KINEMAJA POLITIKE

Kinemaja Politike – 21 Dhjetor 2016
Dilema te medha per marrjen e vendimit te drejte kur terroristet marrin peng nje avion.
Ligji, ndergjegjia, detyra, familja.
300 apo 70 mije persona
Kush duhet te vendose per fatin tone nese ndodhemi ne nje situate te tille.
Regjia: Lars Kraume
Moderator:Dritan Hoti
Ilir Hebovija

The Verdict


Kinemaja Politike
Diten e enjte date 15/12/2016
Salla B10
filmi
SUBURRA
Suburra eshte nje film neo-noir italiano francez i vitit 2005, me rregji te Stefano Sollima (regjizor dhe i serialit te njohur Gomorra) , bazuar ne novelen me te njejtin titull te Carlo Bonini dhe Giancarlo De Cataldo.
Ky eshte nje film i Netflix dhe Rai. Filmi bazohet ne ngjarje te verteta dhe tregon lidhjen midis mafies dhe politikes italiane ne Romen e vitit 2011. Ngjarje qe nderlidhen dhe me finacime te dyshimta nga ana e Bankes se Varikanit dhe doreheqjen e “cuditshme” te Papes.
Suburra eshte emri i nje lagjeje ne Romen antike, lagje e cila egziston dhe sot dhe ka qene dhe eshte e njohur per aktivitetet e paligjshme qe ndodhin ne te.
Regjia Stefano Sollima
Lektor Gerti VESHAJ

Suburra


Vijon Kinemaja Politike te Mesdhetari – 7 Dhjetor 2016
Sot në orën 15:00 në sallën B 10 shfaqet filmi mbresëlënës SALVADOR me lektor Mihail Zoto.
Salvador Puig Antich në vitin 1973 ishte 26 vjec. Një i ri që si shumë të tjerë në atë moshë anë e mbanë botës kishte të ndezur brenda vetes zjarrin e idealit për një botë më të mirë, më të drejtë, më të barabartë dhe më solidare.
Salvadori në vitin 1973 ishte 26 vjec. Jetonte në Spanjën që drejtohej nga “generalissimo” Francisco Franco. Jetonte si miljona spanjollë nën një diktaturë. Salvadori ishte anarkisto-sindikalist. Filmi që do të shfaqet sot në Kinemanë Politike në Universitetin Mesdhetar tregon ditët e fundit të Salvadorit, të viktimës së fundit të regjimit frankist.
Salvador


Kinemaja Politike…#TEMESDHETARI – 9 Dhjetor 2016
Në bashkëpunim me Tirana International Film Festival është transmetuar filmi “MY FERAL HEART”.
I pranishëm në sallë ka qenë edhe producenti James Rumsey.


Në bashkëpunim me Tirana International Film Festival është duke u transmetuar filmi “The illegitimate”.
Juria:
Pedagogë: Nevila Rama, Kriton Kuci, Edon Qesari.
Studentë: Ilirjan Arifi, Fabiola Rama, Ilir Molla, Melios Gjikola.

photo


KINEMAJA POLITIKE E MESDHETARIT – 12 Nentor 2015
Për te tretin vit forumi i pedagogeve te Kinemasë Politike, te Mesdhetarit, starton ciklin e seminareve te filmit politik. Qëllimi i këtij cikli seminaresh është fokusimi në lidhjen që ekziston ndërmjet politikës dhe kinematografisë. Do të përpiqemi të analizojmë konceptin e kinemasë politike, ndikimin e politikës në kinema dhe anasjelltas si të efektivitetin e përdorimit të kinemasë si mjet për të arritur qëllime politike.
Nëpërmjet filmave që do shfaqen në javët që do të zhvillohet ky cikël seminaresh do të tentojmë një përqasje të re të ngjarjeve historike, këtë herë nëpërmjet fokusit të kamerës. Do të përpiqemi të shpjegojmë lidhjen ndërmjet kinemasë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, lidhjen shtet-kinema, përpjekjen për të forcuar identitete të ndryshme nëpërmjet kinemasë, rolin e propagandës në ndërtimin e sistemeve autokratike si dhe ndikimin e krizave dhe konkurrencës ndërkombëtare në kinema.
Çdo javë do të shfaqet një film i caktuar të cilit do t’i paraprijë një prezantim nga pedagogu qe ka përzgjedhur filmin. Pas shfaqjes së filmit do të zhvillohet diskutim ndërmjet të pranishmëve për mesazhet dhe temat e prekura nga filmi.
Ftojmë studentët e interesuar për të marrë pjesë në këtë cikël seminaresh të regjistrohen në sekretarinë e universitetit. Studentët që do të ndjekin këtë cikël seminaresh do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.
Duke filluar nga data 18.11.2015, çdo te mërkure ne orën 15:00-17:00, salla e kinemasë, B10
Kinemaja Politike


