Aktivitete te Ndryshme

27.03.2017

Forum

Roli strategjik i Izraelit në Mesdheun Lindor

Te Mesdhetari u zhvillua forumi studimor mbi rolin strategjik të Izraelit në Mesdheun Lindor.
E ftuar ne kete forum znj. Avital Lebovich, si kyenote speaker drejtoreshë e degës për Jerusalemin të “American Jewish Committee”, nenkryetarja e kuvendit te Shqiperise znj. Valentina Leskaj, ambasadori i shtetit Izraelit ne vendin tone, Boaz Rodkin, etj.
Ne fjalen prezantuese akademik Anastas Angjeli falenderoi te ftuaren per pjesmarrjen duke shtuar se vizita juaj sot, e nderuar zonjë, i shkon përshtat pikërisht frymes se bashkepunimit dhe harmonise pasi një kujtim i mirë mes dy kombesh mund të jetë veç shenjë e një begatie të ardhshme në marrëdhëniet mes tyre.
Ndaj, jemi shpresëplotë se sot po marrim pjesë jo vetëm në një event të çmuar, por dhe se ky është veç njëri ndër hapat e përbashkët gjithmonë e në ngritje mes dy popujve tanë dhe Shteteve tona sovrane. Tirana dhe Jeruzalemi, besoj, kurrë s’kanë qenë më të afërta se sot, ndërkaq që intesiteti i marrëdhënieve institucionale, ekonomike, kulturore dhe shkencore, jemi shpresëplotë, mundet dhe duhet veç të rriten.
Ndërhyrje/diskutime nga ana e pedagogëve dhe studentëve të UMSH-së, mbi çështje të natyrës gjeopolitike në lidhje me situatën aktuale në Lindjen e Mesme (natyrisht me fokus mbi Izraelin), si dhe mbi aspekte historiko-kulturore të marrëdhënieve shqiptaro-hebraike, nga ana e disa pedagogëve të UMSH-së.

Duke mbajtur fjalen e saj ne kete forum znj. Lebovich, beri nje prezantim te situates ne shtetin e Izraelit dhe Lindjen e Mesme ne teresi duke u fokusuar ne problemet e sigurise dhe ndryshimin e raporteve ne mes te vendeve te rajonit si pasoje e konfliktit disavjecar ne Siri.
Konflikte te tilla kane pasojat e tyre edhe pak me larg dhe kjo po shihet dhe ne ngjarjet e renda ne vendet perendimore.
Marredheniet e Izraelit me BE jane prioritare dhe shumedimensionale dhe mund te intensifikohen dhe me shume ne aspektin e sigurise globale dhe te sfidave te perbashketa kunder terrorizmit.
Ajo ceku marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve tona te cilat bazohen ne nje histori shume te lashte dhe qe sot te dy palet po perpiqen ta transformojne ne nje lidhje te suksshme ne shume fusha bashkepunimi.

Ne mjediset e mesdhetarit u organizua dhe nje ekspozite ne perkujtim te Holokaustit dhe kontributit te familjeve shqiptare per strehimin dhe ruajtjen e familjeve hebreje.

 

16.03.2017

Takim me zv. ambasadorin e prezences se OSBE ne Shqiperi, z. Robert Wilton. Nje bashkebisedim me studentet per OSBE, rolin dhe kontributin, bashkepunimi dhe e ardhmja.

 

 

15.12.2016

Sot ora 9:30 pranë UNIVERSITETIT MESDHETAR TË SHQIPËRISË mund të ndiqni CreativeMornings Tirana me temën e dhjetorit: SOUND të kuruar nga Emiliano Lule.

