Ceremonia në Akademine e Shkencave

Ceremonia në Akademinë e Shkencave

Në një ceremoni zyrtare Akademia e Shkencave u dorëzoi tre Akademikëve  të Asociuar Prof.Dr Aurela Anastasi (Drejtesi), Prof.Dr. Anastas Angjeli (Ekonomi), Prof.Dr. Ilir Malollari (Kimi), titullin e anëtaresimit.

ShLP Mesdhetare e Shqiperisë bëhet kështu i vetmi institucion i arsimit të lartë në vend që drejtohet nga një Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli, duke u bërë një garanci më e sigurtë për të ardhmen e këtij institucioni dhe të punës studimore dhe shkencore të ShLP Mesdhetare e Shqiperisë.

Asambleja e Akademisë së Shkencave përmes shqyrtimit të dokumentacionit të veprimtarisë së kandidatëve në disa fusha vendosi me votim për përzgjedhjen e tre anëtarëve të rinj. Në fjalën e tij Kryetari i Akademisë së Shkencave, Prof.Dr. Gudar Beqiraj u shpreh se është në nderin tonë që sot shtohemi me anëtarë të rinj me personalitete të këtyre fushave.

Në ceremoni ishin të pranishëm anëtarë të akademisë përfaqësues të medias dhe të institucioneve të tjera në vend.