Këshilli Studentor

Këshilli Studentor i ShLP Mesdhetare të Shqipërisë është një organizim i pavarur i studentëve i cili nuk zhvillon veprimtari politike dhe ekonomike. Ky këshill promovon pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve.

 

Këshilli Studentor i ShLP Mesdhetare të Shqipërisë nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike e jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të arsimit të lartë.