Në Panairin “Work and Study”

ShLP Mesdhetare e Shqipërisë në Panairin “Work and Study” 1

ShLP Mesdhetare e Shqipërisë gjatë datave 17-18-19 Shtator, mori pjesë në Panairin “Work and Study” të organizuar nga Dhoma e Tregëtisë, Tiranë. Gjatë tre ditëve të Panairit shumë kandidatë për studentë u njohën nga afër me mundësitë që ShLP Mesdhetare e Shqipërisë ofron për studimin e tyre në nivelet Bachelor dhe Master. Një interesim i vecantë u vu re dhe për botimet e shumta të ShLP Mesdhetare e Shqipërisë të cilat ishin të ekspozuara në stendë.

 

 

 ShLP Mesdhetare e Shqipërisë në Panairin “Work and Study”2

Në datat 7 – 9 Tetor u zhvillua në Pallatin e Kongreseve edicioni i dytë i Panairit “Work and Study”. ShLP Mesdhetare e Shqipërisë edhe këtë vit kishte një pjesëmarrje aktive në këtë panair duke prezantuar programet e riorganizuara të nivelit Bachelor, programet e reja të studimit Master shkencor dhe profesional si dhe botimet e reja shkencore të UMSH Press. Interesi ishte i madh nga ana e vizitorëve. Gjatë ditës së dytë të panairit u nënshkrua një marrëveshje bashkepunimi ndërmjet ShLP Mesdhetare të Shqipërisë dhe Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë. Marrëveshja u nënshkrua nga Prof .Dr. Anastas Angjeli, Rektor i ShLP Mesdhetare të Shqipërisë dhe nga z. Nikolin Jaka kryetar i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë. Në nënshkrimin e marrëveshjes ishte e pranishme edhe zv. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës znj. Nora Malaj. Marrëveshja parashikon bashkëpunim në arritjen e qëllimeve të përbashkëta për kualifikimin dhe punësimin e studentëve dhe të diplomuarve në ShLP Mesdhetare të Shqipërisë.