Këshilltari për Anti-Korrupsion i OPDAT Diskuton mbi Korrupsionin

1426364_10151844013160838_276283698_n2cf3

Në kuadër të programit Folësi i Ambasadës, Këshilltari Rezident për Anti-Korrupsionin në Ambasadën Amerikane, David Grise, zhvilloi një bisedë me studentë dhe akademikë të ShLP Mesdhetare e Shqipërisë. Z. Grise foli rreth shkaqeve dhe impaktit që ka korrupsioni në publik. Audienca së bashku me Këshilltarin Grise diskutuan për korrupsionin në sistemin gjygjësor dhe atë të zbatimit të ligjeve në Shqipëri si dhe cfarë mund të mësojmë nga eksperienca Amerikane. Z. Grise theksoi se kërkohet shumë punë dhe përkushtim në mënyrë që të ndërtohet një sistem ligjor i besueshëm dhe të gjithë janë përgjegjes për të. Pjesëmarrja aktive civile, bashkëpunimi me zbatuesit e ligjit, si edhe rezistenca e gjithsecilit kundër korrupsionit janë thelbësore për demokracinë e vendit. Z. Grise gjithashtu prezantoi edhe Fushatën Anti-Korrupsion që Ambasada Amerikane sapo e ka lançuar. Diskutimi pati shumë pyetje nga studentët e pranishëm në sallë.

http://tirana.usembassy.gov