Jeta Sociale në UMSH

Për përmirësimin e cilësisë së jetës së studentëve, ShLP Mesdhetare e Shqipërisë ofron kushtet dhe mundësitë e mëposhtëme:

  • Shërbime nga institucione dhe zyra të posaçme mbështetje dhe informimi, si Zyra e Informimit dhe Këshillimit për Studentët dhe Zyra e Këshillimit të Karrierës;
  • Kushte komode për mësim dhe studim;
  • Mjetet e nevojshme të komunikimit;
  • Informacion për mundësitë e punësimit për studentët me nevoja ekonomike;
  • Informacion, mbështetje dhe orientim për sigurimin e kushteve të përshtatshme për jetesë për studentët që vijnë nga jashtë Tiranës;
  • Asistencë dhe mbështetje për kreditim të studentëve me nevoja ekonomike;
  • Mbështetje të veprimtarisë së organizatave dhe këshillave studentore;
  • Mbështetje të pjesëmarrjes së studentëve në veprimtari kulturore, sportive, argëtuese, udhëtime etj.