Të Reja nga ShLP Mesdhetare e Shqipërisë

FINANCAT E SHQIPNISE rivjen per lexuesit rreth 70 vite pas botimit te pare
,

FINANCAT E SHQIPNISE rivjen per lexuesit rreth 70 vite pas botimit te pare

Ne fjalen prezantuese per librin Financat e Shqipnis nga Haxhi Shkoza, ribotim akademik Anastas Angjeli u shpreh se: Zakonisht, në parathëniet e një libri thuhet: dy fjalë për…! Por ky nuk është një libër i zakonshëm. Nuk më mjaftojnë vetëm dy fjalë për të. Edhe pse është një libër që specialistët e ekonomisë dhe dashnorët e historisë do ta lexojnë me një frymë. Së paku kështu ka ndodhur me mua, kështu më kanë dëshmuar se u ka ndodhur dhe shumë kolegëve të mi… për gati 80 vjet me rradhë. Ku më shumë, ku më pak. Sepse bëhet fjalë për një autor të veçantë dhe një libër të veçantë. Një nga ata libra që rrallë vijnë në rafte bibliotekash.
Për herë të parë emrin e autorit Haxhi Shkoza, Inspektor i Përgjithshëm i Oborrit Mbretëror Shqiptar, e lexova të pëmendej në punimet e profesorëve të mi të nderuar të ekonomisë Sabah Hilmia dhe Aristotel Pano, në vitet 1976 dhe 1982. Atëherë Shqipëria përjetonte një nga kulmet e absurdit të sistemit të shkuar, e megjithatë, profesorët Hilmia dhe Pano nuk e fshihnin një lloj admirimi dhe respekti për kolegun e tyre të hershëm. Shumë vite më pas, harresa për një figurë të tillë të shquar, por pak të njohur, do të “grisej” nga Vladimir Misja, në punimin e tij për portrete të ekonomistëve shqiptarë në vite. Gjithësesi, shumë, vertët shumë pak për çfarë meritonte të merrte në këmbim çfarë i kishte dhënë vendit Haxhi Shkoza.
Kryetari i akademise se shkencave akademik Muzafer Korkuti nenvizoi se: u bashkuam bashke per te sjelle kontribute per ta pare ne nje kendveshtrim tjeter kohen per te cilen ben fjale libri.
Dekani i fakultetit Ekonomik, Prof. Dr Dhori Kule, vleresoi risjelljen e ketij libri si nje vlere e shtuar ne duart te pedagogeve te fushave ekonomike dhe jo vetem per te bere nje analize me te plote te periudhave per studiuesit.