LEKSION PUBLIK Prof. Dr. ARBEN PUTO

LEKSION PUBLIK

Prof. Dr. ARBEN PUTO

“Incidenti i Kanalit të Korfuzit – Analizë e çështjes në dritën e dokumenteve të reja të dala nga arkivat ndërkombëtare”

Në Fakultetin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë të ShLP Mesdhetare të Shqipërisë, në datën 20 prill 2010, u organizua një leksion publik me temë “Incidenti i Kanalit të Korfuzit – Analizë e çështjes në dritën e dokumenteve të reja të dala nga arkivat ndërkombëtare” nga Prof. Dr. Arben Puto.

Prezantimi i profesorit të shquar të ekonomisë, para studentëve të Fakultetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisësë, stafit akademik dhe të ftuarve, u bë nga Rektori i ShLP Mesdhetare të Shqipërisë, Akademik i Asociuar Anastas Angjeli i cili vlerësoi Prof. Dr. Arben Puton si një nga njohësit dhe studiuesit më të mirë të çështjeve ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, Rektori i SHLP Mesdhetare të Shqipërisë shprehu mirënjohje për kontributin e veçantë që Prof. Puto jep për ShLP Mesdhetare te Shqipërisë në cilësinë e Kryetarit të Bordit Këshillimor të tij.

Prof. Dr. Arben Puto përshkroi “Incidentin e Korfuzit” në aspektin e të drejtës ndërkombëtare duke shtjelluar çështjen në kuadrin e zhvillimeve historike të kohës, pozicionit ku ndodhej Shqipëria në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare, institucionet e OKB-së, interesat e vendeve fqinje, aleate dhe atyre kryesuese të dy “poleve” që po ravijëzoheshin në skenën botërore me fillimin e “Luftës së Ftohtë”. Prof. Puto bëri një analizë të re dhe shterruese të rastit në dritën e dokumenteve zyrtarë të dalë nga arkivat ndërkombëtaredhe të bëra publike pas rënies së “Perdes së Hekurt”, hapjes së Shqipërisë dhe vendosjes e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë e Britanisë së Madhe.