Zyra e Këshillimit të Studentëve dhe e Karrierës

Zyra e Këshillimit të Studentëve dhe e Karrierës kryen këto funksione:

  • Përgatitjen e guidave e fletëpalosjeve orientuese për studentët e vitit të parë;
  • Dhënien e informacionit për programet dhe kurrikulat e studimeve;
  • Dhënien e informacionit për diplomat që ofron ShLP Mesdhetare e Shqipërisë;
  • Mbajtje e të dhënave për punësimin e të diplomuarve;
  • Pranimin e kërkesave dhe dhënien e përgjigjeve për miratim të ndërprerjes së studimeve, për miratimin e rifillimit të studimeve, për miratim ndryshimi dege brenda ShLP Mesdhetare e Shqipërisë;
  • Ndjekjen e punësimit të të diplomuarve.
  • Informimi i studentëve e ardhshëm (maturantët aplikantë) për programet e studimeve që ofron ShLP Mesdhetare e Shqipërisë dhe kërkesat, politikat dhe standartet e pranimit;
  • Këshillimi i studentëve të ShLP Mesdhetare e Shqipërisë që diplomohen në nivelin e parë për mundësitë e studimeve në nivelin e dytë, në ShLP Mesdhetare e Shqipërisë ose universitete të tjera, të vendit dhe të huaja;
  • Këshillimi i studentëve të ShLP Mesdhetare e Shqipërisë që diplomohen në nivelin e parë dhe të dytë për mundësitë e punësimit në tregun e brendshëm të punës, në sektorin publik dhe privat, si edhe mundësitë e punësimit në tregjet rajonale dhe më gjerë.