Biblioteka

Biblioteka e ShLP Mesdhetare të Shqipërisë është njësi ndihmëse e cila kontribuon , së bashku me njësitë kryesore dhe bazë, në zhvillimin e procesit akademik, kërkimor e shkencor. ShLP Mesdhetare e Shqipërisë vendos në dispozicion të studentëve të tij një bibliotekë të pasur të specializuar kryesisht në shkencat ekonomike, shkencat politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Literaturë në gjuhën shqipe por edhe në gjuhë të huaja. Në bibliotekë ekziston departameti i bibliotekës dixhitale ku studentët mund të zgjedhin mes mijëra titujve literaturë për kërkimet e tyre shkencore. Biblioteka e ShLP Mesdhetare të Shqipërisë, në bashkëpunim me Fakultetet dhe stafin akademik, në vazhdimësi kujdeset për freskimin e literaturës dhe teksteve egzistuese për t’ju përgjigjur sa më mirë nevojave të studentëve dhe për të qenë në korrent të zhvillimeve të fundit të kërkimit shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të gjithë sudentët e ShLP Mesdhetare të Shqipërisë kanë të drejtën e përdorimit të materialeve, teksteve dhe librave të Bibliotekës së ShLP Mesdhetare të Shqipërisë në ambientet e ShLP Mesdhetare të Shqipërisë dhe në përdorim personal.

Librat apo tekstet e nevojshëm merren në Bibliotekën e ShLP Mesdhetare të Shqipërisë kundrejt ID-së së studentit dhe shënimeve përkatëse në dosjen e tij, për një periudhëne përcaktuar në Rregulloren e Bibliotekës.