Promovim i librit “Ne Ethet e Krizes” Prof.Dr. Anastas ANGJELI

anastas_angjeli_ne_ethet_e_krizes6283Promovim i librit “Ne ethet e krizes”

 Prof.Dr. Anastas ANGJELI

 

ShLP Mesdhetare e Shqiperise ne bashkëpunim me shtepine botuese Toena, nxoren ne qarkullim librin me te fundit te Prof.Dr. Anastas Angjelit, “Ne ethet e krizes”. Ky liber eshte nje studim i rendesishem i zhvillimeve ne eurozone dhe krizes qe kane perfshire ate. Gjithashtu dhe te hapave qe jane ndermarre per përballimin e saj.

Ne fjalët e tyre recenzentet e librit Prof. Dr. Sulo Haderi dhe Prof.Dr. Ilia Kristo u shprehen se:

 

“Që prej fillimit të krizës financiare globale numri i botimeve në botë  lidhur me arsyet që shkaktuan krizën ka qenë jo i vogël. E megjithatë sa më shumë që kriza thellohej dhe merrte forma të tjera aq më shumë ndihej nevoja për një analizë të thelluar të krizës si dhe të pasojave dhe efekteve që ajo kishte për ekonominë e brishtë shqiptare.

Libri i professor Anastas Angjelit përmbush pikërisht këtë boshllëk dhe vjen në momentin e duhur duke u ofruar lexuesve, studiuesve dhe botës akademike për herë të parë në gjuhën shqipe një tablo të krizës financiare globale, të krizës në Eurozonë dhe vecanërisht asaj në Greqi, të sistemit monetar ndërkombëtar dhe të implikimeve të zhvillimeve në të tre këto nivele për ekonominë shqiptare.”

“Studimi i shkaqeve që sollën këtë krizë të rëndë si dhe i masave që duhen ndërmarrë me qëllim tejkalimin e kësaj krize është një detyrim professional për botën akademike. Për këtë arsye është me të vërtetë e lavdërueshme iniciativa e Profesor Anastas Angjelit për përgatitjen e këtij punimi voluminoz dhe serioz kushtuar problemeve të krizës ekonomike financiare globale në lidhje ngushtë edhe me problemet konkrete që përballon sot ekonomia shqiptare.

Profesor Angjeli,nëpërmjet këtij punimi, studjon dukurinë e krizës ekonomike në mënyrë komplekse duke analizuar jo vetëm dukuritë e ekonomisë reale ose ashpërsimit të madh të konkurrencës por edhe ato të fushës monetare e financiare të këmbimeve valutore dhe të tregjeve të ndryshme të letrave me vlerë, pra bursave, të kontradiktave ndërmjet blloqeve e vendeve të ndrysme dhe të rolit të rrijes së borxheve publike që shpunë Greqinë dhe vendet e tjera në situate dramatike.”

Duke folur para te pranishmeve autori i këtij libri, rektori i ShLP Mesdhetare te Shqiperise, Prof.Dr. Anastas Angjeli u shpreh se:  “Në botën e globalizuar në të cilën jetojmë asnjë ngjarje dhe zhvillim në një cep të globit nuk mund të jetë pa ndikim për pjesën tjetër. Jemi kaq të ndërvarur nga njeri tjetri sa nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj zhvillimeve në botën që na rrethon, sado të vogla ato qofshin. Kriza i detyroi vendet më të prekura të merrnin një sërë masash shtrënguese. Por këto masa të domosdoshme  patën një ndikim të drejtpërdrejtë negativ në jetët e miliona qytetarëve.

E si mund të mendojë dikush se një stuhi e tillë nuk do të prekte edhe vendin tone, me një ekonomi të brishtë dhe të gjendur në fund të periudhës të gjatë dhe stërmunduese të tranzicionit.  Dhe efektet nuk vonuan të shfaqeshin. Ritmet e rritjes ekonomike u ngadalësuan, papunësia u rrit, konsumi ra, remitancat u zvogëluan. Prandaj me eshte dashur qe ne kete liber te paraqese disa karakteristika te kesaj krize duke vene ne qender faktin qe kjo krize  në  themel ka acarimin e problemit të konkurueshmerisë të ekonomive kombetare ne kushtet e globalizimit,të defiçiteve buxhetore dhe të borxheve  të cilat përfaqësojnë sot ceshtjen me problematike te krizes. Nevoja për rimarrjen e një modeli të ri të rritjes ekonomike në një situatë të tillë është më i nevojshëm se kurrë. Një domosdoshmëri. Por domosdoshmëri është edhe që cdo model i ri, cdo plan reformash të mos lërë në harresë qytetarin dhe nevojat e tij për drejtësi dhe barazi sociale.”