“Tingulli është gjithçka kam nevojë për të portretizuar botën!
Ndoshta tingulli është mjeti më i rëndësishëm i komunikimit në komunitetin tim. Ne parapëlqejmë të flasim më shumë sesa të shkruajnë me njëri-tjetrin dhe fjala e dhënë ka më shumë vlerë sesa një dokument i nënshkruar.
Nëpërmjet tingullit unë mësoj, nëpërmjet tingullit jap mësim, informohem, eci, orientohem…
Nëpërmjet tingullit perceptoj gjithçka.
Absolutisht, unë jetoj nëpërmjet forcës së tingullit!”
Të premten, 16 dhjetor, ora 9:30 pranë UNIVERSITETIT MESDHETAR TË SHQIPËRISË mund të ndiqni CreativeMornings Tirana me temën e dhjetorit: SOUND të kuruar nga Emiliano Lule.

 

15.12.2016  

NE PARLAMENTIN ITALIAN
Ne date 15 Dhjetor 2016 ne Senatin Italian ne Rome u zhvillua takimi I nivelit te larte mbi tematiken “Dialog nderfetar per luftimin e ekstremizmit te dhunes”. Takimi I zhvillua nen kujdesin e parlamentit Italian. Ne takim moren pjese perfaqesues te nivelit te larte te shtetit Italian, Ministri I Marredhenieve me Jashte I shtetit italian z.Paolo Gentiloni, Ministri Maroken i ceshtjeve fetare , Z.Ahmedd Taoufiq si edhe perfaqesues te nivelit te larte ne rajon. Gjithashtu ne takim morren pjese edhe perfaqesues te Universitetit Mesdhetar te Shqiperise te kryesuar nga z.Eros Angjeli. Ne tryezen e rrumbullaket te zhvilluar midis delegatve u tajtuan ceshtje mbi pervojat kombetare dhe nderkombetare ne nidhje me nivelin e ekstremizmit te dhunes dhe radikalizmit.

 

09.12.2016 

Pranë Forumit Politik të Mesdhetarit u zhvillua takimi “Ndikimi i politikave kombëtare në politikat e BE-së” me moderator Gerti Veshaj.

 

02.12.2016 

Studentët e Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci të SHLP “Mesdhetare e Shqipërisë”, janë përzgjedhur të jenë pjesëmarrës në Konferencën Model NATO financuar nga Programi i Granteve të Vogla të Ambasadës Amerikane, që organizohet në dt. 2 – 4 Dhjetor 2016 në, Tiranë.

Model NATO edukon të rinjtë me parimet e diplomacisë, tolerancës, analizës politike, negocimit, zgjidhjes së konflikteve, lidershipin dhe punën në grup me nxënësit e emëruar si delegatë të shteteve anëtar të NATO-s, të cilët duhet të zgjidhin bashkarisht çështje kritike socio-politike nëpërmjet modeleve të simulimit.

 

24.11.2016  

Leksion i hapur per studentet e Master te programit juridik.
I ftuar kryetari i Gjykates Kushtetuese z. Bashkim Dedja.

 

18.11.2016 

Në ambjentet e Mesdhetarit është zhvilluar leksioni i hapur me Profesor Gëzim Alpion nga Universiteti i Birminghamit.
I ftuar nga Mesdhetari, Profesori Alpion ndau me studentët me tepër rreth eksperiencës së tij.

 

26.10.2016 

BREXIT – SI DUHET TE SILLEMI?
Guest Speaker, Othon Anastasakis Drejtor ne South East European Studies at Oxford (SEESOX).
Ne kete takim te hapur ishte i pranishem dhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise, z. Gent Sejko.
Presidenti i Universitetit, Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli duke hapur takimin falenderoi te ftuarit duke theksuar se ky diskutim vjen pas nje sere debatesh qe universiteti ka zhvilluar per kete proces.
Guvernatori Sejko duke permendur ndikimin e paket ne ekonomine shqiptare, u shpreh se Banka ka marre masa per stimulimin e ekonomise. Sistemi bankar eshte i qendrueshem dhe me teprice likujditeti.
Profesor Anastasakis, ne leksionin e tij u shpreh se, nuk eshte nje nga momentet e lumtura te politikes britanike. BE eshte ne nje krize te stergjatur dhe duhet te presim per ta pare fundin.
Ne kemi tashme brexitet dhe qendrestaret dhe kjo eshte nje ceshtje per tu menaxhuar.
Pati doreheqje te rendesishme nga perkrahesit politike te te dy paleve qe mbeshteten ose jo BREXIT.
Strategjia e panikut vs strategjise se genjeshtrave qe dy palet ngriten per te mbeshtetur tezen per te qendruar apo dale nga BE.

