Programet e Fakultetit të Shkencave Ekonomike

Bachelor në Shkencat Ekonomike me drejtime:

Fakulteti i Shkencave Ekonomike në ShLP Mesdhetare të Shqipërisë synon që nëpërmjët zhvillimit të procesit mësimor të programit të ciklit të parë (bachelor) në Shkenca Ekonomike me 4 profile, t’i pajisë studentët me njohuritë themelore për formimin e tyre si financierë, bankierë, kontabilistë, menaxherë, punonjës të prokurimeve, etj., si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e ekonomisë.

Pas përfundimit të këtij programi studimi, në sajë të njohurive të marra, studenti aftësohet për mundësine e punësimit në biznesin privat dhe publik, në pozicione te tilla si: menaxher i përgjithshëm, specialist finance, specialist kontabiliteti, menaxher finance, menaxher marketingu, menaxher shitjesh, menaxher blerjesh, menaxher të burimeve njerëzore, menaxher prodhimi, etj.

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program studimi dhe aftësite e kompetencat që do te zotërojnë studentët pas përfundimit të tij, pra formimi i plotë dhe ndërshkencor i përfituar gjatë nivelit bachelor, do t’ju krijojnë atyre mundësine edhe për ndjekjen e një karriere kerkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve të masterit shkencor, ose te studimeve të nje masteri professional në një spektër të gjerë të shkencës ekonomike, duke rritur kështu shanset për zhvillimin e mëtejshem te karrierës së tyre profesionale.

Studimet bachelor zgjasin  tre vjetë. Për pajisjen me diplomë studentët duhet të grumbullojnë 180 kredite. Pjesa më e madhe e këtyre krediteve i takojnë formimit bazë të studentit kurse pjesa tjetër formimit të përgjithshëm të tij.