Forum

Forum biznesi Shqipëri-Kosovë

 

Organizuar nga ShLP Mesdhetare e Shqipërisë

 

Në datën 12 gusht 2011, ShLP Mesdhetare e Shqipërisë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve organizuan:

 

Forumi Ekonomik Shqipëri – Kosovë: “Rritja e shkëmbimeve ekonomike-tregtare Shqipëri – Kosovë në kushtet aktuale”. Ky aktivitet u organizua në Amfiteatrin “Adam Smith” të ShLP Mesdhetare e Shqipërisë.

 

Në këtë Forum të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve i cili u drejtua nga Rektori i ShLP Mesdhetare e Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas ANGJELI, morën pjesë Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, z. Besim BEQAJ, zv. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të Shqipërisë, z. Eno BOZDO, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë z. Nikolin JAKA dhe Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve z. Agim SHAHINI, përfaqësues të bizneseve nga Shqipëria dhe Kosova.

 

Forumi Ekonomik Shqipëri – Kosovë zhvillohet në një moment të rëndësishëm të zhvillimeve ekonomike dhe politike në Kosovë ku si u theksua edhe në panelet e diskutimeve, rritja e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës merr një rëndësi dhe peshë specifike dhe janë bizneset e të dy anëve ata të cilët duhet të kontribuojnë që këto shkëmbime tregtare të jenë të qëndrueshme duke ndërtuar mekanizma bashkëpunimi afatgjatë.