LEKSION PUBLIK Prof. Dr. ARISTOTEL PANO

LEKSION PUBLIK

Prof. Dr. ARISTOTEL PANO

“Piramidat Financiare”

Në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të ShLP Mesdhetare të Shqipërisë, në datën 13 prill 2010, u organizua një leksion publik me temë “Piramidat Financiare” nga Prof. Dr. Aristotel Pano si dhe prezantimi i punimit të tij të fundit PIRAMIDAT FINANCIARE – KRIMI DHE NDËSHKIMI, i botuar në formë broshure nga ShLP Mesdhetare e Shqipërisë.

Prezantimi i profesorit të shquar të ekonomisë, para studentëve të Fakultetit të Shkencave Ekonomike, stafit akademik dhe të ftuarve, u bë nga Rektori i ShLP Mesdhetare e Shqipërisë, Akademik i Asociuar Anastas Angjeli i cili vlerësoi Prof. Dr. Aristotel Panon si një nga korifejtë e mendimit ekonomik dhe financiar shqiptar.

Prof. Dr. Aristotel Pano njohu të pranishmit me lindjen e fenomenit, historikun, stukturat dhe disa nga rastet më evidente të krijimit të piramidave financiare në botë, ku një pjesë të veçantë i kushtoi edhe krijimt të skemave piramidale në shqipëri në fundin e viteve ’90 të shekullit të kaluar. Prezantimi i Prof. Dr Aristotel Panos konsistoi edhe në masat që duhet të merren nga autoritetet mbikëqyrëse financiare dhe krijimi i i infrastrukturës së duhur ligjore për parandalimin e shfaqjes së këtij fenomeni në të ardhmen.

Pas prezantimit të Prof. Dr. Aristotel Pano, u shpërndanë broshurat “PIRAMIDAT FINANCIARE – KRIMI DHE NDËSHKIMI” botim i ShLP Mesdhetare e Shqipërisë, me dedikim nga profesori i nderuar.