 

19.10.2016 

Promovimi i librit Vajzat e Mjegulles, nga shkrimtari Namik Dokle, organizuar nga Univeristeti Mesdhetar dhe shtepia botuese TOENA.
Ne fjalen e tij Akademiku Prof. Dr. Anastas Angjeli u shpreh: “Do flas per Namikun si mik si politikan shume gjate per shkak te lidhjeve te hershme. Si shkrimtar do te them se me veprat e tij eshte po aq i njohur dhe vleresuar.
Botuesja Irena Toçi duke folur per artin e te shkruarit te librit vleresoi gjuhen e perdor nga autori perzgjedhja e fjales me shume dashuri. Shkrimtari Dokle duke falenderuar per mikepritjen dhe per vleresimet qe u shprehen nga folesit, u shpreh per rendesine e te lexuarit dhe trajtimit te letersise Edhe nga brezi i ri pa humbur kete interes me shume vlere.

 

13.10.2016 

Promovim dhe prezantimi i librit Sistemi Tatimor ne Shqiperi, nga Adriatik Mateli.
Ne fjalen e tij akademiku Anastas Angjeli, president i Universitetit Mesdhetar, u shpreh se kjo eshte nje pune voluminoze qe perfshin nje periudhe te gjere dhe ka vlera te shumefishta.

Ne takim autori Adriatik Mateli, u shpreh se kjo monografi eshte nje detyrim qe kishte per te plotesuar nje boshllek qe nga botimi i librit Financat e Shqipnise, te Haxhi Shkozes, rreth 70 vjet me pare.
Ne takim merrnin pjese pedagoge te Fakultetit Ekonomik dhe financiere dhe perfaqesues te administrates tatimore.

 

11.10.2016 

Po ndodh tani…!
Në ambjentet e Mesdhetarit është duke u zhvilluar prezantimi i projektit: Responsible Research and Innovation in Albania, nga qendra për Promovimin e Shkencës, Serbi.

Dobrivoje Lale Erik

 

20.06.2016  

Sot ora 11, diskutim me regjizorin e filmit Big Boys Gone Bananas  Fredrik Gertten.
 

Lidershipi, sfidat dhe ndertimi i se ardhmes

UNIVERSITETI MESDHETAR I SHQIPERISE shtoi 4 fotografi të reja

13.06.2016

Instituti i Studimeve Politike në bashkëpunim me Mesdhetarin organizuan një trajnim me studentët e viteve të dyta dhe të treta sistemi Bachelor si dhe studentët e matesterit të Fakultetit të Shkencave Juridike Politike. Trajnimi kishte për tematikë formimin dhe përgatitjen e studentëve me ligjin e ri për të drejtën e informimit dhe zbatimin e tij praktik dhe këshillues në dobi të qytetarëve të interesuar.

 

02.06.2016 · 

Ceremonia per dhenien e titullit Doctor Honoris Causa, Prof. Dr. Andreas Gross me motivacionin: “Për kontribut të shquar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe në mbështetjen dhe zhvillimin e proceseve demokratizuese për ridimensionimin e shoqërive post totalitare në Europë”


01.06.2016 · 

Ne prezantimin e librit KREUZTANNE te autorit Fate Velaj u ndane dhe certifikatat per pjesmarresit e Kinemase Politike, nje forum i pervitshem i Mesdhetarit.

