UMSH organizon konferencen ndërkombëtare, “Shqiptarët dhe rajoni përgjatë Luftës së Madhe, (1914-1918)

Universiteti Mesdhetar i  Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin e Barit si dhe me kontributin e  Institutit të Studimeve Albanologjike,organizoi konferencën  shkencore  ndërkombëtare “Shqiptarët dhe rajoni përgjatë Luftës së Madhe, (1914-1918):një shekull nga përfundimi i konfliktit të parë botëror”. Konferenca u organizua në përkujtim të një prej ngjarjeve më të rëndësishme, e njëkohësisht më dramatike, të shekullit XX, e cila shënjoi dukshëm jo vetëm epokën përgjatë së cilës u zhvillua, por dhe gjithë dinamikat politike, sociale dhe kulturore pasardhëse.  Ajo   pati qëllim analizën, trajtimin shkencor dhe mbledhjen e kontributeve kërkimore mbi një sërë tematikash  dhe ngjarjesh të kësaj periudhe.  Në këtë konference,  morën pjesë personalitete në fushën e historisë, historisë ekonomike marrëdhënieve ndërkombëtare e shkencave politike. Referuan studiues , historianë dhe diplomatë  të njohur si  Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi, përfaqësues nga Universiteti “Aldo Moro” i Barit dhe ai i Romës  Në fjalën e tij përshëndetëse, themeluesi i  Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik Prof . Dr  Anastas Angjeli, u shpreh se debati publik shkencor akademik dhe profesional për çështje të rëndësishme që lidhen me të kaluarën  dhe njëkohësisht dhe me të ardhemn e vendit dhe të rajonit, sot më shumë se në çdo periudhë tjetër është jo vetëm një detyrim qytetar për të gjithë komunitetin akademik e shkencor,  por edhe një domosdoshmëri, nevojë dhe kusht i zhvillimit dhe i progresit. Ky është një parim që udhëheq filozofinë e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë që nga themelimi i tij. Në këtë kontekst bashkëpunimi akademik dhe universitar në shkallë rajonale dhe më gjerë fiton një rëndësi të veçantë. Mënyrat për të thelluar këtë bashkëpunim në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të rajonit janë të shumta e te ndryshme, por një nga më të mirat është zhvillimi i konferencave shkencore të cilat marrin përsipër jo vetëm të diskutojnë teza teorike por edhe të japin propozime konkrete për çështje me interes të përbashkët”, u shpreh Prof Angjeli.  Konferenca, nëpërmjet punimeve me vlerë që  ishin pjesë e paneleve , trajtoi çështje që lidhen me formimin dhe konsolidimin e strukturave shtetërore të Shqipërisë në këtë periudhë, implikimet e këtij konflikti në rajonin tonë në tërësi dhe në Europë, me diplomacinë religjioze të kësaj periudhe, me tema të historisë sociale dhe asaj ekonomike, me politikën e fuqive të mëdha të kohës  dhe me ndikimet kulturore, artistike dhe sociale që ky konflikt kishte. 

UMSH organizon konferencën “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe politikat e punësimit në Shqipëri”


Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë,  organizoi sot Konferencën Ndërkombëtare “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe politikat e punësimit në Shqipëri”(Nga asistenca sociale tek punësimi). Në këtë konferencë, morën pjesë  Kryeministrii Republikës së Shqipërisë Edi  Rama, Drejtoresha e  Giz(programi proseed) , Katja Rockel, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj, Dr. Yehuda  Hamovitz ,ekspert ndërkombëtar izraelit në menaxhimet strategjike, deputetë, përfaqësues të sipërmarrjes, pedagogë e studentë. “Janë sipërmarrjet ato që krijojnë vendet e punës nuk është qeveria.Qeveria ka përgjegjësinë e pazëvendësueshme që të mbështesë krijimin e vendeve të punës duke garantuar një mjedis ku jo vetëm ka një mbështetje për sipërmarrjen në aspektin fiskal, gjithë zinxhirit të burokracisë por ku ka dhe një furnizim të sipërmarrjeve me burime njerëzore cilësore, për të mbushur vendet e lira të punës. Thellimi i reformave është e vetmja rrugë për të arritur këto rezultate”, u shpreh në fjalën e tij Kryeministri Rama. Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë , Akademik, Prof. Dr. Anastas Angjeli, duke falenderuar të pranishmit, nënvizoi se qëllimi i organizimit të kësaj konference organizuar UMSH ishte dhënia e një kontributi në lidhje me politikat e reja të punësimit në Shqipëri, çka erdhi pas një analize të thellë të situatës aktuale. “Punësimi mbetet një nga problemet më komplekse ekonomike,  politike, sociale dhe ndoshta dhe njerëzorë të zhvillimit të një vendi. Ai kushtezon nivelin e zhvillimit ekonomik, mirëqenien, raportet shoqërore midis shtresave sociale, edukimin dhe sigurinë njerëzore. Në kompleksitetin e vet është elementi bazë i potencialitetit të zhvillimit të qëndrueshëm të një shoqërie dhe garancia e mirëqënies në çdo familje”, u shpreh Prof. Dr, Anastas Angjeli. Në vijim, konferenca,  zhvilloi punimet edhe në 4 sesione të tjera, ku u u prezantuan punimet shkencore dhe u referua mbi :Prioritetet  e Ekonomisë së Shqipërisë dhe politikat e punësimit, krijimin e politikave dhe institucioneve të tregut të punës, elementët e tregut të punës dhe zhvillimi i tyre ,barazianë sociale dhe gjinore në tregun e punës në Shqipëri  dhe  Edukimin dhe arsimin profesional si faktorë proaktivë  për punësimi, politikat e rrritjes së punësimit për të rinjtë. 


Konferencë Shkencore Ndërkombëtare


“Zhvillimi i qëndrueshëm dhe politikat e punësimit në Shqipëri”
(Nga asistenca sociale tek punësimi)

THIRJE PËR PUNIME

Universiteti “Mesdhetar i Shqipërisë”, ka kënaqesinë t’ju njoftojë organizimin e konferencës shkencore ndërkombëtare me objekt “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe politikat e punësimit në Shqipëri”. Ky event përbën një përpjekje të veçantë për të analizuar punësimin në një spektër të gjerë, duke përfshirë aspektin ekonomik, social, psikologjik të punës dhe ndryshimin e ristrukturimin e gjithe elementeve të tregut të punës.
Ai synon të ofrojë një platformë debati shkencor për pjesëmarrjen e specialistëve nga të gjitha fushat e kërkimit që lidhen me punësimin dhe qëkrijonë premisat që të indentifikohen probleme, të rivlerësohen mekanizma, të ndërtohen politika në favor të rritjes së punëzënies, në favor të rivlerësimit social të punës dhe të barazisë sociale dhe gjinore në vendin e punës, në favor të zhvillimit dhe rritjes së tregut të punës.
Ftohen të gjithë studiuesit të paraqesin punimet e tyre në të gjitha fushat që lidhen me punësimin për ta gjykuar atë si një fenomen ekonomik, social, psikologjik dhe njerëzor. 
Konferenca do të zhvillojë punimet në dy sesione:
I – Sesion plenar 
1. Politikat shtetërore të nxitjes së drejtpërdrejtë të punësimit.
2. Ndërtimi i politikave për zhvillimin e subjekteve të tregut të punës. 
3. Edukimi profesional dhe nxitja e punësimit të të rinjve.
4. Barazia sociale dhe gjinore në tregun e punës ne Shqiperi. 

