Java e librit në UMSH starton me diskutimin shkencor për librin “Paraja, Bankat dhe Shoqëria”


Java e librit  e cila organizohet me rastin e 10 vjetorit  të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, startoi  dje. Një diskutim shkencor për librin e dy profesorëve të nderuar, Prof.Dr  Aristotel Pano dhe Akademik Prof.Dr Anastas Angjeli, “Paraja, Bankat dhe Shoqëria”, bashkoi  pedagogë të fushës së ekonomisë, studentë e të ftuar të tjerë. Përmes këtij diksutimi, u  analizuan  vlerat e punimit jo vetëm për  profesionistët e fushës, por edhe për studentët e qytetarët. Diksutimi  përcolli një frymë sa profesionale aq edhe  miqësore i konceptuar ndryshe, në një mjedis  të  dashur për librin si “Unur art lounge”, ku eskpertët e fushës u ndjenë të lirë të diskutojnë qetësisht dhe me argumenta të zgjeruar.  Gjuha e  thjeshtë  dhe  e kuptueshme e përdorur në libër,   mundëson  një informacion të munguar më parë për këdo. “Debatet për paranë, politikën monentare, sistemin  bankar  dhe monedhën janë debate të vazhdueshme që i kanë shpërbyer zhvilimit të mëtejshëm   të shoqërisë dhe vetë institucioneve”, u shpreh një nga autorët e libritn Akademik, Prof- Doktor Anastas Angjeli. I ftuar në këtë diskutim shkencor, libri u vlerësua nga  një prej ekspertëve me të njohur të ekonomisë, Ardian Civici i cili u shpreh se   “udhëtimi” në faqet  e këtij libri  është  realist i pasur dhe i argumentuar, historik dhe shkencor, informues dhe i dobishëm, me bazë të fortë për fushën, temën dhe çështjet që trajton. “Ky libër vjen për lexuesit  si një domosdoshmëri e kërkuar nga zhvillimet dhe ngjarjet ekonomike që e kanë dominuar ekonominë botërore këto 10 vitet e fundit, mbas krizës  financiare globale”, u shpreh Civici. Në diskutimin e tij, pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Tonin Kola nënvizoi vlerën që ka shpjegimi kronologjik për historinë e sistemeve monetare. “Ky libër përvecse  një analizë e rrallë, një literaturë e munguar në Shqipëri, është një libër nga i cili gjithkush mëson qartë se zhvillimi i një shoqërie kërkon zhvillimin e sistemeve monetare dhe anasjelltas. Është një libër të cilin pasi e lexon me kuriozitet dëshiron t’i rikthehesh. Jam i bindur që do të jetë një ndihmë e rrallë për studiuesit, studentët  dhe  të gjithë ata që  do ta kenë në duar”, u shpreh për librin Tonin Kola. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në UMSH, Alqi Naqellari bëri një analizë edhe më të detajuar të librit duke theksuar se libri është ndërtuar mbi një strukturë të saktë e të ligjikshme duke shtjelluar edhe më në brendi vlerat e tij.