 

25.03.2016 · 

Ministri i Drejtesise z. Ylli Manjani ishte sot te Mesdhetari se bashku me Presidentin e Mesdhetarit, Prof. Dr. Anastas Angjeli.
Sot nga Dhoma Kombetare e Ndermjetesve ne bashkepunim me Mesdhetarin, hap trajnimin fillestar per tu licensuar dhe eshte ne sherbim te Ministrise se Drejtesise dhe per JU. Mesdhetari ka si mission pergatitjen e specialisteve dhe liderve te spikatur per sektorin public, gjenerimin e ideve qe u japing pergjigje dhe zgjidhje e sfidave aktuale dhe me prespektive ne zhvillim te vendit dhe te Rajonit. Ne vijim te ketij misioni, Filozofia e Universitetit tone eshte ndertimi I nje komuniteti mesimi dhe kirijimi dhe zhvillimi I gjithe pritshmerise , nepermjet ispirimit , arritjes dhe ekselences. Ne te ardhmen Universiteti Mesdhetar do hape Kliniken Ligjore, ku pjese e tyre do jene dhe NDERMJETESIT , ku studentet tane do te perfshihen ne praktika te perbashketa.

 

23.03.2016 · 

Leksion i hapur
Po ndodh leksion i hapur me teme “Marredheniet Tregtare SHBA – Shqiperi”, Z. Donald Brown, Commercial Officer U.S. Embassy, ne kuader te lendes Teori dhe Praktike Diplomatike.
 

19.02.2016 

Mesdhetari ka te ftuar per nje bisede perfaqesues te Asamblese Parlamentare te Mesdheut.

  1. Lhou Lmarbouh, MP, President i PAM President, Amb. Sergio Piazzi, Sekretar i Pergjithshem, z. Andrea Nurchi, Asambleja Parlamentare e vendeve të Mesdheut në përvjetorin e saj të 10-të po zhvillon punimet në Tiranë. Në këtë Asamble marrin pjesë 6 kryetarë parlamentesh

Në sesion marrin pjesë 250 delegatë, duke përfshirë përfaqësues të nivelit të lartë nga parlamentet, Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera rajonale.
Punimet e Asamblesë i përshëndeti edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, z. Bank Ki Moon përmes një video-mesazhi.

 

28.01.2016 

Pasditen e ditës së djeshme, 27 janar 2016, ambientet e Mesdhetarit u vizituan nga një përfaqësi pedagogësh dhe studentësh të Universitetit Aydin me seli në Stamboll, i cili, për nga përmasat dhe angazhimi kërkimor, është instituti më i madh i arsimit të lartë privat në Turqi. Në një atmosferë shumë miqësore dhe bashkëpunuese, pedagogët dhe studentët e Shkollës tonë të Lartë Mesdhetare të Shqipërisë patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja të ndryshe studimesh, duke përfituar jo vetëm nga mundësia ndërkulturore e këtij dialogu, por dhe nga seanca e përshkrimeve që iu bënë dy institucioneve tona.

Natyrisht, një vizitë e tillë u bë një rast i shkëlqyer për të vazhduar bashkëpunimin e nisur mes Mesdhetarit dhe Aydin-it si partnerë në Bashkësinë e Universiteteve Euroaziatike (EURAS), organizatë e ngritur pikërisht me qëllim bashkëpunimin ndërakademik dhe kërkimor në të mirë të rritjes së cilësisë shkencore të universiteteve pjesëmarrëse. Ndërkaq që studentët dhe pedagogët e Universitetit Aydin, të grumbulluar nga fakultete dhe fusha studimi nga më të ndryshmet, gjendeshin në një udhëtim ndërballkanik në kuadër të një ‘Akademie politike të Ballkanit”, e cila i shoqëron ata përgjatë gjithë trevave rajonale të cilat mund të përbëjnë bazën e studimeve dhe angazhimeve të tyre të ardhshme profesionale, më studentët dhe pedagogët shumë të interesuar të Mesdhetarit, mes bisedash dhe shkëmbimesh të opinioneve mbi çështje të ndryshme të sferës socio-politike, u pa dhe mundësia e një bashkëpunimi të mirëfilltë bilateral mes dy institucioneve tona.

