Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike

Misioni i Fakulteti të Shkencave Juridike dhe Politike është përgatija e juristëve, politologëve, administratorëve dhe funksionarëve publikë, analistëve, studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe  diplomatëve.

Juristët, politologët, administratorët dhe funksionarët e rinj publikë, specialistët e marrëdhënieve ndërkombëtare  të diplomuar nga fakulteti ynë, do të perballojnë me sukses sfidat e mëdha të epokës, do të administrojnë dukuritë, zhvillimet, marrëdhëniet dhe institucionet politike në vend, rajon e më gjerë,  do të kontribojnë në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe modernizimin e administrimit të sektorit publik në Shqipëri. Të diplomuarit e fakultetit tonë do të përgatiten për tu shndërruar në asete të rëndësishme për zhvillimin e sektorit publik, privat dhe non-for-profit. Fakulteti do të përgatisë gjithashtu studiues të mirëfilltë, të pajisur me dijet e nevojshme për të ndjekur studimet pasuniversitare dhe integruar në kërkimin shkencor brenda dhe jashtë vendit.

 

Programi mësimor

Me programet Bachelor të Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Politike, studentët përfitojnë njohuri bazë për shkencat sociale si Jurisprudenca, Sociologjia, Shkenca politike, Filozofia Politike, Marrëdhënie ndërkombëtare, Ekonomia, Shkenca Administrative, Historia dhe Metodologjia Kërkimore. Por një vëmendje e vecantë i  kushtohet pajisjes së studentëve me njohuri të thelluara mbi lëndët kryesore të drejtimeve të vecanta.

 

Pas diplomës cfarë?

Pajisja me një diplomë universitare është më se e domosdoshme në ditët e sotme. Gjatë tre viteve të studimit bachelor studenti është pajisur me njohuritë e duhura për fushën në të cilën është diplomuar. Por asgjë nuk mbaron këtu. Diploma pasuniversitare e nivelit Master është hapi tjetër i rëndësishëm për cdo të diplomuar. Është vetë tregu i punës por edhe nevoja për dije më të specializuara që e imponojnë  këtë fakt.

Të diplomuarit e Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Politike do të kenë mundësinë të vazhdojnë studimet Master jo vetëm në fusha shkencore të përafërta si e drejta, Shkencat Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare por edhe në Studime Ekonomike Ndërkombëtare, Marketing dhe Biznes Ndërkombëtar, Gazetari, Histori, Studime Strategjike, Studime Rajonale etj. Përqasja ndërshkencore e studimeve bachelor jo vetëm që e mundëson por dhe e inkurajon këtë fakt.

 

Tregu i punës.

Të diplomuarit e Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Politike do të kenë mundësinë të punësohen në sektorin publik por edhe në atë privat. Në sektorin publik fushat janë të shumta si  juristë të administratës shtetërore në nivel lokal dhe qendror, administrata shtetërore në nivel lokal dhe qëndror, trupi diplomatik, organizata të ndryshme ndërkombëtare të nivelit rajonal por dhe më gjerë. Por dhe sektori privat ofron një sërë mundësish për të diplomuarit e Fakultetit tonë. Media elektronike dhe ajo e shkruar, firmat e biznesit, institute të ndryshme studimore, firma shumëkombëtare biznesi janë vetëm disa nga sektorët ku të diplomuarit mund të punësohen.