemi më reargues në të ardhmen duke patur paralelisht një monitorim më të rreptë”, theksoi Elona Gjebrea, deputete e PS.

Kinemja Politike në 10 javë!


Dhjetë filma të përzgjedhur nga forumi i pedagogëve të Departamentit të Shkencave politike. Për të 5-tin vit rradhazi, kjo veprimtari ekstrakurikulare zhvillohet në Universitetin Mesdhetar, inciativë e kthyer në traditë në UMSH dhe që ndërmerret për herë të parë në një universitet shqiptar. Qëllimi i këtij cikli seminaresh është fokusimi në lidhjen që ekziston ndërmjet politikës dhe kinematorafisë. Studentë dhe pedagogë do të analizojnëë konceptin e kinemasë politike, ndikimin e politikës në kinema dhe anasjelltas si dhe efektivitetin e përdorimit të kinemasë si mjet për të arritur qëllime politike. Do të analizohet lidhja ndërmjet kinemasë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, lidhja shtet-kinema, përpjekja për të forcuar identitete të ndryshme nëpërmjet kinemasë, rolin e propagandës në ndërtimin e sistemeve autokratike si dhe ndikimin e krizave dhe konkurrencës ndërkombëtare në kinema.Sipas një programi të detajuar, çdo javë, të enjten në orën 13.00 do të shfaqet një film i caktuar të cilit do t’i paraprijë një referim nga një pedagog. Studentët e interesuar duhet të regjistrohen dhe në fund do të pajisen me një çertifikatë.


Kinemaja 2017-2018 filmat 
Filmi: The People VS. Fritz Bauer
Regjizor: Lars Kraume
Lektor: Nevila Rama
Datë: 09.11.2017

Filmi: Land and Freedom
Regjizor: Ken Loach
Lektor: Emilio Çika
Datë: 16.11.2017

Filmi: Beteja e Algjerit
Regjizor: Gillo Pontecorvo
Lektor: Edon Qesari
Datë: 23.11.2017

Filmi: Salvador Allende
Regjizor: Patricio Guzman
Lektor: Kriton Kuci
Datë: 30.11.2017

Filmi: Vdekja e Kalit
Regjizor: Saimir Kumbaro
Lektor: Ilir Hebovija
Datë: 07.12.2017

Filmi: Dealing with the past
Regjizor: Eric Bergkraut
Lektor: Gertjan Veshaj
Datë: 14.12.2017

Filmi: 13th
Regjizor: Ava DuVernay
Lektor: Mihal Zoto
Datë: 21.12.2017

Filmi: Tickeling Giants 
Regjizor: Bassem Youssef
Lektor: Zhanklina Xheraj
Datë: 11.01.2018

Filmi: A woman in Berlin
Regjizor: Max Färberböck
Lektor: Inis Shkreli
Datë: 18.01.2018