II - Sesione tematike që do të fokusohen në këto nënfusha:
Paneli 1. 
Prioritetet e zhvillimit ekonomik te vendit dhe politikat e punësimit.
1. Politikat e drejtpërdrejta të punësimit dhe reformat strukturore në ekonominë shqiptare.
2. Ndryshimet strukturore ne ekonomine shqiptare dhe ndikimi i tyre ne tregun e punës.
3. Roli i investimeve publike dhe private në rritjen e punëzënies dhe tendecat e reja në zhvillimin rajonal. 
4. Ndikimi i investimeve te huaja ne tregun shqiptar te punës.
5. Politikat e financimit të tregut të punës dhe tendencat e reja të tyre.
6. Politikat e reja te ristrukturimit te fondeve per stimulimin e punësimit.
7. Riaftesimi dhe zhvillimi i degeve te industrise nxjerrese dhe perpunuese minerare dhe efekti i kesaj politike ne punësim.
8. Ndikimi i reformave ne administraten publike ne elemente te vecante te procesit te punësimit.
9. Pershtatja e metodologjisë bashkëkohore të matjes së efektshërisë te politikave të punësimit.
10. Modele të suksesshme të zhvillimit ekonomik, sektorial apo shtetëror, në këndvështrimin e rritjes se punësimit.


Paneli 2. 
Ndertimi i politikave dhe institucioneve të tregut të punës. Elementet e tregut te punës dhe zhvillimet te tyre .
1. Tendencat e reja dhe ndryshimet e tregut të punës. Roli i ri i subjekteve që veprojnë në tregun e punës në Shqiperi.
2. Reformimi i institucioneve dhe strukturave që ndikojnë dhe kushtëzojne tregun e punës.
3. Roli i zyrave te punës ne rritjen e punezenies dhe ndryshimet e mundshme strukturore per rritjen e efektivitetit te perdorimit te tyre.
4. Ndryshime legjislative qe prekin tregun e punës dhe roli i tyre ne zhvillimin e tij.
5. Partneriteti publik privat në zhvillimin e tregut të punës.
6. Raporti i politikave te reja qe kushtezojne produktin e punës dhe kohen e punës ne tregun e punës ne Shqiperi.
7. Vlera e punës si element i rendesishem i zhvillimit te strukturave te reja ekonomike ne tregun e investimeve ne Shqiperi.
8. Faktoret qe ndikojne ne uljen e mases se popullsise ekonomikisht jo aktive ne tregun e punës.
9. Politikat publike të punësimit që ndikojnë lëvizjet migratore. Roli i lëvizjeve migratore ne shkëmbimin e teknologjise dhe informacionit ne tregun e punës.
10. Modele të suksesshme të ndërtimit të politikave të tregut të punës, depolitizimi dhe matja e efektshmërisë reale të tyre. 

Paneli 3. 
Barazia sociale dhe gjinore ne tregun e punës ne Shqiperi. 
1. Psikologjia e punës dhe roli i saj në ndryshimin e vendit të punës dhe zhvillimin social.
2. Ndryshimet sociale në politikat e zhvillimit ndërdegësor të punësimit. 
3. Paga si element barazie gjinore dhe sociale te tregun e punës.
4. Kostoja sociale e punës dhe ndikimi i saj në ndryshimet shoqerore të ekonomise shqiptare.
5. Politikat që ndikojne në barazine gjinore dhe sociale në tregun shqiptar të punës.
6. Përafrimi i legjislacionit shqiptar të punës me atë europian dhe masat qe do të meren në këtë drejtim. 
7. Adoptimi i politikave sociale si nderlidhes i tregut të punës dhe grupeve të margjinalizuara.
8. Sfidat e shoqërisë shqiptare për uljen/zhdukjen e diskriminimit në vendin e punës.
9. Modele të suksesshme të zbatimit të politikave sociale dhe gjinore në vendet në zhvillim.
Paneli 4. 
Edukimi, arsimi dhe trajnimi professional si faktore aktivë në punësim. Politikat per rritjen e punezenies se te rinjve.
1. Edukimi profesional, element i rëndësishëm i tregut të punës.
2. Stimulimi i punësimit të të rinjve, roli i shkollës dhe i biznesit. 
3. Format e financimit te institutive profesionale menyrat e ndertimit te kurseve profesionale per rifutjen ne tregun e punës.
4. Punësimi dhe dixhitalizimi i ekonomisë dhe i vendit.
5. Roli i edukimit sipermarres ne tregun universitar shqiptar. 
6. E ardhmja e profesioneve dhe ndryshimi i kërkesave për specialitete dhe kualifikime. 
7. Bizneset sociale dhe roli i tyre në ekonominë shqiptare. Edukimi si instrument i politikave të uljes së varfërisë.
8. Sasia përballë cilësisë në edukim. Sfidat për tregun e punës nga rritja e sasisë.
9. Formalizimi i tregut të edukimit profesional dhe ekuivalentimi i tij në tregun ndërkombëtar të punës.
10. Modele të suksesshme të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të prioriteteve ndërmjet aktorëve të trinomit: Akademia-Biznes-Tregu i Punës.

