Çelen zgjedhjet për Këshillin Studentor, nis gara në fakultete


Çelen zgjedhjet për Këshillin Studentor, nis gara në fakultete

U çel sot zyrtarisht procesi i zgjedhjeve për Këshillin Studentor në Universitetin Mesdhetar.  Kryetarja aktuale e këtij Këshilli, Amela Disha u bëri me dije studentëve datat dhe afatet e këtij procesi të rëndësishëm.  Ajo u bëri thirrje studentëve për pjesëmarrje dhe përfaqësim në këto zgjedhje.  “Të jesh anetare i Keshillit Studentor te ketij universitetit nuk mjafton vetëm dëshira për të qënë lider. Jam e sigurtë që shumë nga ju aspirojnë për të qënë në krye. Por te jesh kryetare i studenteve ne rradhë të parë do te thote përgjegjësi, vullnet dhe punë. Te duash universitetin dhe te perpiqesh per ta bërë atë më të mirë për veten dhe të tjerët për jetën studentore dhe kulturore. Ne jemi hallka e nje zinxhiri te madh. Duaje Universitetin Mesdhetar te Shqiperisë vlerëso dhe puno çdo ditë për emrin e diplomës tënde”, u shpreh Disha. Për të mbështetur studentët në zgjedhjet që do të zhvillohen me rregulloren e re , në emër të pedagogëve, Prof.Ascoc. Dr, Nevila Xhindi theksoi se studentët janë ata që ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të Universitetit Mesdhetar dhe ky investim u shërben së pari atyre. “Do të keni mbështetjen e gjithë stafit akademik, që këto zgjedhje të kenë garë të vërtetë, të jenë zgjedhjet të studentëve, për studentët”, u shpreh Xhindi, duke inkurajuar studentët!