• Departamentet
  • Programet
  • Departamenti i Psikologjisë dhe Sociologjisë
  • Departamenti i Shkencave Politike
  • Departamenti i Formimit Bazë
  • Bachelor në Shkenca Politike me profil: Shkenca Politike
  • Bachelor në Shkenca Politike me profil: Administratë Publike
  • Bachelor në Studime Psikosociale
  • Master i Shkencave në Shkenca Politike
  • Master Profesional në Shkenca Politike me profil: Administratë Publike
  • Master Profesional në Shkenca Politike me profil:Qeverisje Vendore
  • Master Profesional në Shkenca Politike me profil: Politikat Sociale
  • Master i Shkencave në Psikologji me profil: Psikologji Organizative
  • Master i Shkencave në Psikologji me profil: Psikologji Komunitare

Nisur nga vizioni i përhershëm i Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë për t’u zgjeruar e për të patur në strukturën e vet disa Fakultete si dhe mbi bazën e modelit të ndjekur nga Universitetet botërore por edhe ato shtetërore në vend, mori kuptim nevoja për të krijuar si Fakultetin e Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike në gjurmët e eksperiencën e departamentit të Shkencave Politike. Shkencat Sociale në vendin tonë po bëhen të një rëndësie gjithnjë e më të madhe si rezultat i trasformimeve të vazhdueshme në shoqëri, kërkesës për politika sociale gjithnjë e më të qëndrueshme, për sisteme politike demokratike, integritet në politikbërje, për një shtet funksional, të pa korruptuar, në funksion të mirëqënies dhe dinjitetit të individëve që përfaqëson. Nisur nga këta motive me interesa kombëtare dhe në shërbim të proceseve të integrimit të vendit, por edhe për ndërtimin e një shoqërie që ka në fokus njeriun, lirinë, të drejtat dhe cilësinë e jetës së tij, ne kemi gjykuar institucionalisht se studimet sociale duhet të jenë prioritare. Tregu i punës dhe ai studimor janë atraktiv për specialist të kësaj fushe. Në vështrimin tonë analitik, kërkesat do të vijnë duke u rritur dhe kërkesat për cilësi do të jenë në mënyrë evidente gjithnjë e në rritje. Mbështetur në studimet parashikuese dhe ato të visibilitetit sa brenda institucionit tonë por edhe jashtë tij, e kemi parë të udhës dhe plotësisht të motivuar që studimet në shkencat sociale të vijojnë me më shumë intesitet dhe duke u organizuar në këtë Fakultet të ri.


Sferat kryesore studimore dhe kërkimore për Fakultetin e Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike kryhen në fushat e mëposhtme :


Studime Psikokologjike;


Studime të Politikave Sociale;


Psikologji Organizative;


Psikologji Komunitare;


Studime të Shkencave Administrative


Studime të Shkencave Politike; Administratë Publike; Qeverisje Vendore


Administrimi Publik


Formimi Bazë dhe Teorike