Deputetët e të gjitha forcave politikë bëhen bashkë: Lufta kundër dhunës në familje, mbi kufijtë e axhendave politike


Lufta kundër dhunës në familje qëndron mbi kujfitë e axhendave politike. Pesë  deputete, përfaqësuese  të  PS,PD, LSI  treguan sot vendosmëri dhe angazhimin për bashkëpunim maksimal në mënyrë që AKSIONI kundër dhunës të jetë një aksion sa më gjithpërfshirës. Në bashkëbisedimin me studentët e Universitetit Mesdhetar, në kuadër të ditëve të sensbilizimit kundër dhunën, zonjat Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Evis Kushi, Nora Malaj dhe Elona Gjebra, dhanë  shembullin më të mirë se  ashtu siç në mënyrë unanime Kuvendi miratoi rezolutën e re kundër dhunës, ky fenomen kërkon një goditje frontale nga të gjithë aktorët e shoqërisë. “Është momenti që në të gjithë bashkë të flasim me të njëjtën gjuhë kundër dhunës në familje. Informacioni për dhunën në familje duhet të fillojë që nga klasat më të hershme”, u shpreh Albana Vokshi, deputete e PD. Rezoluta e re kundër dhunës është miratuar në unanimitet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Falë kësaj resolute, pritet që në vijim të merret informacion real për dhunën në familje. Rezoluta parashikon marrjen e masave dhe hapave ligjore për ndryshimin e legjislacionit në mënyrë që mekanizmi për të luftuar dhunën të funksionojë. “Ndëshkim maksimal i kujtdo që dhunon gruan, motrën, nënën. Ka fenomene që na vrasin përditë dhe të mos reagojë rinia është e pafalshme”, tha Klajda Gjosha deputete e LSI. Deputetja e PS, Evis Kushi, u shpreh se duhet parë në sy realiteti. “Problemet e dhunës ndaj gruas, janë problem që nuk duhet të shqetësojnë vetëm gruan, por gjithë shoqërinë”, u shpreh Kushi. Informimi dhe sensibilizimi i shoqërisë është gjithashtu një nga hapat më të rëndësishëm, veçanërisht me të rinjtë dhe në këtë kontekst takimi në Universitetin Mesdhetar, ishte i pari, nisur nga  ndjeshmëria që ky universitet ka ndaj problematikave sociale. “Ne mundemi të bëjmë së bashku atë që quhet shoqëri e integruar me brezat. Nëse e bëjmë më të mirë shoqërinë ne mprehemi mëndërisht por mundemi gjithashtu të kemi një të ardhme më të mirë në familjet tona”, u shpreh Nora Malaj, deputete e LSI-së. Të rinjtë janë sot faktori më i rëndësishëm në familje për të ndryshuar këtë realitet, por edhe fuqizimi i rolit të gruas mbetet parësor. “Fuqizimi i gruas është shumë i rëndësishëm për të luftuar fenomenin e dhunës në familje. Duke hedhur këtë hap, por edhe duke rritur sensibilizimin e  shoqërisë, ne do të mundemi të jemi më reargues në të ardhmen duke patur paralelisht një monitorim më të rreptë”, theksoi Elona Gjebrea, deputete e PS.

Kinemja Politike në 10 javë!


Dhjetë filma të përzgjedhur nga forumi i pedagogëve të Departamentit të Shkencave politike. Për të 5-tin vit rradhazi, kjo veprimtari ekstrakurikulare zhvillohet në Universitetin Mesdhetar, inciativë e kthyer në traditë në UMSH dhe që ndërmerret për herë të parë në një universitet shqiptar. Qëllimi i këtij cikli seminaresh është fokusimi në lidhjen që ekziston ndërmjet politikës dhe kinematorafisë. Studentë dhe pedagogë do të analizojnëë konceptin e kinemasë politike, ndikimin e politikës në kinema dhe anasjelltas si dhe efektivitetin e përdorimit të kinemasë si mjet për të arritur qëllime politike. Do të analizohet lidhja ndërmjet kinemasë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, lidhja shtet-kinema, përpjekja për të forcuar identitete të ndryshme nëpërmjet kinemasë, rolin e propagandës në ndërtimin e sistemeve autokratike si dhe ndikimin e krizave dhe konkurrencës ndërkombëtare në kinema.Sipas një programi të detajuar, çdo javë, të enjten në orën 13.00 do të shfaqet një film i caktuar të cilit do t’i paraprijë një referim nga një pedagog. Studentët e interesuar duhet të regjistrohen dhe në fund do të pajisen me një çertifikatë.


Kinemaja 2017-2018 filmat 
Filmi: The People VS. Fritz Bauer
Regjizor: Lars Kraume
Lektor: Nevila Rama
Datë: 09.11.2017

Filmi: Land and Freedom
Regjizor: Ken Loach
Lektor: Emilio Çika
Datë: 16.11.2017

Filmi: Beteja e Algjerit
Regjizor: Gillo Pontecorvo
Lektor: Edon Qesari
Datë: 23.11.2017

Filmi: Salvador Allende
Regjizor: Patricio Guzman
Lektor: Kriton Kuci
Datë: 30.11.2017

Filmi: Vdekja e Kalit
Regjizor: Saimir Kumbaro
Lektor: Ilir Hebovija
Datë: 07.12.2017

Filmi: Dealing with the past
Regjizor: Eric Bergkraut
Lektor: Gertjan Veshaj
Datë: 14.12.2017

