Fakulteti i Shkencave Ekonomike

Misioni i Fakultetit të Ekonomisë është edukimi dhe  përgatitja e ekonomistëve të rinj, me konceptet bazë teorike të ekonomisë dhe financave, shprehitë e nevojshme praktike të ekonomiksit, menaxherit, financierit, bankierit e kontabilistit, të aftë për tu përballur me sfidat e nevojat të ekonomisë së tregut e për të kontribuar në zhvillimin ekonomik e social të vendit. Fakulteti i Ekonomisë, do të ofrojë mundësi për më të mirët që të kenë sipërmarrjen e tyre paralel me edukimin, duke qenë laboratorët më të mirë “on site”. Sistemi modern i mësimdhënies është i aftë të përpunojë teoritë më të mira shkencore duke stimuluar shpirtin praktik dhe edukatën e punës.

Të diplomuarit e fakultetit tonë do të përgatiten për tu shndërruar në asete të rëndësishme për të kontribuar në sektorin publik e privat, administrues e menaxhues,financier e bankier. Fakulteti do të pergatise gjithashtu studiues te mirëfillte, të pajisur me dijet e nevojshme për të ndjekur studimet pasuniversitare dhe integruar në kërkimin shkencor në fushën e ekonomisë dhe të financave, brenda dhe jashtë vendit.

 

Programi mësimor

Në programin e AKREDITUAR të Fakultetit të Ekonomisë, studimi i Historisë së Mendimit Ekonomik, studimet Makroekonomike dhe Mikroekonomike, ato të Administrimit, Menaxhimit dhe Sjelljes së bisnesit, studimet e Financave Publike dhe të Aplikuara, të Ekonomise, Financave dhe Tregjeve Ndërkombetare, të Kontabilitetit sipas standarteve bashkëkohore, etj. janë vendosur në qendër të programit. Por studentët përfitojnë dhe njohuri të përgjithshme për shkencat sociale duke frekuentuar lëndë të tilla si Sociologjia, Bazat e Shkencës politike, Hyrje në Marrëdhëniet Ndërkombëtare etj.

 

Pas diplomës cfarë?

Studimet Master ndihmojnë studentët që të thellojnë dijet në një fushë të caktuar ose të përfitojnë dije në fusha të reja. Gjithashtu studimet Master janë një hap i domosdoshëm për të gjithë ata studentë që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e avancuara Phd. Të diplomuarit e Fakultetit të Ekonomisë  do të kenë mundësinë të vazhdojnë studimet Master jo vetëm në fusha shkencore të përafërta si Administrim Biznesi, Marketing, Kontabilitet dhe Financë, Biznes Ndërkombëtar por dhe në fusha të tjera si Studime Ndërkombëtare dhe Evropiane, Shkencat e Komunikimit, Teknologjitë e Reja etj. Formimi i plotë dhe ndërshkencor i përfituar gjatë nivelit bachelor e lehtëson këtë nismë të të diplomuarve tanë.

 

Tregu i punës

Të diplomuarit e Fakultetit Ekonomik do të kenë mundësinë të punësohen në sektorin publik por edhe në atë privat. Në sektorin publik fushat janë të shumta. Administrata shtetërore në nivel lokal dhe qëndror, organizata të ndryshme ndërkombëtare, institute publike të kërkimit shkencor etj. janë vetëm disa nga mundësite e të diplomuarve tanë. Por dhe sektori privat ofron një sërë mundësish. Sistemi bankar, firmat e ndryshme të biznesit kombëtar e ndërkombëtar, media elektronike dhe ajo e shkruar, institute të ndryshme studimore jo publike janë vetëm disa nga sektorët ku të diplomuarit mund të punësohen.