 

15.12.2015 

Leksion i hapur znj. Sonila Qato Drejtore e Pergjithshme e Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Prones.
Tema:”Reforma per perfundimin e procesit te kthimit dhe kompensimit te pronave.”

 

03.12.2015 

Sarah Rohn

Vice Consul US Embassy in Tirana “US Legal System – Criminal Investigations and Investigative Techniques”

 

11.12.2015 

Debat per Projekt Buxhetin e vitit 2016. Ne vleresimin e studenteve te ekonomise.
Fakultetet e Ekonomise te Mesdhetarit dhe Universitetit te Tiranes.

 

12.11.2015  

Leksion i hapur me z. Volker Treichel Lead Economist, Banka Boterore dhe ish-perfaqesues i FMN ne Shqiperi.”Structural Transformation and Industrialization in Albania” eshte tema e leksionit per studentet e Medhetarit.

 

 

03.11.2015 · 

La note dell’europa

Eurodeputeti dhe kryetari i grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në PE z. Gianni Pittella, në vazhdim të vizitës së tij dy ditore në vendin tonë, prezantoi librin e tij të fundit “La note dell Europa” dhe mbajti nje leksion të hapur në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Leksioni u zhvillua në kuadër të leksioneve të hapura me personalitete të shquara që organizohen nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Eurodeputeti dhe kryetari i grupit Aleanca progresiste Socialiste e Demokrate ne PE z. Gianni Pittella, do te prezantoje librin “La notte dell’Europa”. Libri permban disa ceshtje te rendesishme te zhvillimeve te viteve te fundit ne Evrope, problemet e Bashkimit, kriza greke, etj qe do te diskutohen gjate prezantimit.
Ceremonia e prezantimit diten e hene ora 18:00, Salla B10, Te Mesdhetari

 

23.10.2015 · 

Po ndodh tani , date 23 Tetor Ora 16:00, i ftuar si lektor nderi raportuesi per Shqiperine, ne PE, z. Knut Fleckenstein, MdEP. Studenteve dhe pedagogeve do tu beje te njohur punen e tij ne PE si raportues per Shqiperine. “Albania’s EU accession process and current challenges in EU politics”

 

16.10.2015 · 

Po ndodh tani z.Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, do të mbajë një leksion të hapur te Mesdhetari me temë: “Reforma në drejtësi dhe impakti i saj”

 

14.10.2015 · 

REFORMA ADMINISTRATIVE TERRITORIALE, leksion i hapur te Mesdhetari. Lektor nderi z. Bledi Çuçi, minister shteti për Çështjet Vendore

 

01.07.2015 · 

Ne perfundim te kursit mbi “European Integration” te organizuar nga Mesdhetari ne bashkepunim me European Academy of Sciences and Arts, pjesmarresit po zhvillojne nje tur studimor ne Bruksel, ne institucionet e Bashkimit Evropian. Ne zhvillimin e kursit u angazhuan pedagoge te te ftuar anetare te European Academy of Sciences and Arts si dhe pedagoge Shqiptar.

 

Takim me Ministrin e Bujqesise Z. Edmond Panariti

Sot me prezencen e Ministrit te Bujqesise, Zhvillimit, Rural dhe Administrimit te Ujrave z. Edmond Panariti dhe Presidentit te UMSH Prof.Dr. Anastas Angjeli, u prezantua projekti per ndertimin e nje observatori per vleresimin dhe mbrojtjen e bimeve medicinale dhe aromatike. Ky eshte nje projekt qe do te implementohet per here te pare ne Shqiperi dhe synon krijimin e nje database te perhershem per habitatin e bimeve ne sherbim te fermereve, pushtetit vendor dhe qendror, grupeve te interesit etj. Ky projekt do te krijoje premisa per nje zhvillim te qendrueshem dhe me perfitime ekonomike afatgjata te burimeve tona natyrore. Projekti eshte fryt i punes shkencore te Dr. Valter Hoxha ne bashkepunim me Université de Montpellier.

