UNIVERSITETI ILIRIA – KOSOVË

SHLP Mesdhetare e Shqipërisë ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Universitetin Iliria me qendër në Prishtinë, Kosovë. Ky memorandum përbën një marrëveshje në funksion të dy institucioneve, në funksion të studentëve të të dy institucioneve dhe në funksion të avancimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë në përgjithësi. Ky bashkëpunim përqëndrohet në fushat e këmbimit të literaturës, përvojave, studentëve, personelit akademik, programeve dhe çështjeve të tjera me interes të përbashkët. Marrëveshja parashikon që të dy Universitetet të shohin mundësinë e gjetjes së fushave të bashkëpunimit në aktivitete të përbashkëta studentore të natyrës akademike – debate studentore, tryeza të përbashkëta, konferenca shkencore të përbashkëta, projekte të përbashkëta, hulumtime të përbashkëta, etj. Gjithashtu nje pikë e rëndësishme e marreveshjes është bashkëpunimi për krijimin apo shkëmbimin e programeve të përbashkëta të studimit të të gjitha niveleve, sipas kërkesave specifike të secilës palë.