Forumi, propozohet ngritja e Platformës Dixhitale Ndëruniversitare


Si do mbështeten idetë e biznesit të  studentëve nga Shqipëria e rajoni

Të rinjtë dhe bashkëpunimi rajonal nëpërmjet teknologjisë dhe inovacionit. Mundësitë e reja për të zgjeruar tregun e përbashkët si dhe nxitjen e edukimit të mëtjeshëm në funskion të  mbështetjes së sipërmarrjes universitare. Këto ishin disa nga tematikat kryesore që u diskutuan në Forumin  për  “Politikat e BE dhe  mundësitë e bashkëpunimit ne territorin e BE të fokusuara në teknologjinë, inovacionin  dhe rininë e hapsirës Adriatiko- Joniane”. Themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Akademik, Prof. Dr Anastas Angjeli ishte  pjesë e panelit  ku referooi punimin  “Platforma dixhitale e universitetit si mjet integrimi ne tregun rajonal”. Përmes këtij punimi ai , bëri  më evidente mundësinë e bashkëpunimit rajonal në rritjen dhe zhvillimin e sipërmarrjes universitare.  Duke theksuar se  universitetet kanë kontribuar për të ndryshuar në një kohë të shkurtër tek studentët si konceptin e figurës së sipërmarrësit ashtu dhe ndjesinë e sigurisë për të punuar për vete, Prof Angjeli nënvizoi se  është e dukshme nxitja e frymës sipërmarrëse duke futur më shumë lëndë të specializuara në këtë drejtim, “Pothuajse të gjitha universitetet në Shqipëri, por dhe në rajon si hap të parë për rritjen e sipërmarrjes universitare kanë zgjedhur ndërtimin e inkubatorëve apo akseleratorëve të biznesit. Në njëkëndvështrim të përgjithshëm rezultatet janë pozitive, por këto instrumenta të përdorur në vend që të hapin tregun, e mbyllën atë në rang universitetindhe izolimi nuk rriti konkurrencën”, u shpreh Prof Angjeli në fjalën e tij. Duke u ndalur tek zgjerimi i tregut dixhital dhe  mundësitëqë ai hap në edukimin sipërmarrës universitare, themeluesi i UMSH u shpreh se tregu dixhital i ka të gjitha karakteristikat e një tregu unik dhe është pjesë e pandarë e tregut global. Në këtë kontekst, ai  propozoi për bashkëpunimin rajonal një produkt që vendoset në tregun dixhital dhe ju shërben të gjithë universiteteve pjesë e këtij tregu.  PLATFORMË DIXHITALE NDËRUNIVERSITARE  që studentët të mund të aplikojnë nga të gjitha vendet dhe të ballafaqojnë idetë e tyre të biznesit, nga tëgjitha këndvështrimet e shqyrtimit të tyre. Platforma dixhitale konceptohet si një instrument që mundëson identifikimin e elementëve krijues, mbështetjen dhe promovimin e ideve të reja drejt shndërrimit të tyre në inisiativa sipërmarrëse. Të projektuara si një aplikacion i lehtë në përdorim dhe i thjeshtë në përpunimin e të dhënave, platforma do të lejonte mbledhjen, vlerësimin, analizën dhe testimin e ideve të reja të studentëve, si individë ose në grupe. Objektivi është tërheqja e sa më shumë ideve që lindin në mjedisin universitar dhe jashtë tij, në të gjithë rajonin. Platformat ju krijon mundësi specialistëve të fushave që lidhen me aplikimet, të përpunojnë idetë e paraqitura nga studentët dhe të vlerësojnë probabilitetin e suksesit të këtyre ideve. Platforma mund të funksionojë si një sistem që mundëson matjen e probabilitetit të suksesit të një ideje biznesi qe vjen nga cdo cep i rajonit dhe ju ve në dispozicion specialistëve të gjithë rajonit informacionet e nevojshme që të analizojnë më tej këtë ide. Kështu specialistë nga fushat përkatëse ne Shqiperi, Greqi, Kroaci, etj mund të japin gjykimin paraprak për suksesin e ketij biznesi potencial. Kështu nga një treg lokal i prodhimit dhe vlerësimit të ideve të biznesit kalojmë në një treg rajonal më tëmadh, më konkurencial me më shumë mundësi financimi.