Leksion i hapur

Me rastin e hapjes së vitit akademik 2018/2019, sot, në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, pedagogu i mirënjohur dhe anëtari më i ri i Departamentit tonë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Prof. Dr. Paskal Milo, mbajti një lectio magistralis me titull “Shqipëria dhe politika e saj e jashtme në kontekstin evropian dhe mesdhetar”. 
Nga një orë e parashikuar fillimisht, interesi i shfaqur, si dhe vëmendja treguar nga trupa e studentëve dhe pedagogëve, kaloi gjithë pritshmërinë tonë kohore.

Projekti “PEOPLE FIRST”, trajnime për studentët e UMSH në fushën e turizmit



Mbyllet  projekti ”PEOPLE FIRST”. Falë këtij projekti  të  (USAID) , Ambasadës  suedezë  në Shqipëri,  dhe The HeadHunter ,  Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë  dha  kontributin e tij, në ofrimin e trainimeve për profesionet që lidhen me fushën e turizmit. Në këtë mënyrë ndihmohen të rinjtë të cilët aspirojnë të punësohen në fushën e turizmit dhe në të njëjtën kohë industrisë së turizmit i ofrohen kandidatura më të formuara profesionalisht. Duke marrë parasysh nevojat që tregu i punës ka për të punësuar profesionistë me një formim të lartë mund të themi se ky projekt është një shembull pozitiv dhe që do të ketë një impakt shumë të rëndësishëm. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ashtu sic ka bërë që prej themelimit të tij do të vazhdojë të kontribuojë dhe të mbështesë iniciativa të tilla. Turizmi është një degë me rëndësi të vecantë  për ekonominë shqiptare. Turizmi vitet e fundit është shndërruar në një prej sektorëve më dinamikë të ekonomisë së vendit me mundësi për zhvillim të mëtejshëm në vitet në vazhdim. Në të ardhmen gjithmonë e më shumë industria e turizmit do të ofrojë mundësi punësimi për të rinjtë duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të vendit. Për këto arsye cdo projekt që lidhet me zhvillimin e turizmit si një prej komponentëve kryesorë të një zhvillimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm, është jo vetëm i mirëpritur por duhet mbështetur dhe promovuar.




Ceremonia, diplomohen 1300 studentë të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

Diplomohet brezi i 7 i studentëve të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Në një ceremoni me dhjetra të ftuar  nga fusha e arsimit, politikës dhe bizneseve private, rreth 1000 studentë   të niveleve Bachelor dhe Master hodhën kapelet  duke mbyllur një  nga etapat më të rëndësishme të  jetës. Ceremoninë e hapi rektori i UMSH-së, Akademik Prof.Dr Gudar Beqiraj, i cili u shpreh  se  ajo cka Universiteti Mesdhetar përfaqëson sot  duket qartë jo vetëm nga numri i studentëve i cili rritet  nga viti në vit, por  gjithashtu në investimin që ky Universitet bën në përzgjedhjen e stafit akademik, infrastrukturë dhe gjithcka që  u garanton të rinjve të sotëm një edukim cilësor.  Në fjalën e tij përshëndetëse, themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof.Dr, Anastas Angjeli u shpreh se të diplomuarit në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, janë të punësuar dhe mbajnë deri tek pozicione tepër të rëndësishme  në Administratën Publike dhe  bizneset private. “Gjatë këtyre viteve ne kemi synuar që studentët tanë, jo vetëm të edukohen sicc duhet, por pas përfundimit të studimeve të kenë një diplomë të vlefshme për tregun e punës, në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë e sigurtë”, u shpreh Prof, Anastas Angjeli.  Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ish studentë të Universitetit Mesdhetar, pjesë e rrjetit Alumni, të cilët përshëndetën brezin e ri të studentëve. Drejtuesit e Universitetit Mesdhetar akorduan certifikata mirënjohje për  studentët e ekselencës. Pas 10 vitesh  nga krijimi i tij Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, kapërcen 4000 të diplomuar në 29 programet  bachelor dhe master. Në 3 fakultetet e tij : Ekonomi, Drejtësi e Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Psikosociale e Politike, këtë vit pritet të pranohen rreth 1000 studentë  në programet Bachelor dhe Master.