Leksion publik Z. Andrew Maybrook

index2dfceLeksion publik

Z. Andrew Maybrook

“Roli i USAID-it në Shqipëri – Projektet e realizuara nga USAID në funksion të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”

Në datën 13/6/2012 në amfiteatrin “Adam Smith” u organizua leksioni publik me temë “Roli i USAID-it në Shqipëri – Projektet e realizuara nga USAID në funksion të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian” nga Z. Andrew Maybrook, Drejtor i Zyrës së Projekteve dhe Zv. Drejtor i USAID.

Gjatë këtij leksioni studentët patën mundësinë të informohen me historikun e kësaj agjencie të rëndësishme të SHBA, mënyrën e funksionimit të USAID, rolin e saj në politikën e jashtme të SHBA, me projektet e USAID në vendin tonë si dhe me mënyrën konkrete të financimit dhe të implementimit të këtyre projekteve.