Filmi: 13th
Regjizor: Ava DuVernay
Lektor: Mihal Zoto
Datë: 21.12.2017

Filmi: Tickeling Giants 
Regjizor: Bassem Youssef
Lektor: Zhanklina Xheraj
Datë: 11.01.2018

Filmi: A woman in Berlin
Regjizor: Max Färberböck
Lektor: Inis Shkreli
Datë: 18.01.2018



“Paqja e vetmja zgjidhje”, tryeza në Universitetin Mesdhetar mbledh gjithë aktorët

“Paqja e vetmja zgjidhje” bashkoi sot në Universitetin Mesdhetar  të Shqipërisë, përfaqësues të komuniteteve fetare ,  përfaqësues së Bashkisë së Tiranës, të shoqërisë civile dhe të medias, në një tryezë interaktive me studentë e pedagogë, pikërisht për të ndarë këndvështrimet mbi paqen, por edhe për të diskutuar mbi tolerancën fetare si mekanizmin më të mirë për konsolidimin e saj, nxitjen e bashkëjetesës dhe zhvillimit të një shoqërie. “Ne shqiptarët bëjmë pjesë në ata popuj që paqen e kemi pjesë të formimit dhe të ndërgjegjes sonë kombëtare. Edhe pse përbëhemi nga individë me përkatësi të ndryshme fetare nuk është vërtetuar as edhe një rast i vetëm i konflikteve fetare, siç ka ndodhur fatkeqësisht me popuj të tjerë. Ne jemi prirur dhe ushqyer nga harmonia idilike fetare me njëri tjetrin si dhe nga prirja për bashkëjetesë dhe miqësi me fqinjët”, u shpreh në fjalën e hapjes së këtij aktiviteti. Dekani i Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit Mesdhetar , Prof. Dr. Ksenofon Krisafi. Ai shtoi se për rrënjosjen e paqes dhe të dialogut te shqiptarët, një ndikim pozitiv kanë pasur edhe besimet dhe institucionet fetare. “Duke u bërë bartës të kulturës, emancipimit, qytetarisë dhe formimit të veçantë kulturor, ata kanë propaganduar paqen, mirëkuptimin, dashurinë për njëri tjetrin”, tha Prof. Dr, Krisafi. Aktivistja e të drejtave të njeriut prej 25 vjetësh, znj. Sevim Arbana, u shpreh se të rinjtë duhet të jenë pjesë e debateve dhe dialogut për të rritur tolerancën. “Paqja ka një kuptim aq të gjerë dhe ne dëshirojmë ta sjellim këtu përmes një dialogu tuajin dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe aktorëve të tjerë”, u shpreh Znj. Sevim Arbana.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi u shpreh se të rinjtë janën kontributorët më të mëdhenj të Paqes, pasi me frymën e solidaritetit ndaj njerëzve në nevojë që ata shfaqin ccdo ditë, e bëjnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, shumë më të pasur. “Mbështetja ndaj njerëzve në nevojë, e  bën kryeqytetin shumë më të mirë dhe shumë më të jetueshëm përtej pjesës infrastrukturore, duke ndikuar në krijimin e asaj që ne quajmë Paqja Sociale”, u shpreh z. Seferi.  Përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhanë mesazhet e tyre për paqen duke theksuar se në ccdo fe, paqja mbetet kryefjalë e harmonisë njerëzore.

Edukimi financiar, UMSH marrëveshje për praktikat mësimore të studentëve me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare

Praktika mësimore për studentët e Universitetit Mesdhetar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shkembim eksperiencash ndërinstitucionale dhe informacionin e nevojshëm për të rritur nivelin e edukimit financiar. Këto janë disa nga pikat kryesore të marrëveshjes që UMSH nënshkroi sot mes AMSH. Kjo marrëveshje u firmos Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Z. Nexhmi Dumani, dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Z. Ervin Koçi në prani të presidentit të UMSH-së, Prof. Dr. Anastas Angjeli.

Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Z. Anastas Angjeli tu shpreh se marrëveshja do të shërbejë jo thjesht për të shkëmbyer eksperienca, por edhe për të përfituar praktikë mësimore nga studentët pranë AMF-së. “Marrëveshja ka në thelb shkëmbimin e informacionit, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, konferencave, për rolin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të sjellë përfitime reciproke, si për stafin e universitetit, studentët dhe pedagogët, ashtu edhe për vetë Autoritetin me qëllim rritjen e informacionit financiar”, u shpreh profesor Angjeli. 

Në fjalën e rastit, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Z. Ervin Koçi theksoi se Autoriteti ka marrë një iniciativë për të rritur edukimin financiar duke e nisur këtë me studentët si një nga target grupet më të rëndësishme në zhvillimin e vendit. “Qëllimi ynë është që të rinjtë të njohin Autoritetin, tregjet që ai mbikëqyr, në mënyrë që më pas t’i përdorin njohuritë e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, duke qënë aktorë të rëndësishëm të tregjeve financiare”, tha z. Koçi. Më herët, përfaqësuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare zhvilluan një takim informues me studentët e Fakultetit të Shkencave Ekonomike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në vijim të zbatimit të Strategjisë për “Rritjen e besimit të konsumatorit/investitorit në tregjet financiare nën mbikëqyrje”. Aktiviteti synonte rritjen e njohurive dhe edukimin financiar të të rinjve për Autoritetin, fushën e tij të veprimtarisë dhe tregjet financiare nën mbikëqyrje.