Në mbështetje të studentëve, UMSH organizon për të tretin vit rradhazi Panairin e Ideve


Një panair idesh , ku studentët ndjehen të lirë të prezantojnë iniciativa, të cilat mund të jenë vetëm zanafilla e një të ardhmeje premtuese për ta dhe gjithë shoqërinë. Gjithçka nis me një ide dhe kur idetë e mira mbështeten ka gjithmonë progres. Me këtë filozofi, për të tretin vit rradhazi Universiteti Mesdhetar  i Shqipërisë  organizoi “Panairin e Ideve III“ . Ky panair me në qendër studentët është një tjetër histori suksesi e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Panairi u hap me fjalën e themeluesit  të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,Akademik Prof. Dr,   Anatas Angjeli,  i cili theksoi rëndësinë  që ka mbështetja që u duhet dhënë studentëve, për të çuar përpara idetë e tyre, duke përmbushur jo vetëm një pasion apo dëshirë, por duke u rritur kështu profesionalisht duke projektuar një të ardhme të suksesshme.  Gjatë panairit  u prezantuan rreth 22 projekt ide  të studentëve të cilë të udhëhequr  nga pedagogët e tyre, sollën  idetë e tyre  të orientuar përgjithësisht në fushat e shkencave ekonomike, shkencave juridike dhe shkencave sociale. Secili student apo grup studentësh kishte një minutazh të caktuar për të prezantuar këto ide. Këto ide u vlerësuan nga një juri e përzgjedhur e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë , e përbërë nga Senati.  Secili panel, i orientuar nga fusha përkatëse, kishte në dispozicion  çmimin për studentin fitues. Vlerësimi u krye  në bazë të origjinalitetit të idesë, mënyrës si ishte konceptuar  dhe prezantimit para jurisë. Universiteti Mesdhetar I Shqipërisë, do të vijojë të jetë një dritare e hapur, për të gjithë student të cilët  kanë zgjedhur një nga 3 fakultetet e UMSH, për të vijuar shkollën e lartë.


UMSH dhe Botimet Toena, promovojnë librin “Me Papandreun në Evropë”, të Theodhoros Pangallos

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Botimet Toena, organizuan  ceremoninë e promovimit të librit “Me Papandreun në Europë”, të një prej personaliteteve më të njohura në politikën greke,Theodhoros Pangallos .Ish-zëvendëskryeministër i qeverisë së Greqisë, ish-ministër i Punëve të Jashtme, ish-ministër i Transporteve dhe Komunikacionit, ish-ministër i Kulturës, ish-deputet i Atikës, Pangallos po zhvillon një vizitë disa ditore në Tiranë. Në ceremoninë e organizuar nderoi me pjesëmarrjen e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Dhjetra politikanë, publicistë e diplomatë ishin  të pranishëm gjatë kësaj ceremonie. Vetë autori, Thedhoros Pangallos u shpreh se periudha për të  cilën flet libri  është e një rëndësie përcaktuese për integrimin e Greqisë në familjen europiane dhe për ekzistencën e ngrehinës europianeNë panel referuan për librin, Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,  Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli,Irena Toçe drejtoreshë e Shtëpisë Botuese Toena. Besnik Mustafaj, ish Ministër i Jashtëm.. “ Libri “Me Papandreun në Europë” është në fakt rrëfimi i një miqësie të gjatë, shpesh dinamike mes autorit dhe protagonistit. Në të janë renditur ngjarje, personazhe, të thëna dhe të pathëna, hamendje dhe vërtetime, të cilat na shfaqin një tablo komplekse të një epoke dhe të një vendi si Greqia, që shkojnë përtej jetës individuale të një lideri vendimtar dhe frymëzues si Andrea Papandreu. Krahas përshkrimit të veprës dhe kontributit politik të Papandreut, ky libër është në thelb edhe një rrrëfim personal i autorit, duke e rritur ndjeshëm peshën intelektuale dhe njerëzore të kësaj biografie të dyfishtë”, u shpreh Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli në fjalën e tij. Referuesit e tjerë duke vlerësuar librin, theksuan se ai  është një reflektim mbi të shkuarën e vetë autorit. Në  tablonë e  ngarkuar, të ngjeshur me zhvillime dhe ndryshime rrënjësore politike, ekonomike dhe sociale Theodhoros Pangalos ka lënë gjurmët e tij.