 

Ne promovimin e librit ishte kryetari i Akademise se Shkencave Prof.Dr. Gudar Beqiraj, anetare te akademise se shkencave, studiues, pedagoge dhe studente te SHLP Mesdhetare te Shqiperise.

 

Ne kopertinen e librit kane shprehur opinionin e tyre dhe personalitete te fushes vendas dhe te huaj.

Prof. dr. Aristotel PANO

Veshtire te gjesh sot ne literaturen shkencore, ne ate politike dhe ne praktiken ekonomike, nje problem kaq te diskutueshem dhe preokupues se ajo e perballimit te krizes ekonomike qe ka mberthyer ekonomine e shume vendeve… Nga kjo pikepamje eshte patjeter e lavderueshme iniciativa e akademikut Anastas Angjeli per pergatitjen e ketij punimi serioz kushtuar problemeve te krizes ekonomiko-fimaciare, ne lidhje te ngushte dhe me problemet konkrete qe perballon sot ekonomia shqiptare.

Volker TREICHEL

“Qe prej fillimit te krizes financiare globale, numri i botimeve per arsyet qe e shkaktuan dhe pasojat e saj ka qene i madh. Ky liber permbush nje boshllek, duke ofruar per here te pare ne gjuhen shqipe nje tablo te krizes financiare globale, te krizes ne Eurozone dhe veganerisht te krizes ne Greqi, te sistemit monetar nderkombetar si dhe implikimet e zhvillimeve dramatike ne ekonomine shqiptare ne vitet e fundit.

Pika e forte e ketij libri nuk eshte vetem thellesia analitike, por edhe krahasimi i krizes aktuale me zhvillimet ne fillim te shekullit te 20-te dhe veganerisht te ‘Depresionit te Madh’.

Anastas Angjeli ka kryer nje sherbim te madh duke shkruar kete liber qe analizon implikimet dhe pasojat, qe ndryshimet ne ambjentin nderkombetar global kane per Shqiperine.”

Prof. dr. Sulo HADERI

Botimi vjen ne momentin e duhur, i shkruar me profesionalizem te arrire nga nje ekspert i mirenjohur i ekonomise dhe financave publike me shume pervoje, autor i nje sere librave dhe analizash te ekonomise, financave tona dhe atyre globale. Ne te gjejme nje kombinim optimal te analizes se krizes se Eurozones dhe te ndikimit te saj ne ekonomine tone dhe masave antikrize, vlerat e se cilave jane te dobishme jo vetem per ekspertet e ekonomise dhe te financave, drejtuesit e biznesit, publikun e gjere, poredhe per vendimmarresit politike perte pershtatur sjelljen e tyre ndaj fenomeneve te kesaj krize.

Prof. dr. Adrian CIVICI

… nje liber i plote me te cilin udheton ne menyre komode neper labirinthin e komplikuar te krizes financiare… Qe te ndihmon qe te kuptosh thjeshte dhe qarte mekanizmat e dukshem e te fshehur te saj… Një libër qe nuk duhet t’u mungoje ekonomisteve dhe gjithkujt qe interesohet per ekonomine dhe financat… qe perpiqet te kuptoje boten e sotme…

 

 

Botime te profesor Angjelit:

•           Financa dhe kredia (1988)

•           Financat e sektorit tregtar (1 988)

•           Bursa (1991)

•           Financat publike ne Shqiperi (1992)

•           Si t’i investoni parate tuaja (1 993)

•           Financat publike (1994)

•           Marredheniet ekonomiko-financiare nderkombetare (1995)

•           Ekonomia bankare (1998)

•           Ligjeratat Nobel ne Ekonomi (4 vellime, 2003-2004)

•           Albania-Economic Development Aspirations and Endeavors for a Regional and Euro-Atlantic Integration (2004)

•           Tranzicioni dhe liria ekonomike ne Shqiperi (2007)

Fitues i cmimit special ne edicionin e 1 3-te te Panairit te librit, “Tirana 2010”, per librin “Tranzicioni dhe liria ekonomike ne Shqiperi”.

•           Hyrje ne ekonomi (2010)

•           Makroekonomiks (2010)

•           Transition and Economic Freedom in Albania (2011)