Panairi i librit

ShLP Mesdhetare e Shqipërise në Panairin e Librit Tirana 2011

Në Pallatin e Kongreseve nga datat 9-13 Nëntor u zhvillua Panairi i Librit Tirana 2011. ShLP Mesdhetare e Shqipërisë mori pjesë në këtë Panair me botimet e tij më të reja. Në stendën e UMSH Press u prezantuan botime shkencore të cilat i përkisnin kryesisht fushave të shkencave ekonomike, shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Interes i vecantë u shfaq për këto botime dhe sidomos për edicionin e fundit në anglisht të “Transition and Economic Freedom in Albania” të Prof. Dr. Anastas Angjelit dhe “Lufta Italo-Greke: Diktatorë dhe Kuislingë”, të Prof. Dr. Arben Putos të cilat ishin edhe librat më të shitur në stendën e UMSH Press.