Aplikime

TE NDERUAR KANDIDATE PER STUDENTE
INTERESOHUNI PRANE DARZ DHE DREJTORIVE ARSIMORE PER TE KRYER PROCESIN E APLIKIMIT

UDHËZIM PRANIMI 2016-2017 (PDF)


Cilat janë programet mësimore që ne ofrojmë?

SHKARKO – > Programet e Mesdhetarit (PDF)

Kriteret e pranimit PDF

Pranohen për të ndjekur studimet në SHLP “Mesdhetare”:

·          Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore dhe të huaj që kanë përfunduar arsimin e mesëm;

·          Studentë të transferuar nga universitete ose shkolla të tjera të larta universitare të vendit apo të huaja.

 

Procedura

Sipas Rregullores së SHLP Mesdhetare, neni 20, per t’u regjistruar si student kandidati duhet të paraqesë, dokumentat e mëposhtëm, në origjinal dhe një fotokopje të vërtetuar:

·          Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së mesme;

·          Dokumenti i identifikimit;

·          2 fotografi me përmasat 5cm X 5cm;

·          Raport mjeko-ligjor i gjendjes shëndetësore;

·          Vërtetimin bankar për depozitimin në llogarinë bankare të Universitetit “Mesdhetar” të një shumë të barabartë me tarifën e shkollimit për atë vit mësimor.

 

Bursat

Për kategori të caktuara studentësh si studentët e shkëlqyer, studentë në nevojë etj, SHLP Mesdhetare e Shqipërisë jep bursa studimi.

Me plotësimin e kritereve për dhënien e bursave përpilohet lista e kandidatëve e cila bëheet publike. Për informacion më të detajuar, ju mirëpresim në SHLP Mesdhetare e Shqipërisë, pranë Zyrës së Këshillimit të Studentëve.

 

Transferimet

SHLP Mesdhetare e Shqipërisë ofron mundësi për transferime të studentëve në vite të ndërmjetme midis programeve të të njëjtit cikël, brenda vetë institucionit apo institucioneve të tjera të arsimit të lartë.

SHLP Mesdhetare e Shqipërisë pranon studentë nga universitete të tjera në të njëjtën program studimi.

Procedura transferuese kryhen përpara fillimit të vitit akademik.

Të interesuarit duhet të paraqesin në Universitet kërkesë me shkrim të shoqëruar me dokumentacionin origjinal përkatës të zhvillimit të studimeve në universitetin e origjinës.