Java e librit në UMSH, promovohet “Për një filozofi ndryshe” nga Servet Pëllumbi



Në kuadër të javës së promovimit të librit, me rastin e 10 vjetorit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, u zhvillua sot diskutimi shkencor për librin “Për një filozofi ndryshe”, të autorit, Prof. Dr. Servet Pëllumbi.  Themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Akademik, Prof .Dr Anastas Angjeli  mirëpriti panelin me  recenzentët duke vlerësuar librin si dhe duke njohur kontributin 50-vjeçar të Pr.Dr Servet Pëllumbit në fushën e filozofisë dhe politikës.  Recenzentët  Skënder Demaliaj,Lekë Sokoli, Ilir Gëdeshi, Aida Goge , Edon Qezari shprehën pikëpamjet e tyre mbi punimin “Për një filozofi ndryshe”. Ata e cilësuan si vepër shteruese, pasi përmbyll të gjitha çështjet për të cilat autori ka referuar në 50 vite punë  akademike dhe shkencore. Vetëë autori u shpreh se qëllimi i këtij libri që në koncept, ka qenë qe gjithcka të lihet e hapur për gjykim nga kritika dhe opinioni i lexuesit. Nga ana tjetër ai theksoi se vepra në thelbin e vet është kritike e me theks metodologjik te spikatur për të ndjerë nervin e kohës. Ajo vjen si një sfidë për të riemëruar shumë nga çështjet  koncepet dhe idetë e rrënjosura në filozofinë klasike. Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë  gjatë gjithë kësaj jave do të zhvillojë diskutime shkencore dhe promovime librash të disa autorëve të njohur kryesisht ekspertë të fushës së eknomisë, filozofisë, politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Të gjitha këto aktivitete dhe shumë lekskione të hapura nga lektorë vendas e të huaj organizohen me rastin e 10 vjetorit të UMSH.