Marrëdhëniet me jashtë

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë ka si objektiv implementimin e politikës bashkëpunuese të SHLP Mesdhetare e Shqiperise me Universitetet e huaja. Bashkëpunimi ndërmjet Universiteteve në rajonin evropian por edhe më gjerë është një nga domosdoshmëri e epokës në të cilën jetojmë dhe një prioritet i të gjitha institucioneve të arsimit të lartë. Si rrjedhojë zyra për marrëdhëniet me jashtë në SHLP Mesdhetare e Shqiperise synon forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në nivel studentësh, stafi akademik dhe programesh studimi ndërmjet SHLP Mesdhetare te Shqiperise dhe universiteteve të huaja.

Zyra për Marrëdhënie me Jashtë ofron shërbime lidhur me projekte për personelin akademik dhe studentët e SHLP Mesdhetare e Shqiperise, duke ndihmuar në gjetjen e fondeve, dhënien e informatave për grante të ndryshme, projekte, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj. si dhe funksionon gjithashtu në ndihmë dhe në shërbim të studentëve dhe stafit akademik të SHLP Mesdhetare te Shqiperise, lidhur me lëvizjen e tyre në vende të tjera në kuadrin e programeve të ndryshme akademike ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë Zyra për Marrëdhënie me jashtë është në dispozicion të studentëve të huaj të ardhur në SHLP Mesdhetare te Shqiperise në kuadër të programeve të shkembimit të studentëve.