Drejtësia për të miturit, pas miratimit të Kodit të ri të drejtësisë penale Universiteti Mesdhetar mbledh gjithë aktorët në konferencën ndërkombëtare

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve më të rëndëishme në vend, akademikëve, politikanëve dhe personaliteteve të tjera, me rreth 60 kumtesa nga studiues të fushës, Universiteti Mesdhetar organizoi sot konferencën shkencore ndërkombëtare “Drejtësia për të Miturit, realitete dhe sfida”. Kjo konferencë, erdhi si një përpjekje për t’i vendosur  çështjet e drejtësisë së të miturve në fokusin e debatit publik, fill pas  hyrjes në fuqi të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, në 1 janar të këtij viti. Duke e konsideruar si një nga sfidat kryesore  dhe duke shprehur angazhimin më maksimal për të bashkëpunuar në ofrimin e zgjidhjeve më të mira për të miturit, si e ardhmja e shoqërisë, punimet e kësaj conference u përshëndetën nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni,Nënkryetarja  e Parlamentit  Vasilika Hysi, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Themeluesi i Universiteteti Mesdhetar të Shqipërisë, Prof.Dr Anastas Angjeli, duke falenderuar pjesëmarrësisit për interesin e treguar për këtë çështje me rëndësi të veçantë, u shpreh se drejtësia për të miturit qëndron gjithmonë në vëmendjen jo vetëm të institucioneve e politikbërjes, por të gjithkujt që beson me sytë nga e ardhmja se çdo iniciativë apo hap që një shoqëri ndërmerr për t’ju garantuar fëmijëve një jetë më të mirë, është një kontribut madhor për të ardhmen e gjithë shoqërisë,  “Ndaj dhe misioni e detyra jonë, para së gjithash si prindër,  është të bëjmë më shumë sot,në mënyrë  që e ardhmja e fëmijëve tanë nesër të jetë një e ardhme e shëndetshme me më shumë mundësi edukimi, mirëqenie  dhe mbi të gjitha të jetë një e ardhme e  sigurtë”, u shpreh Prof. Dr Angjeli.  Në lidhje me  Kodin e miratuar këtë vit, ai u shpreh se ky kod  vjen si një përgjigje dhe një angazhim serioz për përmirësimin  e mekanizmave ligjorë, në mënyrë që t’i jepet një zgjidhje sa më e efektive shqetësimit të përligjur të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me fenomenin e kriminalitetit tek të miturit. “Kriminaliteti ndër të miturit nuk është produkt i kohës sonë as edhe vetëm i disa vendeve specifike. Njihet prej shekujsh e dekadash dhe është i përhapur kudo në botë, madje edhe në shtete ku standardet e zhvillimi, kultura dhe qytetërimi nuk do të mund t’a pranonin. Ai është realitet i pamohueshëm, me të cilin duhet të përballen të gjithë, që nga shteti me të gjitha strukturat e veta kompetente, shoqëria, familja, shkolla, përfshirë edhe institucionet e arsimit të lartë, ato të kërkimit shkencor”, u shpreh në fjalën tij Prof. Dr Anastas Angjeli.  Ai vlerësoi se iniciativa e Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Mesdhetar  në bashkëpunim me Universitetein “Aldo Moro” të Barit, “Alcide de Gasperi”, i Josefoëit dhe Lublinit të Polonisë, të Universitetit AAB të Prishtinës, Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës , duke arritur të sensibilizojë studiues dhe akademikë brenda e jashtë vendit, është një kontribut i rëndësishëm dhe një nismë që duhet të vazhdojë duke bërë bashkë edhe më shumë aktorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Starton puna për përgatitjen e Strategjisë së re për punësimim për vitet 2018-2022

Duke e konsideruar nje nga çështjet më kryesore vlerësuar në zhvillimin ekonomik e social të vendit, si dhe nga  shqetësimet  e dala nga komunikimi përmes qeverisjes me njerëzit,ka nisur  angazhimi i  disa grupeve pune për përgatitjen e një Strategjie të re për punësimin në vend. Njëri prej tyre, që drejtohet nga deputeti Anastas Angjeli u mblodh  në Universitetin Mesdhetar për të prezantuar draftin e parë të struktures së kësaj strategjie. Ky grup, në përbërje të të cilit janë dhe deputetët  Evis Kushi,Milva Ikonomi,Arben Pëllumbi, ka grumbulluar rreth vetes mendimin e ekspertizës në këtë fushë,të profesoratit të disa universiteteve per te sjelle  arritjet dhe problematiken e deri tanishme ne kete ceshtje dhe pervojen europiane dhe te vendeve me kushte te ngjajshme me vendin tone. Synimi është hartimi i një dokumenti  i  cili do t’i shërbejë rritjes së punësimit në Shqipëri, si një sfidë jo vetëm e qeverisë, por e gjithë shoqërisë shqiptare. Në dokumentin e ri që pritet të hartohet, synohet një vizion i ri,që konsideron më mire kushtet aktuale të zhvillimit ekonomik në vend,bazuar në një analize të tregut të punes dhe llojit të papunësisë aktuale,mundsinë  e një lidhjeje më të mirë direkte midis rritjes ekonomike dhe të investimeve,prioriteteve të zhvilimit me rritjen e punësimit. Strategjia e  re pritet të krijojë një qasje ndryshe të punësimit në Shqipëri, me  fokus rritjen e punësimit te të rinjtë,barazinë  gjinore  në  punësim,orientimin e drejte të fondeve publike në binomin zhvillim-punësim,kontributin e sektorit privat për këtë ceshtje,harmonizimin e edukimit ne te gjitha nivelet dhe ate professional,( një kualifikim efektiv sipas profesioneve të cilat sot kërkon tregu,   zhviillimet teknologjike dhe digjitale të vrullshme.Kështu synohet të jepet një panoramë mbështetëse për një vizion të ri për politikat aktive të punësimit ,drejtimet dhe instrumentet ekonomike  e financiare që do të përdoren në funksion të nxitjes së punësimit dhe vetëpunësimit