 

Ambasadori OSBE ne Tirane, Z. Florian Rauning vizitë tek Mesdhetari

Sot te Mesdhetari ishte i ftuar Ambasadori i Prezences se OSBE ne Tirane, z. Florian Rauning, i ftuar nga Prof.Dr. Anastas Angjeli. Ne prezatimin me studentet dhe pedagoget e Mesdhetarit, z. Rauning beri nje prezantim te shkurter te marredhenieve te Shqiperise me OSBE qe nga anetaresimi i saj. Qellimet e misionit, objektivat e perbashketa dhe realizimi i tyre ne vit. z. Rauning ne bashkebisedim me studentet dhe pedagoget iu pergjigj pyetjeve te ndryshme lidhur me zhvillimet dhe reformat ne vendin tone.

 

Leksion i Hapur “Banka Boterore dhe programi i saj ne Shqiperi”

Sot, date 12.06.2015, ora 12:00, ne ambientet e Mesdhetarit, perfaqesuesja e Bankes Boterore, znj.Tahseen Sayed, po mbajti nje leksion me teme: “Banka Boterore dhe programi i saj ne Shqiperi per vitet 2015-2019“.

 

Leksion i hapur nga Gjykates STEPHEN CZULEGER, Anetar i Gjykates se Larte te Los Angeles

Me 4 nentor 2014, ora 13:00, ne Amfiteatrin “Adam Smith” u mbajt nje leksion i hapur me studentet e Fakultetit te Shkencave Juridike dhe Politike me Te nderuarin, Gjykates STEPHEN CZULEGER, Anetar i Gjykates se Larte te Los Angeles.

 

Leksion i hapur nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,z.Andreas GROSS

Ditën e Premte , date 30 Maj 2014, në Amfiteatrin “Adam Smith” ora 16:00,Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,z.Andreas GROSS,do të mbajë një leksion të hapur në SHLP Mesdhetare me temë “Kriza e demokracisë”.

 

 

Leksion i Hapur nga Jacques Soppelsa pedagog i Universitetit Paris 1 Panthéon-Sorbonne

Ish – President drejtor i studimeve Master ne Gjeopolitike dhe pedagog i universitetit Paris 1 Panthéon-Sorbonne, ish-president gazetës Paris-Soir, një nga me te mëdha te ne France.

Do te mbaje nje leksion te hapur ne UMSH me titull”Geopolitical Challenges of the contemporary World”, qe është edhe libri i tij me i fundit. Ne leksion do te analizohen dhe gjashte nga sfidat me te mëdha ne boten e re pas luftës se dyte botërore:

 

– qëndrueshmëria e konflikteve.

– pasojat e aventures bërthamore.

– veshtiresite ne promovimin e kontrollit te çarmatimit.

– problemet me boten e trete.

– terrorizmi ndërkombëtar.

– rritja dhe zgjerimi i krimit te organizuar.

 

 Leksion i hapur te MESDHETARI: “Diplomacia Ekonomike dhe roli i saj ne periudhen e globalizimit” nga Z. Momir ZUZUL

Ne daten 6 dhjetor 2013, ora 11:30, ne Amfiteatrin “Adam Smith”, z. Miomir Zuzul, diplomat dhe politikan i mirenjohur kroat dhe ish-Minister i Jashtem i Kroacise, mbajti nje leksion te hapur me teme: Diplomacia Ekonomike dhe roli i saj ne periudhen e globalizimit.