Rikthehet Kinemaja Politike te Mesdhetari
Diten e merkure date 26 nentor, ora 15:00
Qëllimi i këtij cikli seminaresh është fokusimi në lidhjen që ekziston ndërmjet politikës dhe kinematorafisë. Do të përpiqemi të analizojmë konceptin e kinemasë politike, ndikimin e politikës në kinema dhe anasjelltas si të efektivitetin e përdorimit të kinemasë si mjet për të arritur qëllime politike.
Nëpërmjet filmave që do shfaqen në javët që do të zhvillohet ky cikël seminaresh do të tentojmë një përqasje të re të ngjarjeve historike, këtë herë nëpërmjet fokusit të kamerës. Do të përpiqemi të shpjegojmë lidhjen ndërmjet kinemasë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, lidhjen shtet-kinema, përpjekjen për të forcuar identitete të ndryshme nëpërmjet kinemasë, rolin e propagandës në ndërtimin e sistemeve autokratike si dhe ndikimin e krizave dhe konkurrencës ndërkombëtare në kinema.
Cdo javë do të shfaqet një film i caktuar të cilit do t’i paraprijë një referim nga pedagogë të fakultetit SHJP te Mesdhetarit. Pas shfaqjes së filmit do të zhvillohet diskutim ndërmjet të pranishmëve për mesazhet dhe temat e prekura nga filmi.
Ftojmë studentët e interesuar për të marrë pjesë në këtë cikël seminaresh të regjistrohen. Studentët që do të ndjekin këtë cikël seminaresh do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.
kontakt edonqesari@umsh.edu.al


FORUMI “KINEMAJA POLITIKE”
Prezantimi dhe debati mbi temen e filmit The Candidate, Lektor Emilio Cika
E merkure dt. 15. Janar. 2014 ora 13, Biblioteka e UMSH
The Candidate.
Një film i cili analizon temën e Politikës Amerikane në periudhën e televizionit duke u përqëndruar në garën elektorale midis kandidatëve. Filmi vë në dukje rolin e medias dhe teknikave të cekëta dhe të dëmshme propagandistike që përdoren në fushatat elektorale për të arritur objektikavat elektorale. Filmi është shumë domethënës për periudhën në të cilën ka dalë në kinema (1972) për politikën amerikane por fabula e tij është është ende shumë bashkëkohore duke përcjellë ende edhe në ditët tona mesazhe shumë të forta për mënyrën se si luhet loja politike në prapaskenë.
The Candidate


Filmi dokumentar “The Agreement” qe tregon dialogun ne mes Republikes se Kosovës dhe Serbisë, përtej asaj qe ne kemi pare sot e mërkure nga ora 19:30 do te shfaqet ne kinema Millenium ku mepastaj do te kete edhe një diskutim te hapur me pjesëmarrjen e shume personaliteteve dhe studenteve nga UMSH ne Tirane.


Premiere absolute, shfaqet ne Tirane, dokumentari danez
“The agreement”, sot ora 19:30 Kinema Millenium, jeni te ftuar. Flm ambasaden e Shqiperise ne Danimarke per mundesimin


SONTE NJE EVENT PREMIERE PER TE MOS U HUMBUR. THE AGREEMENT NJE FILM NGA KAREN STOKKENDAL POUKSEN.
KINEMA MILLENIUM ORA 19:30. JENI TE FTUAR NE FORUMIN KINEMAJA POLITIKE.


KINEMAJA POLITIKE
Nje event premiere vjen kete here me “The Agreement” nje dokumentar qe tregon negociatat mes Kosoves dhe Serbise, pertej asaj qe ne kemi pare. Diten e merkure dt.18.12.2013, ora 19:30, ne kinema Millenium nje diskutim i hapur me pjesmarrjen e shume personaliteteve qe do ndajne me studentet e UMSH opinionet e tyre.