 


 

 

 

 

 

 

 

 


 

Bitcoin, monedha digitale debatohet në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë

A duhet përdorur “Bitcoin”, ose sic ne e njohim monedha dixhitale?Cfarë vlere dhe efektesh ka paraja e kriptografuar në ekonominë reale?A është me e lehtë për t’u përdorur për transaksione të ndryshme?Këto pyetje dhe shumë të tjera  në lidhje me Bitcoin, u debatuan në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë në një panel ekspertësh dhe pedagogësh të ekonomisë. Gjatë këtij shkëmbimi të informackionit shkencor  u bënë disa prezantime, duke nisur nga   vështrimi historik  iBitcoin dhe efekteve të tij, por edhe rastet e spekullimeve në lidhje me këtë monedhe. Po cfarë është Bitcoin për të gjithë ata që nuk e njohin? Bitcoin është një formë e monedhës dixhitale ose cyptocurrency. Satoshi Nakamoto është supozuar të jetë hartuesi i protokollit origjinal të  Bitcoin në 2008, duke e filluar rrjetin në vitin 2009. Nakamoto ishte përgjegjës për krijimin e shumicës së softëerit zyrtar Bitcoin, duke qenë aktiv në bërjen e modifikimeve dhe dërgimit të teknikëve, informacione për forumin e Bitcoin. Kjo Monedhë digjitale ofronë  mjete alternative të pagesës për transaksione të ndryshme tregtare dhe personale. Bitcoin është gjithashtu më e lirë për t'u përdorur për transaksione të ndryshme biznesi. Përdoruesit mund të anashkalojnë shpenzimet e pagueshme për ndërmjetësit në sistemin financiar siç janë bankat dhe kompanitë e kartës së kreditit, sepse Bitcoini nuk përfshin pagesën e tarifave.Gjithashtu mund të përdorin Bitcoin për të fshehur fitimet e tyre nga qeveritë, duke shmangur pagesën e taksave. Ata mbrojnë përdoruesit nga çështje të tilla: si manipulimi i monedhës dhe paqartësia në marrëdhëniet e monedhës brenda qeverive.


 

Anketa globale në Universitetin Mesdhetar, pas 10 vitesh Shqipëria bën hapa përpara për aksesin e publikut mbi buxhetin

Aksesi i publikut në informacion mbi buxhetin është përmirësuar dukshëm në Shqipëri. Për herë të parë në një dekadë, vendi ynë renditet në listën e shteteve që kanë shënuar progres në këtë drejtim. Shqipëria ka përmirësuar transparencën duke publikuar online dy dokumente kryesore siç janë Raporti në fund të Vitit dhe Buxheti i Qytetarit.  Po ashtu, ajo ka rritur informacionin e dhënë në raportin e auditimit (KLSH) dhe në deklaratën para-buxhetore (kuadri makroekonomik dhe fiskal Rezultatet e Anketës së Buxhetit të Hapur 2017 (OBS),  kryer nga Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhtit (IBP) u prezantuan sot në një aduitor ekspertësh, studentësh dhe pedagogësh. Ky aktivitet i organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, dhe Fakulteti i Ekonomisë së Universitetit të Tiranës,  bënë të mundur prezantimin e të dhënave për 115 vende, ku përfshihet edhe Shqipëria.”Ndërkohë që kemi një rënie të besimit të publikut, në lidhje me inforacionin që jepet për mënyrën si mblidhen dhe shpenzohen paratë publike, për fatin tonë të mirë dhe për punën e mirë që është bërë në Shqipëri, ka një ndryshim në sensin e kundërt. Në dy vitet e funidt kemi një rritje të transparencës  duke na renditur  në listën e vendeve me një përmirësim në këtë drejtim”, u shpreh themeluesi i Universiteti Mesdhetar, Prof. Dr. Anastas Angjeli . Ai theksoi se, hapat që Shqipëria ka bërë në këtë drejtim duhen  vlerësuar pozitivisht, duke nënvizuar se duhet menduar më tej për të vijuar në këtë rrugë. Prof. Dr. Sulo Hadëri, duke bërë një prezantim të detajuar të indikatorëve të përdorur në këtë Anketë u shpreh se bashkëpunimi i Universitetit Mesdhetar me fakultetin e Ekonomisë gjatë këtyre viteve në funksion të transparencës  për politikat buxhetore ka qenë mjaft konstruktiv duke dhënë informacionet e duhura. "Hapat e ardhshëm drejt një sistemi të tillë duhet të përmirësohen dhe të bëjnë më gjithëpërfshirës Projektbuxhetin, dhe në të njëjtën kohë, të krijojnë mekanizma për pjesëmarrjen e publikut gjatë fazës së formulimit të buxhetit", tha Haderi. Sipas të dhënave,   rënia në transparencën e buxhetit ishte më dramatike në Afrikën sub-Sahariane, ku rezultatet mesatare të transparencës së buxhetit ranë me 11 pikë nga 2015 në 2017. Rajonet e tjera përjetuan rritje të vogla ose rënie të vogla në rezultatet e tyre, me përjashtim të Azisë, ku rezultati mesatar u rrit më shumë. Një numër vendesh kanë përjetuar rritje të konsiderueshme në transparencë që nga momenti që janë përfshirë në anketë, duke përfshirë Gjeorgjinë, Jordanin, Meksikën dhe Senegalin.