Te pranishem ne kete aktivitet ishin studente dhe pedagoge te Mesdhetarit,te cilet ne perfundim te fjales se z.ZUZUL i drejtuan pyetje te shumta atij. Falenderojme zotin Ambasador qe zgjodhi auditoret e SHLP Mesdhetare per te ndare me studentet pervojen e tij.

 

TAKIM ME zv.MINISTRIN E INTEGRIMIT Z. GENTIAN ELEZI

Ne daten 24 Janar 2014,ora 11:00, ne Amfiteatrin “Adam Smith”, zv.ministri i integrimit Z. Gentian LEZI, do te zhvilloje nje takim ne lidhje me procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

Diskutimi mbi Korrupsionit në Shqipëri

E merkure dt. 04. 12. 2013. Ora 12:00 Amf 306

Një Diskutimi mbi Korrupsionit në Shqipëri – Një Kendveshtrim Amerikan

Ju lutemi të bashkoheni me David Grise, Këshilltar Vendor Kundër Korrupsionit në Ambasadën Amerikane, për një diskutim informal të shkaqeve dhe efekteve të korrupsionit qeveritar në Shqipëri. Për mbi 30 vjet, zoti Grise ka ndjekur rastet e mashtrimit dhe korrupsionit në Shtetet e Bashkuara për Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara. Diskutimi do të përfshijë një bisedë per korrupsionin në sistemet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit ne Shqipëri, dhe çfarë mund të mësohet nga përvoja amerikane.
 

 

 Ambasadorja gjermane ne Tirane Zj. Müller-Holtkemper

Ju njoftojme se ne daten 20 qershor 2013, ne oren 11:00, ne Shkollen e Larte Private Mesdhetare te Shqiperise, Ambasadorja gjermane ne Tirane Zj. Müller-Holtkemper do te mbaje nje leksion te hapur me teme: “Social and economic development of Albania and its European integration”.

Friedricht Ebert Stifftung ne Tirane z.Frank HANTKE

Diten e Marte me date 4.06.2013 ne oren 14:00 ne Amfiteatrin”Adam Smith” te Shkolla e Larte Private  Mesdhetare e Shqiperise do te zhvillohet Leksioni i Hapur “Rendesia e dialogut ne nje shoqeri  demokratike” me Drejtorin e zyres se Friedricht Ebert Stifftung ne Tirane z.Frank HANTKE.

 

 Global Economic Forum

Në datën 3 Prill në Londër u organizua Forumi Ekonomik Global (Global Economic Forum). Ky forum kishte si temë kryesor eksplorimin e praktikave më të mira në tregëti dhe në promovimin e investimeve me qëllim rritjen e mundësive për zhvillim ekonomik dhe tregëtar në një moment kur kriza ekonomike globale dhe vecanërisht ajo e Eurozonës nuk është tejkaluar ende. Ky forum u organizua nga London Academy of Diplomacy, University of East Anglia dhe fondacioni International Business & Diplomatic Exhange. Pjesëmarrësit ishin akademikë, profesorë, përfaqësues të botës së politikës, ekonomisë dhe biznesit nga shumë vende. Shkolla e Larte Private Mesdhetare e Shqipërisë u përfaqësua në këtë forum ndërkombëtar nga Rektori, Prof. Dr. Anastas Angjeli. Referata e Profesor Angjelit në këtë forum kishte si temë kryesore: “Rolin e arsimit të lartë në tejkalimin e krizës ekonomike”.

The Brown Forum 2014

Sot me 17 Prill ne Zagreb te Kroacise u mbajt The Brown Forum 2014: The Future of Energy in Southeast Europe

April 16 – 17 2014.

Studentja Albana Frasheri nen drejtimin e pedagogut Feriold Ozuni, konkuroi per cmimet e para. Kete here nuk ishte radha jone per te qene tek me te mire. Eksperienca ishte e pashoqe dhe mundesite per te marre pjese dhe per tu paraqitur edhe me mire vitin qe vjen jane te shumta.