Konferenca do te zhvillohet ne gjuhen shqipe dhe gjuhen angleze.

Abstrakti & Punimi
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë abstraktet e punimeve në shqip dhe anglisht (200-250 fjalë, Times Neë Roman, 12, single spaced) deri në datën 14 maj 2018. Materialet duhet te dërgohen në adresën: fshe-bsc@umsh.edu.al.
Teksti i plotë i artikullit duhet të përmbajë 5000 – 7000 fjalë, i shkruar në Times Neë Roman, size 12, singled spaced dhe të përmbajë Abstraktin, Fjalët kyce, Hyrjen, Pjesën kryesore, Përfundimet dhe Bibliografinë. Afati përfundimtar i dërgimit të tekstit të plotë të artikullit është data 20 maj 2018. Artikujt mund të jenë në gjuhën shqipe dhe/ ose angleze.

Abstraktet e artikujve do të botohen në Proceedings të Konferencës dhe artikujt e plotë në një numër special të Revistës Shkencore të Universitetit “Mesdhetar i Shqipërisë”, EUROMEDITERRANEAN. 
Për informacione dhe sqarime të mëtejshme lutemi të kontaktoni Koordinatoren e Konferencës znj. Ira Gjika me adrese : ira.gjika@umsh.edu.al. 
Tel: +355 4 24 21 774 cel:00355 69 20 94 623.

*Shënim: Kërkohet nga të gjithë kontribuesit e Konferencës me punime, që të gjitha rastet studimore, të dhënat sasiore dhe cilësore, të jenë të 10 viteve të fundit, pasi përfundimet dhe rezultatet e Konferencës do t’i vihen në dispozicion institucioneve politkëbërëse dhe vendimmarrëse të vendit!

Tarifa e pjesëmarrjes: 50 Euro për 1 autor, 70 Euro për 2 bashkëautorë, 90 Euro për 3 bashkëautorë, përfshin, pjesëmarrjen në Konferencë, materialet e Konferencës, librin e abstrakteve.
Pjesëmarrja për studentët e ciklit të parë dhe të dytë është falas.


Data të rëndësishme:
Deri në 14 maj 2018: Pranimi i abstrakteve.
Deri në 10 maj 2018: Njoftimi i pranimit të abstrakteve.
Deri në 20 maj 2018: Dorëzimi i punimeve të plota 
Deri në 24 maj 2018: Njoftimi i pranimit të punimeve të plota. 
Deri në 24 maj 2018: Njoftimi i programit të Konferees
1 qershor 2018: Zhvillimi i Konferencës

Konferenca e tretë ndërkombëtare shkencore “Globalizimi, vizioni për një të ardhme të qëndrueshme"

U zhvillua sot ne Univeresitetin Mesdhetar, konferenca e tretë ndërkombëtare shkencore “Globalizimi, vizioni për një të ardhme të qëndrueshme”. Në këtë konferencë me fokus kërkimin shkencor, morën pjesë Zv. Rektorja e UMSH, znj. Greta Angjeli, Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare,z. Ksenofon Krisafi, znj. Nora Malaj, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Geron Kamberi, kreu i Agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, znj. Drita Avdyli, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetëseve. Në panelet në vijim studiues të rinj,paraqiten punimet e tyre shkencore. Universiteti Mesdhetar është mbështetësi i fortë i çdo iniciative që nxit kërkimin shkencor në vendin tonë, si një komponent i rëndësishëm jo vetëm për të përparuar në dije, por dhe një standard që duhet plotësuar në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit.