Konferencat e zhvilluara

SHLP Mesdhetare e Shqipërisë pjesëmarrëse në EMUNI ReSouk Conference

Në datat 17-18 Prill 2012 për të katërtin vit rradhazi u zhvillua konferenca ndërkombëtare studentore EMUNI ReSouk Conference. Konferenca u zhvillua në 15 vende të ndryshme të rajonit Euro-Mesdhetar. Për herë të parë konferenca u transmetua në lidhje direkte nga Spanja dhe Jordania. Organizatorët kryesorë ishin EMUNI University, Campus Mare Nostrum në Spanjë dhe Hashemite University ne Jordani. Universitetet e tjera pjesëmarrëse ishin: SHLP Mesdhetare e Shqipërisë, Cukurova University në Turqi, International School for Social and Business Studies në Slloveni, Universidade Fernando Pesoa në Portugali.

 


 

SESION SHKENCOR “THE EUROPEAN NEIGHBORHOOD POLICY AND THE EURO-MEDITERRANEAN INTERNATIONAL RELATIONS” nga Prof. Dr. JOSEPH MIFSUD

Ne datën 9/6/2012 ne amfiteatrin “Adam Smith” u organizua Sesioni shkencor me temë “The European Neighborhood Policy and the Euromediterranean International Relations” nga Prof. Dr. Joseph Mifsud, Rektor i EMUNI (EURO-MEDITERRANEAN UNIVERSITY). Ky sesion u organizua në kuadrin e bashkëpunimit të SHLP Mesdhetare e Shqipërisë dhe EMUNI për programet e përbashkëta Master dhe është pjesë e modulit të përbashkët EMIR (Euro-Mediterranean International Relations). Gjatë dy seancave të këtij sesioni studentët patën mundësinë të njihen me kornizën ligjore të ENP (European Neighborhood Policy), dimensionet ekonomike, kulturore dhe diplomatike të saj, specifikat e vendeve që prek kjo politikë dhe rëndësinë e saj në zhvillimet e përgjithshme Euro-mesdhetare si dhe me vijat e përgjithshme të politikës së jashtme të vendeve kryesore të rajonit Euro-mesdhetar.

 


 

KONFERENCË ME TEMË :  “20 VJET EMIGRACION SHQIPTAR NË ITALI. TË DHËNA, PËRSIATJE, NJERËZ, POLITIKA DHE PERSPEKTIVA TË ARDHSHME”

 

Ditën e Premte 2/3/2012 u zhvillua në ambjentet e SHLP Mesdhetare e Shqipërisë Konferenca shkencore me temë “20 vjet emigracion shqiptar në Itali. Të dhëna, përsiatje, njerëz, politika dhe perspektiva të ardhshme”. Kjo konferencë u organizua nga SHLP Mesdhetare e Shqipërisë, INAS, RAT, AGORÀ , FAI, me patronazhin e Ambasadës Italiane në Shqipëri dhe Ministrisë së Punës Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.


KONFERENCA E 6 NDËRKOMBËTARE  “EDUCATION IN ‘TURBULENT TIMES’ – THE ALBANIAN CASE IN EUROPEANAND GLOBAL CONTEXT

 

Në datat 21-22 Nëntor u mbajt në Tiranë Konferenca e 6të Ndërkombëtare me temë “Education in ‘turbulent times’ – the Albanian case in Europeanand global context. SHLP Mesdhetare e Shqipërisë ishte bashkë organizator i kësaj konference të rëndësishme shkencore. Bashkë organizatorët e tjerë ishin Instituti Shqiptar i Sociologjisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Albanian University. Gjatë kësaj konference në të cilën morrën pjesë rreth 228 studiues nga vende të ndryshme u mbajtën një sesion plenar, 2 sesione gjysëm plenare dhe 22 sesione tematike.

 


SHQIPËRIA: DREJT NJE MODELI TE RI TE ZHVILLIMIT EKONOMIK POSTRANZICION”

Kjo ishte tema e Konferencës shkencore, organizuar nga SHLP Mesdhetare e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Gazeta Shqip në datën 6 tetor 2010. Kërkimet shkencore dhe debatet profesionale rreth një modeli të ri ekonomik post-tranzicion të zhvillimit të Shqipërisë janë intensifikuar kohët e fundit. Konferenca u parapri nga një debat shkencor  rreth modelit të ri ekonomik midis pedagogëve e studjuesve të SHLP Mesdhetare e Shqipërisë dhe institucioneve të tjera akademike dhe shkencore të vendit, i cili u pasqyrua gjerësisht nga gazeta Shqip.


ALBANIA AND CRISIS: WHAT’S NEXT?

Kjo ishte tema e Konferencës shkencore, organizuar nga SHLP Mesdhetare e Shqipërisë, dhe Gazeta Panorama në datën 15 – 16 Dhjetor 2012. Tema e Konferences u strukturua ne tre problematika mbi modelin e zhvillimit ekonomik, atë global, europian, dhe në kontekstin rajonal. Konferenca u parapri nga një debat shkencor rreth modelit të ekonomik midis pedagogëve e studjuesve të SHLP Mesdhetare e Shqipërisë, shoqerise civile, dhe grupeve te interesit apo vendimarresve, lidhur me sfidat qe perballet Shqiperia ne kontekstin global.


SOUTH EAST EUROPE AS A COMMON MARKET

Kjo ishte tema e Konferencës shkencore, organizuar nga SHLP Mesdhetare e Shqipërisë, dhe Bashkimi I Universiteteve te Euroazise në datën 14 – 15 Mars 2015. Tema e Konferences u strukturua rreth analizes ekonomike, politike dhe zhvillimeve sociale te Rajonit Jug Lindor te Europes dhe mbi perspektiven e saj te integrimit. Konferenca u parapri nga një debat shkencor rreth modelit të ekonomik midis pedagogëve kombetar e nderkombetar, e studjuesve të SHLP Mesdhetare e Shqipërisë, shoqerise civile, dhe grupeve te interesit apo vendimarresve, lidhur me sfidat qe perballet Shqiperia ne kontekstin e krizes globale dhe perspektives se integrimit europian te vendit dhe rajonit.


Democracy, Corruption, and Ethics

Universiteti Mesdhetar dhe Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve organizoi Konferencën I Shkencore Ndërkombetare me teme: “Democracy, Corruption, and Ethics” në datën 11 Shkurt, ora 10:00.