.

 

 

 

UMSH i akordon titullin “Doktor Honoris Causa”, ish Zv. Kryeministrit të Greqisë, Theodhoros Pangallos


Mesazhi i Pangallos në Tiranë : Të drejtat e njeriut  janë fuqi për pakicat

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë i akordoi  sot,  titullin “Doktor Honoris Causa” z. Theodhoros Pangallos me motivacionin:“ Për kontribut të shquar në zhvillimet e proceseve demokratike dhe perspektivën europiane të Greqisë, mbështetjes për Shqipërinë në avancimin e proceseve demokratike dhe perspektivës së saj europiane dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë ”.Presidenti i nderit i Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, gjatë ceremonisë së organizuar për dhënien e këtij titulli , u shpreh se   Theodhoros Pangalos është pa dyshim mishërimi i qytetarit dhe intelektualit të angazhuar që jep betejat e tij të përditshme për barazi dhe drejtësi sociale. Për një shoqëri më të drejtë, më të hapur, më multikulturore më progresiste dhe solidare.  Njëkohësisht është dhe mishërimi i qenies politike, që nuk ndryshon bindjet dhe kozmoteorinë  e tij në momentin që gjendet në pozicione drejtuese.” Shpreh mirënjohjen e thellë për kontributin e shquar të Theodoros Pangallos dhe me bindje të plotë them se jo vetëm vendi ynë ka nevojë për miq dhe mbështetës të tillë në Europë, por edhe vetë Europa ka nevojë për intelektualë të tillë që punojnë dhe veprojë pa rreshtur për ta bërë rajonin tonë dhe njëkohësisht Europën një hapësirë të përbashëkët të kulturës, prosperitetit, bashkëpunimit dhe solidaritetit”, u shpreh Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli. Ish Zv. Kryeministri i Greqisë z. Theodhoros Pangallos, pas akordimit të këtij titulli dha një mesazh për të gjithë të pranishmit në ceremoni. “Mos lejoni askënd t’ju mohojë të drejtën e fjalës, sado që të përpiqet t’ju thotë se këtë e bën në emër të një ideje apo një ideje tjetër. Dhe mos harroni se të drejtat e njeriut nuk janë bërë për shumicat, janë fuqi dhe duhet të veprojnë për pakicat”, u shpreh Pangallos.

 

 

 

 

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhuron gjak për fëmijët talasemikë


Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhuron gjak për fëmijët talasemikë. Nën sloganin “Dhuro  gjak, shpëto jetë”, dhjetra studetë e pedagogë u bashkuan dje duke  kryer këtë akt  human. Për të 6-tin vit rradhazi Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, është pjesë e nismës për dhurimin vullnetar të gjakut duke dhënë kontributin e tij për të gjithë ata persona që kanë nevojë. Sensibilizimi i të rinjve  dhe përgjegjësia sociale mbeten kryefjalë në filizofinë me të cilën funksionon dhe rritet cdo ditë Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Këtë vit dhurimi i gjakut u krye së bashku me “Fundjavë ndryshe” si dhe Qendrën Kombëtare të Dhurimit të gjakut. Të dhurosh gjak do të thotë që pa të kushtuar asgjë, mund të shpëtosh jetën e dikujt dhe ky është misioni më fisnik dhe human që ka secili prej nesh. Nga ana tjetër të dhurosh gjak, do të thotë të informohesh për një sërë benefitesh që ka ky proces për organizmin. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, do të vijojë t’i bashkohet kauzave dhe nismave sociale që përfshijnë dhe sensibilizojnë të rinjtë.