Bashkëpunime

SHLP Mesdhetare e Shqipërisë është një institucion i arsimit të lartë bashkëkohor i cili është themeluar mbi një sistem vlerash që karakterizon epokën në të cilën jetojmë dhe shpreh aspiratat e një gjenerate te re te cilën ka si synim ta edukojë. Bashkëpunimi shkencor ndërmjet universiteteve dhe instituteve kërkimore shkencore, shkëmbimi i eksperiencave, stafeve akademike dhe studentëve, shkëmbimi i programeve dhe i ideve  janë disa  nga tiparet kryesore të sistemit modern te arsimit të lartë. Dinamika e këtij procesi ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin paralel të institucioneve të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor në rajonin e Mesdheut dhe të Evropës. SHLP Mesdhetare e Shqipërisë që ka si qëllim zhvillimin e arsimit të lartë ne Shqipëri dhe ne rajon është mbështetes aktiv i këtij procesi. Bashkëpunimet shkencore do te jenë gjithmonë një nga angazhimet kryesore të Universitetit tonë.

SHLP Mesdhetare e Shqipërisë në bashkëpunim me njësitë e veta funksionale kryen studimin e tregut ndjek një strategji të hapur për bashkëpunimin dhe partneritetin në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar për realizimin e misionit dhe qëllimit të tij. SHLP Mesdhetare e Shqipërisë ndjek një politikë favorizuese për mobilitetin e personelit akademik dhe të studentëve në nivel ndërkombëtar duke mundësuar dhe financuar pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme akademik brenda dhe jashtë vendit, anëtarë të personelit të tij akademik.